25 vjet të UPSH-së në Gjenevë, një histori suksesi që vazhdon të shkruhet

Gjatë javës që lamë pas u mbajt një manifestim për përvjetorin e 25-të të Universitetit Popullor Shqiptar (frëngjisht: Universite Populaire Albanaise) në Gjenevë, me ç ‘rast u mblodh ish-udhëheqja dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, të cilët përkujtuan punën e vazhdueshme të këtij institucioni, që përfshin shumë aktivitete brenda qëllimeve të UPSH-së.

Ky institucion ndër vite ka shërbyer si derë e hapur për t’i mirëpritur me qindra njerëz të ikur nga luftëra të ndryshme, posaçërisht për shqiptarët e Kosovës që kanë ardhur në Zvicër në periudhën e luftës së viteve 1998-1999.

Misioni i UPSH-së mbetet i qartë dhe gjithmonë me synimin për t’i mundësuar dhe ndihmuar në integrim më shumë se 80 nacionalitete, të cilët bashkëveprojnë në Zvicër. Nga kjo, tashmë ky universitet, edhe pse emri nuk i është ndërruar, është shndërruar në universitetin e kulturave në Gjenevë.

Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Krasniqi-Malaj, e cila është e angazhuar ndër vite në udhëheqjen e UPSH-së.

Albinfo.ch: UPSH është institucioni i parë shqiptaro-zviceran. A mund t’ua rikujtoni lexuesve të platformës albinfo.ch zanafillën e këtij projekti?

Albana Krasniqi – Malaj: UPSH ose Universiteti Popullor Shqiptar, që tani quhet universiteti i kulturave, ka bërë një rrugëtim të gjatë. Ai është krijuar në vitin 1996 nga personalitete shqiptaro-zviceranë, të cilët jetonin dhe punonin në Gjenevë. Në kohën e themelimit të UPSH-së, ideja e krijimit të tij ka qenë pikërisht që të jetë një bazë pritje, formimi, informimi, integrimi të shqiptarëve të ndodhur këtu, sidomos në kushtet e luftës së Kosovës, ardhjes masive të refugjatëve, qoftë në kuadër të bashkimit familjar, qoftë në kuadër të qëndrimit të përkohshëm, në mbrojtjen zvicerane të të ikurve nga kjo luftë. Me kalimin  e kohës ky institucion ka evoluar dhe kjo i ka siguruar atij jetëgjatësinë, sepse ai është përshtatur gjithmonë dhe është vënë në  dispozicion të nevojave të publikut për të cilin ai punon, dhe këto nevoja e kanë transformuar dhe e kanë shndërruar aktivitetin e tij gjithmonë në vijimësi.

Albinfo.ch: Kush janë themeluesit e UPSH-së?

Albana Krasniqi – Malaj: UPSH-ja e mban të njëjtin emër, por për të respektuar dhe përfaqësuar më së miri dhe denjësisht të gjithë pjesëmarrësit në kurset, aktivitetet, atelietë e ndryshme që organizohen këtu tashmë ai quhet universiteti i kulturave të Gjenevës. Ky institucion është krijuar nga Ueli Leuenberger dhe tashmë udhëhiqet nga dy gra, njëra zvicerane dhe një shqiptare.

Albinfo.ch: Sot po i përmbushni 25 vjet ekzistencë. Cili është bilanci i këtij institucioni për këtë jubile ?

Albana Krasniqi – Malaj: Në festimet e “25 vjetorit plus një”, sepse vitin e kaluar nuk arritëm të bënim festimin siç duhet, këtë vit ne arritëm të mbledhim të gjithë ish-presidentët e UPSH-së dhe ishte impresionuese të shohim se çfarë personalitetesh të larta të fushës politike, por jo vetëm politike të Gjenevës por edhe të Zvicrës në përgjithësi kanë qenë në krye të UPSH-së gjatë viteve. Kemi filluar që vitin e kaluar përgatitjet dhe disa prej hallkave të këtyre përgatitjeve kanë qenë pikërisht mbrëmja hapëse, e cila ishte më 18 mars në sallën e madhe Palladium në Gjenevë, ku ishte e pranishme zonja Micheline Calmy-Rey, ish-presidente e konfederatës Helvetike. Aty ishin të pranishëm personalitete të larta së fushës së kulturës dhe politikës, ishte kryetarja e bashkisë, kryetarë të disa komunave të kantonit të Gjenevës, po ashtu figura të larta të drejtimit të këtij universiteti ndër vite që kanë pasur funksione kyçe në politikën zvicerane në këto vitet e fundit.

Ne këtë festë kishte mbi 200 veta, shqiptarë e zviceranë, të huaj të tjerë që morën pjesë. Jemi shumë të lumtur që arritëm ta realizonim, në një kohë rekord, sepse deri në momentin e fundit nuk e dinim se, për shkak të masave të kovidit a do mundemi ta mbanim apo jo aktivitetin.

Albinfo.ch: Cili ka qenë kontributi i UPSH-së sa i përket çështjes së Kosovës (gjatë kohës së rezistencës ndaj okupatorit serb) ?

Albana Krasniqi – Malaj: UPSH gjatë kohës së luftës së Kosovës ka luajtur një rol esencial në informimin e popullsisë zvicerane, politikave zvicerane dhe mediave zvicerane për çfarë ndodhte në Kosovë. Ka qenë në bashkëpunim të plotë me Qendrën e Informimit të Kosovës, të drejtuar në atë kohë nga Xhafer Shatri, bashkë me të cilën UPSH-ja ka organizuar manifestime dhe demonstrata të vazhdueshme përpara OKB-së, në sheshe të ndryshme, në Bernë e Gjenevë me qëllimin që të ndërkombëtarizojnë çështjen shqiptare dhe të jetë një zë ndryshe nga zërat institucionalë të Beogradit të asaj kohe.

Albinfo.ch: UPSH-ja ka ndikuar dukshëm në ngritjen e imazhit si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Zvicër. Konkretisht çfarë aktivitetesh keni zhvilluar?

Albana Krasniqi – Malaj: Sigurisht që Universiteti Popullor Shqiptar ka ndikuar dukshëm në ngritjen e imazhit dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Zvicër. Duhet thënë që për herë të parë në Gjenevë, por edhe më gjerë në Zvicër, filloi të flitej për shqiptarët që deri atëherë quheshin jugo(sllavë) dhe zviceranët, popullsia pritëse, kuptuan që janë shqiptarët ata që punojnë nëpër kantiere, janë shqiptarët ata që largohen nga lufta, janë shqiptarët ata që kanë përjetuar vuajtje të gjata nga regjimi i Beogradi dhe UPSH-ja me emrin që mban, me punën që ka bërë, nga themelimi e deri në ditët e sotme, ka mbrojtur në mënyrë të denjë interesat dhe emrin shqiptar. Aktualisht prej vitit 2008, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, UPSH ka mbaruar tashmë me misionin e saj pritës të shqiptarëve që duhet thënë janë mjaft mirë të integruar në fushën ekonomike, kulturore, politike, arsimore dhe kemi gjithnjë e më tepër referenca në fusha të ndryshme që mbajnë emra shqiptarë.

Albinfo.ch: Çfarë shërbimesh kryen universiteti i kulturave sot në favor të shqiptarëve dhe të huajve të tjerë?

Albana Krasniqi-Malaj: Ndër hallkat e tjera të këtij organizimi gjatë vitit do të jetë puna që do të bëhet rreth arkivave, arkivave fizike dhe njëkohësisht një ekspozite fotografish, për të cilën jemi në punë e sipër. Pra, disa grupe pune janë bashkërenditur me qëllim që secili grup pune të mund të organizojë aktivitetin e radhës. Kështu, mbaruam me mbrëmjen hapëse dhe me spektaklin “Amulettes”, i cili ia vlen të përmendet, sepse është një spektakël teatral i mbështetur nga Konfederata zvicerane dhe nga kantoni i Gjenevës, në bashkëpunim me teatrin “Spiral” si bashkëpunim me UPSH-në, përgjatë një viti, në atelie të shumta ku pjesëmarrësit e 80 nacionaliteteve të ndryshme të aktiviteteve tona kanë dëshmuar mbi vuajtjet dhe dhimbjet e largimit nga vendi i tyre, por edhe për mënyrën se si ata janë vendosur këtu, pritjen, ndjenjat e tyre etj.

Këtë eksperiencë që e ka krijuar ndër vite, UPSH e ka vënë në dispozicion të emigracioneve të tjera që vijnë nga gjithë bota, në momente krizash. Dhe, aktualisht, pas sirianëve, afganëve, gjeorgjianëve etj., jemi në pritje dhe zhvillim aktivitetesh me popullsinë ukrainase që në përgjithësi është e përbërë nga gratë, fëmijët dhe njerëzit e moshuar. Kështu, aktiviteti ynë mundohet të sjellë stabilitet në përditshmërinë e tyre në Gjenevë.

Kush është Albana Krasniqi-Malaj?

Albana Krasniqi-Malaj ka lindur në Tiranë, Shqipëri, në një familje nga Kosova. Është rritur në Tiranë dhe ka mbaruar studimet e para universitare aty, për të vazhduar studimet pasuniversitare në Gjenevë dhe në institucione të ndryshme në Zvicër.

Me profesion është linguiste, si profesion i parë, pastaj është specializuar në drejtësi, në politika zvicerane, në mediacion, në administrimin e konflikteve si dhe në qasjen sistemike në mjediset psikosociale, dhe në shumë formacione të vazhdueshme në Zvicër që kanë të bëjnë pikërisht me fushën e integrimit, kundër racizmit, emigracionit politikave sociale etj.

Intervistën e realizoi Alisa Buzhala

Foto: Demir Sönmez

 

 

 

 

 

Mërgimtari shqiptar u shpall “Iluministi i Vitit 2021”

Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, shkruan albinfo.ch.

Leo Kadeli, me origjinë shqiptare, është fituesi i fushatës “Ndriçuesi i Vitit”, i organizuar çdo vit nga Radio Kombëtare Bullgare. Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të fushatës, fituesi nuk është shtetas bullgar. Gjysma e të gjithë njerëzve që morën pjesë në votim votuan për të.

Leo Kadeli, i cili prej 15 vjetësh jeton dhe punon në Bullgari, është vlerësuar me çmimin “Enlightener of the Year 2021”, shkruan tutje albinfo.ch.

Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, me të cilën rreth 9000 familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparimin e shtëpive, pagesën e faturave, blerjen e karrigeve me rrota, ushqimin etj. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam dhe prandaj jap. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi mjaft modeste. Ata ndihmojnë me çdo mënyrë që munden”, tha Leo Kadeli. /Albinfo.ch

Provimi i pjekurisë!

Tash kur ka filluar viti i ri shkollor në Zvicër, bashkatdhetarë, prindër të nderuar, shumë nga ju do të përballeni me pyetjen: A është fëmija im i pjekur mjaftueshëm për shkollë?

Kjo pyetje i përfshin më shumë fëmijët, të cilët këtë vit do të vijojnë kopshtin e dytë dhe klasën e parë.

Çka do të thotë “i pjekur mjaftueshëm për shkollë”?

E vështirë është të përcaktohet pjekuria shkollore te fëmijët, pasi që ajo është shumë e ndryshme prej një fëmije te fëmija tjetër. Shpesh ndodh që një fëmijë të zhvillohet aq shpejt, për të cilin kemi menduar se nuk është i gatshëm për shkollë, sikur do të na dëshmojë se prognoza jonë ka qenë e gabuar për të. Shumë e vështirë është të përcaktohemi për fëmijët, të cilët intelektualisht qëndrojnë mirë, çka do të thotë dinë të shkruajnë e të lexojnë nga pak, para se të fillojnë shkollën, por socio-emocionalisht nuk janë ende stabil.

Disa këshilltarë janë për një shkollim të hershëm dhe disa të tjerë mendojnë se duhet të presim me këta fëmijë. Por, vendimin e marrë domosdoshmërisht duhet ta mendojmë dhe ta peshojmë mirë si prindër dhe të këshillohemi me persona kompetentë, pasi që kjo mund të lërë pasoja te fëmijët, të cilat mund t’i përcjellin gjatë viteve shkollore.

Cilët janë faktorët që luajnë rol në pjekurinë shkollore:

☆ Pjekuria socio-emocionale,

☆Zhvillimi trupor,

☆Zhvillimi intelektual.

Pjekuria socio-emocionale:

☆Fëmija nuk fillon të qajë për çdo vogëlsi,

☆Fëmija mund të jetë pjesë e grupit, pa u përpjekur të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes,

☆Fëmija mund të krijojë kontakt të besueshëm me një person të ri,

☆Fëmija mund të mbrojë veten verbalisht, me anë të shprehjeve të gjuhës,

☆Fëmija deri diku mund t’i përballojë ngacmimet e vogla të fëmijëve të tjerë dhe kritikat e të rriturve.

☆Fëmija i respekton rregullat dhe mund të presë për nevojat e veta (ushqimi, pirja, vrapimi).

Zhvillimi trupor:

Zhvillimi trupor testohet nga mjeku i familjes dhe ju duhet ta sillni këtë test në shkollë.

Zhvillimi intelektual:

Zhvillimi intelektual ka shumë rëndësi. Fëmijët e përgatitur intelektualisht para fillimit të shkollës tregojnë aftësitë e duhura për t’i përdorur veglat e punës në shkollë (lapsin, gomën, gërshërët), çka do të thotë që nuk kanë problem me motorikën. Fëmijët e tjerë, sipas rregullave, duhet të vijojnë terapinë adekuate për përmirësim dhe aftësim.

Të gjithë fëmijëve u dëshirojmë një vit të mbarë shkollor!

Për Albinfo.ch Ardiana Memeti, shkrimtare, moderatore, animatore – Spielgruppenleiterin.

Ardiana Memeti u lind në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Ferizaj, ndërsa studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega e Sociologjisë.

Jeton në Kantonin St.Gallen të Zvicrës, e angazhuar si moderatore dhe animatore në projekte sociale në fushën e integrimit.

