Futboll
Gjesti i madh i Xhakës për fëmijën e vogël
Një vizitë e veçantë që ka gëzuar pa masë Julianin e vogël. Një fëmijë i vogël, por shumë special

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është një sportist i madh në fushën e blertë dhe jashtë saj.
Xhaka e ka treguar këtë shumë herë, duke ndihmuar fëmijët apo ata që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.
Së fundi futbollisti shqiptar ka befasuar një fëmijë në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Leonita, ka vizituar një spital të fëmijëve me autizëm. Një vizitë e veçantë që ka gëzuar pa masë Julianin e vogël. Një fëmijë i vogël, por shumë special.
Julian është tifozi personal i Xhakës, sepse lojtari i Zvicrës e ka vizituar në kohën kur ka luajtur me Borussia Mönchengladbach. Këtë herë, Graniti ka dërguar gruan e tij për të vizituar Julianin.
Ai pati dhe një lidhje telefonike me të ku i premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt sërish. Kjo surprizë gëzoi pa masë fëmijën e vogël.
“Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbach. Ky fëmijë është fantastik, energjia që ka për jetën është një mësim për të gjithë. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt, qëndro i fortë burrë i madh”, shkruan Xhaka në rrjetet sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor