Futboll
Xhaka: Jam krenar me Kosovën dhe Shqipërinë
Familja Xhaka, edhe pse e ndarë mes Zvicrës dhe Shqipërisë, kurrë nuk i ka munguar përkrahja për kombëtaren kuqezi.
Granit Xhaka, që ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e Zvicrës, bashkë me Agon Xhakën, si dhe me babain, gjenden të gjithë në “Elbasan Arena”, për të parë Shqipërinë ndaj Moldavisë, si dhe pjesëtarin tjetër të familjes, Taulantin, por që në këtë takim do ta nisë nga banka rezervë.
Ndërkohë, në një prononcim për “Supersport”, Xhaka u shpreh: “Është hera e parë që e ndjek Taulantin këtu në stadium, “live” te Shqipëria. Kosova? Isha krenar me Kombëtaren e Kosovës, por edhe me të Shqipërisë. Nuk ishte e lehtë ndaj Bullgarisë, por luajtën mirë dhe në fund isha krenar për ta. Kanë një kombëtare të mirë, po kalojnë një fazë me fitore, dhe ishalla vazhdojnë kështu.
Shqipëria? Për momentin Shqipëria nuk po kalon një fazë të mirë, por me një fitore shpresoj ta kthejnë sot. Vetëm pak kam që kam mbaruar stërvitjet, sot në mëngjes udhëtova në Prishtinë, erdha me babin dhe vëllanë 4 orë me makinë, për të parë Shqipërinë. Do të kthehem sot sërish në Prishtinë, të rrimë 7-8 ditë atje, dhe më pas me nusen do të shkojmë në pushime”, deklaroi Granit Xhaka, përcjell albinfo.ch.
“Taulanti? Po, ai ka edhe 2 vjet kontratë me Baselin. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë, por ai është shumë i lumtur aty. Do presim këtë ndeshjen e fundit, dhe do të shohim çfarë do të bëjë dhe ai. Shpresoj që sonte të fitojë Shqipëria, pas asaj humbje me Islandën. 3 pikët janë të rëndësishme”, u shpreh Xhaka.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













