Sport
Xhaka, sportist më i mirë i vitit në Zvicër?
Për titullin e sportistit më të mirë të vitit në Zvicër, në kategorinë e të rinjve (Newcomer) është nominuar futbollisti Granit Xhaka
Futbollisti me prejardhje kosovare është njëri nga tre kandidatët të nominuar për ta fituar këtë çmim prestigjioz.
Në listë figurojnë si të nominuar edhe hokeisti Sven Baertschi dhe atleti Benjamin Weger.
Për sportistin më të mirë të Zvicrës mund të votohet deri më 9 dhjetor përmes uebfaqes www.sports-awards.ch.
“Në çdo ndeshje ndërkombëtare të këtij viti, futbollisti me prejardhje kosovare ka qenë pjesë e ekipit të trajnerit Ottmar Hitzfeld. Ai ishte lojtari kyç që ia solli Zvicrës Botërorin e parë në U-17, ndërsa ishte lider i ekipit U-21”, shkruan uebfaqja 1815.ch, e cila i përshkruan një nga një kandidatët për çmimin e sportistit të vitit në Zvicër.
Xhaka si mesfushor, ka dhënë kontribut domethënës në nivelin e klubeve në Ligën e Kampionëve me Bazelin.
Vetëm 19 vjeç, ai duket një lojtar i pjekur. Kalimi i tij në “Borussia Monchengladbach” kushtoi 8 milionë euro.
“Trajneri Favre shpreson që Xhaka ta mbulojë mungesën e mesfushorit të larguar, Marco Reus”, thuhet mes të tjerash në uebfaqen 1815.ch.
Çmimin për vitin 2011 e kishte fituar gjimnastja zvicerane, Giulia Steingrube.
Gala mbrëmja “Awards 2012” ku edhe do të ndahen cmimet për më të mirët do mbahet të dielën, më 16 dhjetor 2012, në transmetim të drejtpërdrejt prej orës 20.05 në SF 1, RTS Deux dhe RSI LA 2.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