Ka diplomuar si udhëheqëse për Grupet e lojës, ”Spielgruppeleiterin”, në Zvicër dhe është Yoga mësuese për fëmijë e të rinj. Ajo ka një përvojë të gjatë pune me fëmijë. Gjithmonë në mesin e fëmijëve Ardiana çdo gjë, pra mundin dhe qasjen profesionale ua dedikon atyre, sepse, siç thotë ajo vetë, “fëmijët janë pasioni im”.

Ardiana është nënë e përkushtuar e tre fëmijëve të mrekullueshëm.

 

Një program i ri radiofonik për informimin e shqiptarëve mbi 55 vjeç

Luljeta Krasniqi- Hajzeraj është pjesë e ekipit që nga krijimi i programit radiofonik  “Age et Migration” të organizatës EPER (HEKS), që nga viti 2012. Ajo është bashkëpunëtore e programit dhe e ngarkuar për komunitetin shqipfolës në kantonet e Gjenevës dhe Vaudit. Në një intervistë për albinfo.ch ajo shpalos ofertën e programit për të cilin punon dhe inkurajon personat mbi moshën 55-vjeçare të ndjekin këtë program, i cili përmban informacione të rëndësishme për këtë kategori.

Albinfo.ch: Fillimisht, si do ta prezantoni programin “Age et Migration” të organizatës “EPER”?

Luljeta Hajzeraj: Programi “Age et Migration” u krijua në vitin 2012. Ideja për këtë program erdhi nga nevoja për informimin e migrantëve të moshuar. Prandaj, në vitin 2012 u bë një analizë e nevojave të popullsisë së ish-Jugosllavisë dhe u konstatua se ekziston nevoja për informim të migrantëve mbi moshën 55 vjeç dhe posaçërisht mbi sistemin shoqëror dhe shëndetësor. Po ashtu, ne konstatuam se është e pranishme edhe nevoja e organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe rekreative, me qëllim të daljes së kësaj popullate nga izolimi. Përpos kësaj, ne u mundësuam atyre që të orientohen te ne për çështjet e tyre individuale, përmes lidhjes sonë të përhershme telefonike ose në takime të drejtpërdrejta, të përcaktuara paraprakisht.

Albinfo.ch: Çfarë roli keni në këtë program dhe prej kur jeni e angazhuar ?

Luljeta Hajzeraj: Unë kam qenë pjesë e ekipit që nga krijimi i programit, që nga viti 2012. Jam një bashkëpunëtore e programit dhe e ngarkuar për komunitetin shqipfolës në kantonet e Gjenevës dhe Vaudit.

Valdet Ballabani

Albinfo.ch: Prej nga ideja të realizoni emisione në radio në gjuhën shqipe?

Luljeta Hajzeraj: Duke ditur se nevoja për informacion në mesin e kësaj popullate është e madhe dhe duke marrë parasysh kohën e pandemisë, sidomos në fazën e parë të gjysmizolimit, nevoja për informim u rrit edhe më shumë. Pamundësia e organizimit të seancave informative na shtyri të mendojmë të gjejmë një mënyrë tjetër të informimit. Informimi i migrantëve të moshuar nëpërmjet Zoom-it, Skype-it nuk ishte mënyrë adekuate dhe e pëlqyer nga kjo kategori e popullatës. Kështu që radio erdhi si një alternativë për të informuar një numër më të madhe të popullatës dhe atë vetëm me një klik.

Në thelb, ideja ishte të bënim transmetime të drejtpërdrejta dhe të sigurohemi që i ftuari të mund t’u përgjigjej pyetjeve të publikut tonë drejtpërdrejt. Por, shpejt e kuptuam se teknikisht dhe brenda kohës së disponueshme ishte jashtëzakonisht e ndërlikuar. Kështu që ne zgjodhëm të duken emisionet sikur të ishin të drejtpërdrejta. I mblodhëm paraprakisht pyetjet e publikut tonë dhe e regjistruam emisionin në kushte të drejtpërdrejta. Kështu që njerëzit që marrin linkun në kohën e transmetimit kanë përshtypjen se emisioni është i drejtpërdrejtë.

Albinfo.ch: Çfarë synoni të arrini me këto transmetime në radio dhe sa do të zgjasë projekti?

Luljeta Hajzeraj: Ne morëm mbështetje financiare për një fazë 4-mujore për të testuar nëse radio është mjeti i duhur për informim. Qëllimi është të arrijmë për të prekur sa më shumë njerëz nga publiku ynë dhe t’i informojmë ata lidhur me temat më të rëndësishme që i përkasin këtyre momenteve, si p.sh.: Të drejtat në punë gjatë pandemisë; Marrëveshja mbi sigurimet shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe mundësia e lëshimit definitiv të Zvicrës me të drejtë pensioni; Efekti i migrimit në mirëqenien psiko-sociale (me një dëshmitar-migrant i viteve të 90); Efekti i pandemisë COVID-19 në shëndetin tonë mendor.

Albinfo.ch: Në çfarë terminesh mund të ndiqen drejtpërdrejt emisionet tuaja në radio?

Luljeta Hajzeraj: Ne gjithsej në gjuhën shqipe do t’i transmetojmë katër emisione, ndërsa në fund do të jetë edhe një emision në gjuhën frenge.

Emisioni i parë mbi të drejtat në punë është transmetuar më 13 mars, në orën 19:00, i cili mund të ridëgjohet në faqen tonë të internetit: https://www.eper.ch/emission-info-55

Emisionet në vijim mund të dëgjohen çdo të shtunë, me fillim nga ora 19:00 dhe vetëm me një klikim në linkun, të cilin e dërgojmë paraprakisht një ditë më parë.

Albinfo.ch: Ku ndjehet Luljeta më mirë, në radio apo në telefon, duke dhënë këshilla për shqiptarët e Zvicrës?

Luljeta Hajzeraj: Unë ndihem mirë aty ku mund të jem e dobishme në dhënien e informatave dhe kur u dal në ndihmë personave që orientohen tek unë.

Radio është një mënyrë për të informuar publikun tonë për një temë konkrete, duke i marrë parasysh pyetjet e tyre të mbledhura paraprakisht. Ky mjet na mundëson të informojmë një grup më të gjerë. Përkundër kësaj, dhënia e këshillave nëpërmes telefonit mbetet mënyra e duhur për shqyrtimin e pyetjeve të tyre personale.

Unë mbetem në dispozicionin e tyre në numrin e telefonit: 077 498 35 70, qoftë në email adresën [email protected].

Albinfo.ch: Cila është e bukura dhe e vështira e të qenët moderatore e radios?

Luljeta Hajzeraj: Para së gjithash, anëtarët e ekipit tonë nuk janë moderatorë të radios, radio është bërë vetëm një mjet alternativ gjatë COVID-it, dhe për këtë ne kemi ndjekur një trajnim të vogël njëditor, e që mundohemi të bëjmë më të mirën për të transmetuar informacionin. Programi ynë nuk e ka ndërmend të shndërrohet në radio, por momentalisht mbetet mjet adekuat për informim.

E bukura është transmetimi i informatës, ndërsa vështirësia është distanca fizike me palën.                                                                   

Kush është Luljeta Hajzeraj?

Unë jam Luljeta Krasniqi Hajzeraj, nga Prishtina, me profesion juriste. Kam punuar më se dymbëdhjetë vjet në Prishtinë, si udhëheqëse e sektorit juridik të një ndërmarrjeje publike dhe njëherësh si përfaqësuese e asaj ndërmarrjeje në gjykatat përkatëse. Në Zvicër punoj që nga themelimi i këtij programi, që nga viti 2012, si bashkëpunëtore e programit në kantonin e Vaudit dhe të Gjenevës. Qëllimi im gjithmonë ka qenë dhe mbetet që sa më shumë të informoj dhe të ndihmoj publikun tonë, për të cilin jam e angazhuar, mbi të drejtat nga sigurimet shoqërore dhe sanitare.

Luljeta Krasniqi Hajzeraj, bashkëpunëtore e programit Age et Migration, EPER.

Tel. 077 498 35 70

e-mail adresa [email protected]

Foto: Julie Lovrens&Julien Laufer

Emisioni i ardhshëm: Marrëveshja mbi sigurimet shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës: çfarë ndikimi për pensionistët ? Do të transmetohet këtë të shtunë, më 20 mars, nga ora 19:00. Ne do t’ju dërgojmë nesër lidhjen për të dëgjuar nga telefoni juaj.

Kujdesuni për veten!

“Super gruaja” e përditshmërisë, Xhemile Fetaji-Uka

Të tjerëve do t’u duheshin dhjetë jetë për të arritur atë që arrin Xhemile Fetaji-Uka: ajo bashkon njerëzit. E palodhur, e informuar dhe mbi të gjitha: me zemër të ngrohtë. Sidomos në kohën e Covid-19 por jo vetëm, shkruan blick.ch në një portret të frymëzuar, kushtuar aktivistes së shquar me rrënjë nga Gostivari.

Përmes organizatës profesionale “Perspective Thurgau”, ajo ka informuar migrantët mbi Covid-19, masat mbrojtëse, bllokimin dhe rekomandimet e fundit federale, trasnmeton albinfo.ch. Të gjitha këto në shqip përmes Whatsapp dhe Zoom.

“Të gjithë qeshim në të njëjtën gjuhë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shkruaje këtë!”, thotë Xhemile Fetaji-Uka, e cila është nderuar më 1 gusht 2020 nga ish presidentja Simonetta Sommaruga në Rütli për punën e saj gjatë krizës Covid-19 si njëra nga “heroinat e përditshmërisë”.

Për të është me rëndësi edhe kjo: “Që njerëzit të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, pavarësisht nga origjina, pavarësisht nëse janë online ose jashtë linje, pavarësisht nëse janë fetarë apo jo. Mbi të gjitha, edhe Adami dhe Eva ishin migrantë”, shprehet zonja Fetaji-Uka

Lidhje midis institucioneve dhe migrantëve

Fetaji-Uka ilustron atë që thotë ajo: Në bllokimin e parë, ajo ka organizuar të ashtuqajturat “Stammtische” (tryeza) virtuale, në kuadër  të shoqatës së grave “Femme- Tische” për gratë migrante në bashkëpunim me organizatën profesionale “Perspektive Thurgau”.

Pas punës së saj të zellshme si specialiste logjistike në Migros, ajo përdorte Whatsapp, Zoom dhe platforma të tjera për të siguruar informacione mbi Covid-19, masat mbrojtëse, bllokimin dhe rekomandimet e fundit federale dhe shumë informacione të tjera, në gjuhën shqipe, për çdo mbrëmje.

Këshillat se çfarë duhet bërë me fëmijët gjatë gjithë ditës kur shkollat ​​janë të mbyllura ishin po aq problematike sa edhe ato për shëndetin mendor. Po ashtu edhe kultivimi i marrëdhënieve kur të gjithë, për shkak të koronës, duhet të rrijnë, papritmas në shtëpi gjatë gjithë kohës.

Nëna e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze adoleshente, jo vetëm që u bë një pikë kontakti e rëndësishme midis organeve zyrtare dhe migrantëve, por edhe një lidhje për pothuajse të gjitha fushat e jetës, një kujdestare shpirtërore dhe shpesh një mik, përcjell albinfo.ch. Kjo gjithashtu e ka ndihmuar shumë, thotë 40-vjeçarja.

Ajo ka mësuar shumë gjëra që nuk i dinte më parë dhe ka bërë shumë miq të rinj.

“Unë thjesht i dua njerëzit”, thotë ajo, dhe bashkëbisedimi me video me të konfirmon se ajo është me zemër të madhe, e interesuar për njerëzit dhe shumë e informuar, trasnmeton tutje albinfo.ch. Me të mund të flisni me orë të tëra për Zotin, botën dhe politikën.

Por Fetaji-Uka gjithashtu di shumë për botën. Ajo e di se çfarë do të thotë të jesh zviceran dhe e di po ashtu se çfarë do të thotë të jesh migrant.

E bija e prindërve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është rritur në Steckborn TG. Ka përfunduar për profesionin e e logjistikës në Bernina dhe, me burrin e saj, ka krijuar dhe drejtuar një kompani paketimi në Maqedoni me mbi 200 të punësuar.

Dy lot

“Por në një moment thjesht u bë e pamundur politikisht të vazhdoje drejtimin e fabrikës” thotë ajo dhe pendohet: “Imagjinoni që fabrika jonë ka siguruar jetesën e 600 ose më shumë njerëzve” dhe i  pikon një lot nga syri kur e thotë këtë.

Ajo lëshon një lot të dytë kur tregon se si ishte ndier kur u nderua më 1 Gusht nga presidentja e atëhershme Simonetta Sommaruga.

Për shkak se Fetaji-Uka ka ende shumë për të thënë, tryeza virtuale Femmes nuk është e vetmja gjë që ajo ka bërë në kohën e saj të lirë që kur është kthyer në Zvicër para tetë vitesh. Ajo ka mbledhur donacione me shoqatën “Children Smile” (Buzëqeshja e Fëmijëve), të cilën ajo e ka bashkë-themeluar, dhe ka ndërtuar një shkollë në Siri dy vjet më parë.

Në SP Thurgau ajo ulet është në kryesi ndërsa ka humbur zgjedhjet për këshillin kantonal vetëm për dy vota. Ajo është gjithashtu në bordin e Forumit të Grave Kreuzlingen – dhe aktualisht është në procesin zgjedhor për përkujdesjen e  shkollave.

Po kështu ajo ka një llogari në Instagram me vajzën e saj në të cilën ndan receta dhe ide gatimi.

Heronjtë në filma shpesh kanë super fuqi. Nëse shikoni jetën e Fetaji-Ukës, edhe ajo duhet të ketë me të vërtetë një fuqi të tillë, përcjell albinfo.ch. Atë që ajo tashmë e ka arritur në moshën 40 vjeçare, të tjerët nuk mund ta arrijnë për dhjetë jetë të tyre. Vendi ka nevojë për më shumë Fetaji-Uka!”, përfundon gazeta

Romani “Jetë e ndalur” i Rifat Haxhijajt botohet edhe në frëngjisht

Romani “Jetë e ndalur”, në dukje me temë dashurie nuk mund të përfshihet vetëm brenda një lloji.  Në të trajtohen çështje të shumta  shoqërore, psikologjike e historike.  Ngjarjet zhvillohen njëkohshëm në disa linja dhe gërshetohen shpesh me realen dhe fantastikën.

Megjithatë  romani  ka ruajtur  strukturën e tij autonome dhe në mënyrë koncize shtjellon fatin e rëndë të një familjeje  shqiptare nga Kosova, e cila  në gjysmën e dytë të shekullit të -XX- për shkak të ndërhyrjeve të pushtetit dhe skamjes  detyrohet të migrojë  në Zvicër.

Autori duke bërë përshkrim natyralist  të ngjarjeve e nxjerrë si kryepersonazh Dafinën, nëpërmjet së cilës ndriçon edhe skutat më të errëta të  unit dhe jetës së saj.

Me stilin e tij të bukur kallëzimtar Haxhijaj, rrëfen fatin  e lig dhe tragjik të Sinanit dhe Mirvetes, prindër të Dafinës, të cilët pas një rehatie  të përkohshme  dhe të një jete pa trazime në mërgim  sjellin në jetë edhe  dy vajzat e tyre Dafinën dhe Melin. Mirëpo ky  gëzim  është i shkurtër sepse kjo familje e pafat   pëson në një aksident komunikacioni dhe gati shuhet e tëra.

Faktikisht shpëton vetëm Dafina, e cila  në ato çaste tragjike ishte në shkollë.

Ajo duke dashur që ta përmbush  mungesën e familjes edhe pse ende e mitur  dhe pabërë  ndonjë parashikim për të ardhmen kthehet në vendlindje.

E gjendur në labirintin e madh të jetës ballafaqohet me shqetësime e peripeci  të shumta e të pashpjegueshme, të cilat as që i kishte imagjinuar ndonjëherë.

Ajo larg  çdo kujdesi  familjar e shoqëror gati çdo ditë viziton varrezat e fshatit  dhe bënë dialog me vetveten pranë varreve të prindërve dhe varrit të motrës së saj të vetme Melit,ku  shpeshherë shpërthen  edhe në vaj.

Në këtë roman plot dhimbje, autori vë në dukje edhe anët e errëta të shoqërisë veçanërisht  patriarkalizmin  dhe veset e këqija nëpërmjet të cilave u bëhet rezistencë normave të reja të moralit dhe të civilizimit.

Me anë të sajimit të bukur artistik, romancieri Haxhiaj godet egoizmin dhe individualizmin e ngushtë të xhaxhait të Dafinës,  i cili tregohet mospërfillës  ndaj saj  duke e përjashtuar atë nga e drejta mbi  trashëgiminë.

Moment tensionues dhe i përcjell me dhembje shpirtërore është edhe largimi i dhunshëm i Dafinës,nga shtëpia e përbashkët me axhën e saj.

Ajo e gjendur në udhëkryq dhe e revoltuar në kulm nga padrejtësitë e përjetuara ndjenë rëndë peshën e vuajtjes dhe të mjerimit,të përbuzjes dhe të përçmimit .

Dafina shpresë të vetme ka strehimin te hallë Merita në Prizren. Ajo edhe pse e sëmurë dhe në kushte të vështira tregon  empati ndaj gocës së të vëllait i cili vdiq larg atdheut.

Dafina atje bie në dashuri me Edin. Kjo dashuri  në mes tyre lind natyrshëm dhe pakurrfarë imponimi.  Autori  këtë çast të lumtur dhe të vetëm të jetës së Dafinës, e zbukuron duke e përshkruar me metafora dhe trope të shumta . Mirëpo Dafina e ndërtuar si personazh tragjik dhe  fatmjerë përjeton goditje pas goditje.

Prapë  paskrupullt  në fatin e saj individual ndërhyn xhaxhai i saj  i cili e ndan nga Edi, me çka ajo detyrohet që të braktisë frytin e saj të porsalindur Adin .

Ajo s’ duron dot këtë dhembje të papërballueshme dhe këtë moment të frikshëm e plot ankth hidhet  në lum duke u munduar që t’i japë fund jetës.

Edhe pse mbijeton, jeta më për te është e pakuptimtë dhe e pavlerë.  Nisur nga përshtypjet individuale ky roman del i ngjashëm me romanin  “Sikur t’ isha djalë” të Haki Stërmillit,ngase trajton  personazhe me fate të përafërta .

Si duket Haxhijaj  në këtë vepër letrare shtron problemet e kohës së tij. I pakënaqur nga ai ambient mbytës dhe nga ai realitet plot kontradikta nëpërmjet personazhit të tij real apo të  sendërtuar Dafinës, satirizon padrejtësitë,injorancën  e hipokrizinë e shkaktuar që sjell një shoqëri e shthurur me ligjet dhe  zakonet e saj patriarkale.

Romani “Jetë e ndalur” i  Rifat Haxhijajt  është një pasuri shtesë e kulturës sonë dhe asaj të huaj.  Andaj ai meriton të lexohet sepse  ka temë dhe përmbajtje interesante dhe s’e është tërheqës për të gjitha moshat dhe shtresat shoqërore.

Fytyra e bukur e humanizmit: Leonita Kurtaj

Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe u jep njerëzve një zë: Leonita Kurtaj. Vendlindja e saj është Bitburgu, rrëfen nxënësja e klasës së 12 të gjimnazit.

“Jam e lindur dhe e rritur këtu por prindërit e mi kanë ardhur para 20 vitesh nga Kosova”.  

Kjo është arsyeja që Leonita, krahas gjermanishtes e flet edhe gjuhën shqipe, angleze  dhe atë frënge. Një fat i mirë për Kryqin e Kuq Gjerman (DRK) në Bitburg, ku ajo ndihmon në mënyrë vullnetare, shkruan trierischesvolksfreund.de, transmeton albinbfo.ch.

“Ka shumë refugjatë që nuk e dinë asnjë fjalë gjermanisht. Ndërsa “komunikimi”  me këmbë e me duar nuk ndihmon në kontakt me autoritetet”, thotë Leonita. Për këtë arsye ajo aktualisht shoqëron refugjatët nga Shqipëria dhe nga Kosova në entin social apo në spital, dhe flet për ta.

Leonita e kujton mirë angazhimin e saj të parë, me fund të pikëlluar: duhej t`ia komunikonte një familjeje nga Shqipëria lajmin se do të dëbohej nga Gjermani. Ajo dëshiron t`u qëndrojë njerëzve pranë në raste të tilla, kur ata edhe qajnë. Por, aty nuk mund të ndryshohet gjë, e pranon edhe Leonita. 

Megjithatë, njerëzit e fitojnë shpejt besimin e saj. Një djalë që ajo ka takuar në qendrën e azilit në Bitburg aq shumë ishte emocionuar që mund të fliste me Leonitën në gjuhën e tij amtare sa që i kishte ofruar, në shenjë falënderimi jogurtin që kishte në dorë, përcjell albinfo.chj. Ky rast e kishte emocionuar shumë vajzën.

Kur ta ketë mbaruar maturën, Leonita dëshiron të punojë “diçka sociale”, siç shprehet ajo. Vajza e re me rrënjë nga Kosova dëshiron që edhe më tutje t`i ndihmojë refugjatët dhe t`u ofrojë atyre kurse të gjermanishtes.

Ajo thotë se “refugjatët e varfërisë” nuk kanë pothuajse fare shanse të gjejnë këtu një atdhe të ri, për këtë arsye shpreson që në vendet e tyre të prejardhjes të ketë një punë më të madhe për sqarimin e kësaj. Leonita do të gëzohej shumë sidomos nëse do të angazhoheshin sa më shumë njerëz dhe të mos ekzistonte frika nga kontakti me të huajt. “Dhe që refugjatët të mos shihen si probleme por si njerëz”, shton ajo

Të ndihmohen të rinjtë për të zgjedhur profesionin

Sistemi i edukimit dhe i shkollimit në Zvicër, si duket, nuk është aspak i thjeshtë. Studimet nuk mund t’i vijojë çdokush dhe në Universitete shkojnë më të mirët. Të rinjtë shqiptarë shpeshherë gjenden në udhëkryq të ballafaquar me dilemën gjiganteske sa i përket zgjidhjes së profesionit të ardhshëm. A të mbarojnë një zanat, i cili i sjell më shpejt te punësim, apo t’i mbledhin forcat dhe të mësojnë për arritjen e një niveli të lartë shkollimi apo gjimnaz, për të hyrë në rrethin e akademikëve si mjekë, arkitektë,  profesorë apo diçka tjetër. Prindërit shumëherë ndoshta as vetë nuk e njohin sistemin shkollor dhe kanë vështirësi t’i këshillojnë fëmijët e tyre në lidhje me një vendim të tillë.

Haxhere Alimi, e lindur në fshatin Glogjë të Tetovës, e ardhur në Zvicër si 16-vjeçare, gjithmonë kishte një dëshirë të flakur, rrëfen ajo, që të studiojë në Zvicër. Por, rruga nuk ishte aq e lehtë, dhe sot na dëshmon kjo grua e zonja se si e zgjodhi mënyrën për të hyrë në rrethin e pedagogëve të diplomuar pranë Universitetit zviceran.

“Shkollën fillore e mbarova në Tetovë, rrëfen Haxherja, dhe në Zvicër erdha me nënën dhe vëllain tim në vitin 1998, në Kantonin Schwyz. Aty fillova menjëherë të shkojë në “klasën e integrimit“, ku kishim intensivisht gjermanisht dhe pas 3 muajsh arrita paralelisht të ndjek disa lëndë mësimore në klasë të rregullt së bashku me vendësit. Pas shkollës fillore,  fillova një shkollim 1-vjeçar që njihet ndryshe si “Überbrückungsjahr”, ose shkollim paraprofesional.

Haxhere Alimi
albinfo.ch


Problemi im, i cili më mundonte më së shumti ishte që nuk isha shumë e orientuar në funksionimin e sistemit shkollor në Zvicër. Nuk e dija se a duhet të filloj një zanat apo një shkollë, thotë Haxherja. Pastaj e regjistrova një zanat për ndihmëse medicinale ose në gjermanisht “Pflegeassistentin”  me qëllim që të vijoj më vonë një shkollë për motër medicionale. Por gjatë shkollimit dhe praktikës e kuptova që nuk ishte ky profesion i duhur për mua, edhe pse kisha dëshirë të punoj me njerëz”.

Një gjë shumë interesante që zgjon kurreshtjen është fakti që Haxherja ka mbaruar njëkohësisht me korrespondencë një shkollë të mesme të ekonomisë në Tetovë, duke shkuar kohë pas kohe për të dhënë provime në vendlindje.

Dhe vazhdon bashkëbiseduesja jonë: “Pasi mbarova shkollën si asistente medicionale, përsëri isha në dilemë në aspektin e vazhdimit të shkollimit në Zvicër, duke e pyetur veten: Çfarë të bëj dhe si t’ia bëj tutje?

Krahas shumë mundësive, ishin edhe vështirësi të mëdha si dhe pyetje, në cilën shkollë të regjistrohem, a do të më pranojnë aty ku dua unë, si ta arrij qëllimin që të studioj ?

Në fakt, shanset reale për të studiuar ishin baraz me zero, sepse unë doja që të mos humbas kohë dhe t’i filloj menjëherë studimet, por me atë zanat që e kisha mbaruar, regjistrimi i studimeve nuk ishte i mundshëm. Si kusht kryesor për t’u pranuar në studime ishte diploma e gjimnazit. Në fund iu ktheva diplomës sime të shkollës mesme të Tetovës, duke planifikuar vijimin e studimeve në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e gjuhës dhe letërsisë gjermane, ku edhe u pranova. Ideja ishte që ky profesion të më ndihmojë në perfeksionimin e njohurisë së gjuhës dhe letërsisë gjermane, duke marrë parasysh që kjo diplomë do të më ndihmojë më vonë në Zvicër. Studimet katërvjeçare i përfundova me sukses në Tetovë dhe u ktheva përsëri në Zvicër.

Tashmë, ideja ime se çfarë dëshiroj të punoj në të ardhmen ishte më e qartë. Isha kurreshtare që ta kuptoj pozitën e të huajve në këtë shtet si dhe mundësitë për t’u ndihmuar këtyre, pavarësisht nga feja, origjina, ngjyra e lekurës apo gjuha. Fillimisht startova me punë në përkthime shqip- gjermanisht  në Qendrën për integrim „Kom-in“ në Kantonin Schwyz, si „Person kyç“, duke marrë pjesë si përkthyese ose këshilldhënëse në institucione të ndryshme. Më vonë e mbarova një kurs në dy nivele, pranë Kryqit të Kuq si përkthyese ndërkulturore. Isha e lumtur në punë, por megjithatë synimet e mia nuk përfunduan këtu. Qëllimi im të studioj në Zvicër vazhdonte të qëndrojë. Dhe mora guximin, tregon Haxherja, për ta dërguar kandidaturën për regjistrim në Shkollën e Lartë të Pedagogjisë në Kantonin Schwyz, ku edhe mora një përgjigje pozitive, e cila më gëzoi jashtë mase. Aty mbarova tre vjet studime për mësuese të fëmijëve parashkollorë dhe të klasave të ulëta. Kjo eksperiencë ishte një sfidë, një përvojë e madhe dhe një mundësi për t’i krahasuar sistemet e shkollimit dhe studimit mes Zvicrës dhe vendlindjes sime.

Në pytjen time se ku i sheh Haxherja dallimet e këtyre sistemeve dhe pikat e përbashkëta, ajo përgjigjet: „Në Tetovë studimet merreshin me spontanitet, dhe ne studentët kishim kohë të lirë të mjaftueshme. Kërkesat nga docentët ishin modeste, flas për fakultetin tim. Studimet ishin më tepër teorike dhe nuk na ofroninin shumë praktikë. Gjatë katër vjetëve unë pata vetëm një muaj praktikë edhe këtë pa ndonjë mentor- udhehëqës ose një plan punues apo një vlerësim profesional pas kësaj praktike. Në Zvicër gjatë çdo semestri kemi pasur praktikë dhe kjo ishte diferenca më e madhe në mes të këtyre dy sistemeve universitare që më ka lënë përshtypje“.

