Futboll
Xhaka-Jashari, dyshja e suksesshme te Zvicra
Dyshja shqiptare luajtën së bashku nga fillimi për Zvicrën ndaj SHBA-së
Zvicra fitoi miqësoren e dytë. Fillimisht mundi Meksikën dhe më pas SHBA-në.
Ditët e fundit është përfolur shumë nëse Ardon Jashari do të jetë zëvendësues i Granit Xhakës te Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Por përzgjedhësi Murat Yakin, para miqësoreve, kishte thënë: “Pse jo, të dy së bashku”.
Kështu ndodhi në miqësoren e fundit ndaj SHBA-së, ku Xhaka dhe Jashari ishin nga fillimi, duke qenë liderë të mesfushës.
Në sfidën e parë ndaj Meksikës, Xhaka luajti nga fillimi, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë nga Jashari.
Zvicra tani mund të ketë një mesfushë të re, me Xhakën dhe Jasharin që luajtën nga fillimi dhe mund të luajnë edhe në kualifikimet e Botërorit së bashku.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












