Maqedonia
Xhaferi nuk voton për referendumin, ka një arsye
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nuk ka votuar për referendumin.
Xhaferi në një deklaratë pas përfundimit të votimit për emrin e Maqedonisë Veriore ka thënë se “Është e vërtetë që nuk kam pasur mundësinë të votoj në vend votimin tim të zakonshëm 0502 në Forinë të Gostivarit, për shkakun se emri im nuk ishte në Listën Zgjedhore”.
Ai ka thënë se për ditën e sotme falënderon qytetarët dhe të gjitha institucionet.
“I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan se qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së së ardhmes” përfundoi Xhaferi. Xhaferi gjithashtu komfirmoi se sot nuk ka mundur të gjejë veten në Listën e Zgjedhjeve “Eshtë e vërtetë që nuk kam pasur mundësinë të votoj në vend votimin tim të zakonshëm 0502 në Forinë, emri im nuk ishte në Listën Zgjedhore. Gjithësesi gjëja e vetme që mundë të them është që shpresoj që të jetë rast i izoluar. Vota është e barabartë për të gjithë, si për mua, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Xhaferi, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