Haxhere Alimi
albinfo.ch

Sot zonja Alimi e ka themeluar një Qendër edukimi për prindër dhë fëmijë „Musikus Eltern-Kind Zentrum“ në  komunën e Volketswil të Cyrihut, për fëmijët nga dy deri në 12 vjet, bashkë me zonjën  Dr. Luljeta Shaqiri, psikologe, me të cilën kishte pasur kontakte të mirfillta qysh nga koha e studimeve, falë shoqatës „Studenti“ në Cyrih. Në këtë Qendër përveç një programi edukativo – muzikor për fëmijë në gjuhët shqipe, gjermane dhe të tjera, organizohen edhe kurse të ndryshme për emigrantë, si dhe kurse të mësimit plotësues për nxënës, të cilët synojnë një sukses më të mirë në shkollë, si ndihmë në detyrat e shtëpisë, parapërgatitje për testet shkollore si dhe për provimin pranues në gjimnaz. Projektet vazhdojnë të radhiten, kurse Haxherja e ka një këshillë për prindërit tanë dhe thotë: „I këshilloj të gjithë prindërit që t’u ndihmojnë sa më shumë fëmijëve të tyre që të orientohen sa më mirë në zgjidhjen e profesionit të ardhshëm, t’i mbështesin këta nga ana praktike, duke u informuar në lidhje me mundësitë dhe institucionet, si dhe nga pikëpamja psikologjike dhe emocionale. Të kërkojnë gjithnjë ndihmë dhe këshillë jashtë shtëpisë dhe derës së tyre, sepse kjo i ndihmon fëmijës që të ketë një zgjidhje profesionale më të lehtë dhe një të ardhme sa më të mirë dhe të suksesshme“.

Ajkuna ndihmon të varfrit me punën e saj vullnetare

Ajkune Ahmetaj është një grua e re 27 vjeçe dhe tashmë është mjaft e njohur te shqiptarët në Zvicër e sidomos te gjinia femërore në pjesën gjermanishtfolëse. Ajo punon si frizere në sallonin e zbukurimit, ku është vetë pronare.

Ajkunja ka lindur në Kosovë dhe deri në kohën e luftës së fundit ajo kishte jetuar atje me gjyshërit e saj, për të ardhur pastaj te prindërit në Zvicër.

Derisa po bënim intervistën me të ajo tregoi se në kohën kur ishte në klasën e pestë e kishte lëshuar Kosovën për të ardhur afër prindërve dhe që pastaj kishte kryer këtu shkollën deri në klasën e dhjetë e pastaj kishte kryer zanatin për frizere.

Veçantia e saj nuk është se ajo është frizere e njohur dhe se ka shumë fansa në facebook për punën e saj, por se ajo punon që të ndihmojë edhe të tjerët.

Preokupimin të ndihmuar të tjerët e kishte trashëguar nga gjyshi i saj tashmë i ndjerë, Destani, i cili i kishte ndihmuar shumë familje në Kosovë.

Ka ndihmën e familjes

„Unë qe dy-tre vite ndihmoj rregullisht familjet që kanë nevojë për ndihma, i ndihmoj dy-tri herë në vit dhe kjo është hera e gjashtë që ndihmoj. Unë e shoh se si plot familje më shkruajnë në facebook për të më kërkuar ndihmë dhe herën e fundit që isha në pushim në Kosovë kam ndihmuar një familje nga Jezerci i komunës së Ferizajt. Unë e pata vendos me i ndihmu dikujt kur të shkoj në Kosovë por nuk disha se kujt, pastaj disa që e dinin këtë, më propozuan që ta ndihmoj këtë familje nga Jezerci. Ia kam dhuru € 600” thotë Ajkuna.

Ajkuna është nënë e dy fëmijëve por për t`i ardhur rreth gjithë asaj pune, e ka përkrahjen e burrit dhe vjehërrve që i ndihmojnë për përkujdesjen e fëmijëve.

Meqenëse ajo nganjëherë i kushton një ditë pune të tërë për ti ndihmuar të varfrit në Kosovë, ajo falënderon mbështetjen jo vetëm të familjes por edhe të mikeshave të saj, që gjejnë kohë për të.

E përkrahin edhe shoqet

Jetlira Ora që është edhe mjaft e njohur me fotografinë e saj si ushtare e Zvicrës duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës, është njëra nga shoqet e Ajkunës që i ndihmon në ditët kur punohet për ndihma familjeve skamnore në Kosovë.

„Edhe pse unë punoj në hotelieri e që është një orar i vështirë unë gjithmonë gjej kohë që ta ndihmoj Ajkunën kur ajo punon në ditët vullnetare. E kam shumë shoqe të mirë dhe e vlerësoj punën e saj që bën për t`i ndihmuar familjet“ shprehet Jeta Ora .

Familja nga Jezerci nuk është familja e vetme që ka ndihmuar frizerja Ajkune, ajo tregon edhe për raste të tjera në familje ku mënyrë të njëjtë ka tubuar të holla dhe se si personalisht ia ka dorëzuar dy herë të hollat „Kullës së jetimit“ në Brezovicë.

Klientët i njofton përmes facebook-ut do të punoj vetëm për ti ndihmuar një familje në Kosovë. Për një ditë të tillë ka arritur ti tuboj deri Fr. 800 .- dhe pastaj t`i dhuroj ato.

Derisa bashkatdhetarët nga Diaspora gjithmonë janë shprehur zemërhapur për të ndihmuar familjet skamnore, në Kosovë niveli i papunësisë vazhdon të mbetet shumë i lartë, duke ndikuar kështu edhe nivelin e përgjithshëm të varfërisë në Kosovë.

Gjenden mënyrat për të ndihmuar

Edhe 15 vite pas përfundimit të luftës shkalla e papunësisë dhe varfërisë vazhdon të mbetet e lartë, përderisa tashmë është periudha kohore kur Republika e Kosovës duhet të përmbush objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë globale.

Sipas statistikave zyrtare thuhet se varfëria e përgjithshme në Kosovë, ka arritur afër 30 për qind, kurse varfëria ekstreme mbi 10 për qind.

Për të zbutur sadopak këtë situatë të vështirë në Kosovë, bashkatdhetarët ndihmojnë në mënyra të ndryshme, ndokush përmes shoqatave humanitare e ndokush përmes firmave të tyre që kanë arritur sukses, e dikush në mënyrë private.

Sido që të jetë edhe Ajkunja, nënë e dy fëmijëve nuk do të ndalet me kaq. Ajo thotë se do t`i ndihmojë gjithmonë familjet e varfra dhe fakti pse dy-tri ditë në vit punon vetëm për ta, nuk e pengon asgjë.

