Futboll
Wolverhampton ofron shans të dytë për transferimin e Zhegrovës
Edon Zhegrova ka mundësi të përfundojë në Premierligë.
Një artikull nga ‘Onefootball’ flet për një mundësi të dytë të Wolverhampton që të transferojë ‘Messin kosovar’, Edon Zhegrova.
“Vetëm 21 vjeç, Edon Zhegrova tashmë ka bërë një emër të madh për veten e tij, duke fituar 17 paraqitje me Kosovën dhe duke impresionuar në huazimin te Basel.
Sigurisht, Basel njihet për rritjen el ojtarëve si Manuel Akanji, Granit Xhaka, Ivan Rakitic, Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah.
Derisa Basel do të donin të kthenin anësorin e Genk në superyllin e radhës të skuadrës së tyre, sipas ‘Blick’, ata nuk mund të ofrojnë 3 milionë funte për të blerë atë.
Lojtari, i cili më parë lidhej me Wolves, ka thënë se është ëndrra e tij që të ketë një kontratë permanente larg Genk, dhe thuhet se disa skaudra të Ligue 1 kanë interesim në të.
Të njëjtat raportime sugjerojnë se ka disa oferta që shkojnë mbi 4.25 milionë funte për lojtarin. Zhegrova më parë ka refuzuar të stërvitet me Genk gjatë shkurtit të vitit 2019 dhe besohet se ai do të shkojë ‘në grevë’ përsëri.”, thuhet në artikullin e ‘onefootball’, transmeton lajmi.net.
Wolverhampton do të ishte një mundësi shumë e mirë për Edon Zhegrovën, pasur parasysh nivelin e garave ku ata marrin pjesë (Premierligë dhe Liga e Evropës), transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Mbetet të shihet nëse Wolves do të bëjë ndonjë ofertë për Zhegrovën. Një tjetër kosovar që kishte nënshkruar më herët me Wolves ishte Meritan Shabani.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














