Shqipëria
Xhafaj: Kemi marrë masa konkrete, situata është nën kontroll
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka theksuar se Policia e Shtetit vazhdon të jetë në shërbim të përforcuar prej tre ditësh, ndërsa janë angazhuar mbi 2000 forca policie dhe 400 mjete në terren.
Xhafaj ka vizituar fshatin Novoselë të Vlorës, aty ku situata e përmbytjeve është shumë e rënduar, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa.
Ministri Xhafaj ka thënë se situata është nën kontroll. “Forcat e FNSH-së, DELTA dhe forcat e policisë këtu në Vlorë kanë një meritë të veçantë. Kontributi i tyre është gjithashtu një arsye ndër të tjera që, së bashku me forcat e ushtrisë, forcat e ardhura nga Kosova, u bë e mundur që kjo situatë të përballohet në mënyrë të tillë. Besoj se është një nga rastet më të mira kur koordinimi i gjithë këtyre strukturave e njësive ka dhënë një efekt pozitiv. Të shpresojmë që deri në fund të vazhdojë kështu, në mënyrë që të mos kemi jo thjesht dhe vetëm humbje jetësh njerëzore, por sa më pak dëme”, ka shtuar Xhafaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











