Futboll
Wolfsburg e mund 10:0 Mitrovicën
Ia shuan shpresat për kalim në rundin tjetër të garës
Pas triumfit me 10 gola epërsi në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, vashat e gjigantit gjerman do të futen me komoditet të madh në ndeshjen e kthimit pas dy javëve në Wolfsburg, raporton Gazeta Express.
Harder me tri gola, Claudia Neto dhe Maritz me nga dy dhe Rauch, Huth dhe Minde me nga një, i siguruan Wolfsburgut një fitore të madhe në Prishtinë.
Mitrovica ka shkruar historinë në futbollin e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve.
Prej sezonit 2012/23, Wolfsburg ka qenë katër herë në finale të Ligës së Kampionëve, në dy prej të cilave fitoi medaljen e artë e në dy atë të argjendtë.
Mitrovica debutoi në Champions sezonin e kaluar dhe për dallim nga sezoni debutues, këtë herë kjo skuadër ka qenë shumë më mbresëlënëse pasi që i fitoi të tria ndeshjet në rundin kualifikues
Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave, në stadiumin “AOK”, do të zhvillohet pas dy javësh, më 25 shtator shkruan Gazeta Ekspress, percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













