Futboll
Xhaka asiston, Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë
Mediat angleze raportojnë se ky festim ishte pro-Kosovës dhe për këtë është hapur procedurë disiplinore ndaj tij
Arsenali ka shënuar fitoren e dytë në këtë sezon të Premierligës. Londinezët në udhëtim kanë mundur Cardiff City me rezultat 3:2.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Shkodran Mustafi me kokë, pas harkimit nga këndi të Granit Xhakës. Ndodhi kjo në minutën e 12-të, shkruan albinfo.ch.
Mustafi ka festuar me shqiponjë. Ai dhe Xhaka luajtën për 90 minuta, derisa mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndërkohë, futbollisti i Arsenalit rrezikon të dënohet nga Federata Angleze që ka hapur rastin ndaj tij, për shkak të festimit me shqiponjë.
Mediat angleze raportojnë se ky festim ishte pro-Kosovës dhe për këtë është hapur procedurë disiplinore ndaj tij.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, por edhe Stephan Lichtsteiner ishin dënuar nga FIFA me 25 mijë franga gjithsej për shkak se festuan në Rusi me shqiponjë në duelin e Zvicrës ndaj Serbisë.
Ditë më parë edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani festoi me shqiponjë kur shënoi për Suedinë ndaj Ukrainës. Nëse brengoset për dënimin ajo u shpreh: “Mund të marrin pagën time”, theksoi ajo, duke qeshur.
https://www.youtube.com/watch?v=xoP64z1JC2w
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










