Sport
Xhaka, i pakënaqur me De Biasin, tregon për problemet në Kombëtare
“Unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin Di Biasin i cili për mua ma ka me të padrejtë pa asnjë arsye, kam qenë një lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat”, deklaroi Xhaka
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka reaguar rreth situatës së fundit, ku është larguar nga Kombëtarja shqiptare drejt Bazelit, njofton albinfo.ch.
Xhaka ka thënë se fajtor për këtë situatë është trajneri Gianni De Biasi, derisa gjithmonë ka luajtur me zemër për kuqezinjtë.
Ja mesazhi i plotë i Xhakës
“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biasi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me trajnerin Di Biasin i cili për mua ma ka me të padrejtë pa asnjë arsye, kam qenë një lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkuar nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk konceptoj dot, mua më dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”, ka thënë Xhaka për “TCH”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










