Futboll
Xhaka nuk ndihet fajtor që Shaqiri e braktisi Zvicrën
Megjithatë, Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet se ka përçarje në rritje në kampin zviceran
Granit Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet në mediat zvicerane se bashkatdhetari i tij, Xherdan Shaqiri, e braktisi Kombëtaren e Zvicrës nga pakënaqësia se atij s’iu dha shiriti i kapitenit në vend të yllit të Arsenalit. Petkovic nuk e ka ftuar fare kapitenin Stephan Lichtsteiner, i cili s’po mendon të heqë dorë nga Kombëtarja përkundër moshës dhe rënies së formës, dhe në mungesë të tij e ka emëruar kapiten mesfushorin e Arsenalit, shqiptarin Granit Xhaka.
Shaqiri tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.
Megjithatë, Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet se ka përçarje në rritje në kampin zviceran.
“Unë mund vetëm të flas për atë sesa i rëndësishëm është ai për këtë ekip. Ai është lojtar i madh, me cilësi të mëdha. Ai mund të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe ne jemi shumë të zhgënjyer që ai nuk është këtu me ne”, tha Xhaka në një konferencë për media të mërkurën, në prag të ndeshjes së Zvicrës kundër Irlandës.
“Por ne kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë cilësorë, po ashtu. Nuk dua të flas për atë sesi ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur, sepse nuk i di arsyet e sakta, ama e di që për këto ndeshje e kemi humbur një lojtar të madh”, përfundoi ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












