Futboll
Xhaka, i katërti më i shtrenjti tek Arsenali
Xhaka vlerësohet 62.9 milionë euro sipas “CIES Football”, që merret me analizën dhe vlerën e futbollistëve

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është njëri nga lojtarët kryesorë tek Arsenali.
Xhaka po hyn në sezonin e tretë në skuadrën e Arsenalit, derisa tashmë ka marrë edhe shiritin e kapitenit.
Përveçse rolit si titullar dhe si një lider i mesfushës, 26-vjeçari është vlerësuar së fundmi dhe nga “CIES Football”, që merret me analizën dhe vlerën e futbollistëve.
Sipas “CIES Football”, Granit Xhaka është lojtari i katërt më i shtrenjtë në skuadrën e Arsenalit, duke lënë pas lojtarë si Aaron Ramsey apo Mesut Ozil, përcjell albinfo.ch.
Xhaka vlerësohet 62.9 milionë euro sipas studimeve, ndërsa më shumë se ai vlerësohen vetëm Torreira, Laqazette dhe Aubumeyang.
Uruguaiani është në vendin e tretë me vlerë prej 74.3 milionë eurosh. 300 mijë euro më shumë, pra 74.6 milionë, vlerësohet sulmuesi francez Laqazette, ndërsa më i shtrenjti është Aubumeyang me plot 95.4 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz