Futboll
Xhaka, në prag të largimit nga Arsenali
Mediat gjermane kanë raportuar se Gladbach është gati të shpenzojë deri në 28 milionë euro për rikthimin e Xhakës.
Mediat angleze shkruajnë se Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell albinfo.ch.
Ani pse kontrata e futbollistit shqiptar me klubin anglez skadon në verën e vitit 2023, interesim për Xhakën ka shprehur skuadra gjermane, Borussia Moenchegladbach.
Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar kishte kaluar katër vite te Gladbach para se t’i bashkohej Arsenalit në vitin 2016 për 45 milionë euro.
Tani klubi gjerman synon që ta rikthejë në Borussia-Park, pasi kërkon që vitin tjetër të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Mediat gjermane kanë raportuar se Gladbach është gati të shpenzojë deri në 28 milionë euro për rikthimin e Xhakës.
Por përkundër interesimit nga Gladbach, duket shumë e vështirë që Xhaka të largohet nga Arsenali, pasi ai konsiderohet te ky klub si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm.
Edhe trajneri Arteta e vlerëson jashtëzakonishtë shumë shqiptarin dhe largimi i tij duket shumë i vështirë, megjithëse Gladbach do të tentojë shumë për rikthimin e tij.
Vlen të përmendet se interesim për transferimin e Xhakës ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane Hertha Berlin.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me Arsenalin, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