Informimi përmes facebook-ut

„Unë qe dy-tre vite ndihmoj rregullisht familjet që kanë nevojë për ndihma, i ndihmoj dy-tri herë në vit dhe kjo është hera e gjashtë që ndihmoj. Unë e shoh se si plot familje më shkruajnë në facebook për të më kërkuar ndihmë dhe herën e fundit që isha në pushim në Kosovë kam ndihmuar një familje nga Jezerci i komunës së Ferizajt. Unë e pata vendos me i ndihmu dikujt kur të shkoj në Kosovë por nuk disha se kujt, pastaj disa që e dinin këtë, më propozuan që ta ndihmoj këtë familje nga Jezerci. Ia kam dhuru € 600” thotë Ajkuna

Koordinim sindikal UNIA-BSPK

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati dhe përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, shqyrtuan mundësinë se si të shfrytëzohet potencionali sindikal i shqiptarëve në Zvicër, për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Murati e Arifi u takuan sot me sekretarin nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “UNIA”.

“Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MeD-it, transmeton albinfo.ch.

Ministri Murati, ndërkaq shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës kosovare, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë.

Biografia e Valon Muratit

Naime Ramadani kujdeset për shqiptarët në Gjermani

Naime Ramadani që nga 8 maji është udhëheqëse për integrim në Friesoythe në Gjermani. 37 vjeçarja nga Prishtina çdo të premte nga ora 10- 12 në komunën e Friesoythe ka orë konsultimesh me palët shqiptare ku mundohet t`i ndihmojë për shqetësimet e tyre, të përkthejë letrat që vijnë nga shkollat apo entet shtetërore  si dhe u ndihmon që të integrohen mirë në Gjermani

Si nënë e tre fëmijëve dhe si një menaxhere operative e një biznesi të Friesoyther, Naime Ramadani  është mësuar të ketë një vesh të hapur për shumë çështje. Që nga 8 maji i këtij viti ajo është angazhuar edhe në një sferë tjetër si udhëheqëse vullnetare për projekte të refugjatëve në Friesoythe.

Çdo të premte nga ora 10-12 Naimja pret palë shqiptare për konsultime në komunë, në rrugën në Muhlenstrrasse 12 në Friesoythe. Kryesisht refugjatë, azilantë dhe emigrantë shqiptarë vijnë aty dhe shprehin shqetësimet dhe nevojat e tyre, sepse gjuha amtare e zonjës nga Sedelsbergu është gjuha shqipe.

Shpërngulet nga Kosova në vitin 1993

Më 14 prill 1978 Naime Ramadani është lindur në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës. “Më 1993 shpërngulet familja ime për në Gjermani”, kujton 37 vjeçarja në një bisedë për NWZ. Prej atëherë ajo jeton në Sedelsburg. “Në atë kohë nuk kishte udhëheqëse për integrime. Diçka e tillë më ka pëlqyer ta bëj”, thotë ajo.

Ramadani e arriti këtë pa pasur dikë që ta përgatisë për këtë drejtim, transmetin albinfo.ch. Pasi që ajo përfundoi shkollën e mesme dhe më vonë ndjek një shkollë të tregtisë, ajo përfundoi një shkollim për asistente të dhëmbëve dhe u kualifikua në dhomën e shërbimeve shëndetësore. Sot ajo punon në menaxhment.

Si udhëheqëse për integrim për sferat e gjuhës shqipe, ajo është në dispozicion çdo të premte nga dy orë në zyrën me numër 319 në komunën e Friesoythen.

“Ne jemi vetëm në fazën e fillimit”, tregon ajo. Megjithatë të gjithë ata që kanë dashur të shkojnë te ajo, e kanë gjetur edhe zyrën, shprehet  Naimja me një buzëqeshje. Gjatë konsultimeve bisedat janë të gjata. “Sigurisht konfidenciale”, shton 37 vjeçarja.  Janë rreth 40 familje për të cilat kujdeset Naime Ramadani gjatë kësaj kohe.  “Natyrisht se nuk mjaftojnë dy orë në javë. Unë flas ose shkruaj çdo ditë me këto familje”, shprehet Ramadani, njofton “albinfo.ch”.

Ka pasur shumë pengesa për refugjatë. “Me strehim të decentralizuar ka pasur raste të vështira me lëvizjet që ua bënin, pastaj letrat nga shkollat dhe nga entet shtetërore për shumë të tillë ishin të pakuptueshme”, tregon ajo.  Më e rëndësishmja për ta ishte për të gjetur ofertat e kurseve të gjuhës gjermane dhe aktiviteteve të kohës së lirë. Për të gjitha këto çështje ajo kujdeset dhe u ndihmon se si të integrohen më mirë. “Unë iu shpjegoj njerëzve  gjithashtu rregullat se çfarë duhet të bëjnë dhe cilat shkolla duhet t`i ndjekin fëmijët e tyre. Jo të gjithë i dinë këto gjëra”, shpjegon zonja shqiptare nga Sedelsbergu.

Vazhdimi i ndihmës është i nevojshëm

“Dëshiroj që edhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim me punëtorët social dhe shërbimet sociale, në mënyrë që njerëzit më lehtë të gjejnë rrugën për integrim”, thotë ajo për NWZ.  Ajo është e kënaqur se oferta për të iu dalë në ndihmë njerëzve është parë si e nevojshme dhe është e lumtur që ka mundësinë t`i ndihmojë për çështje të caktuara.

Të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë mund të paraqiten çdo të premte nga ora 10-12 për konsultime në gjuhën shqipe. Kontakti me telefon: 04491/929319 ose për Email:   [email protected]

Vlerat e islamit nuk bien ndesh me laicizmin evropian

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

  • ©albinfo.ch

albinfo.ch: Imamët shqiptarë janë të ndarë në shoqata të ndryshme, pse ndodhë kjo a duhet të bëhet një unifikim?

Imam N. Ismaili: Nuk ka shumë shoqata, ka vetëm dy trupa që i përfshijnë imamët dhe që në mes vete nuk janë të armiqësuar por thjesht ka qenë ndarje e natyrës administrative të organizimit të formacionit përkatës konform ligjeve në konstelacionin konstitucional zviceran dhe ne punojm që të kemi një trup të përbashkët përfaqësues.

albinfo.ch: Në mediet zvicerane është raportuar për predikime radikale nëpër xhami. A keni infomacione dhe a keni ndonje strategji per ta ulur radikalizimin?

Imam N. Ismaili: Po, kemi dëgjuar nga mediet, gjithashtu flitet edhe brenda kuluareve të teologëve myslimanë se ka raste të predikimeve me një gjuhë më të ashpër dhe agresive sesa ajo që ishte zakon më herët. Mendoj që bëhet fjalë për raste të izoluara dhe platforma të cilën e aplikon UISHZ është edukimi dhe arsimimi i mëtutjeshëm i imamëve, që studimet e masterit të kanalizohen edhe në rrafshin e fushës së feve komparative, dialogut interreligjioz, studimin e shkencave humane, njohjen e diversitetit kulturor, fetar dhe etnik, njohjen e historisë dhe kulturës europiane ne përgjithësi, që ta bëjnë më të lehtë prezantimin e mesazheve të islamit në saje të argumenteve logjike dhe shkencore dhe në përputhshmëri me kërkesat reale të shoqërisë.

Mbaj mend deri para disa viteve, të gjithë imamët që kanë ardhur në Zvicër nga vendlindja, qoftë për një muaj apo tre muaj apo me afat njëvjetor, fillimisht janë dekretuar nga bashkësitë islame të vendlindjes, gjë e cila me liberalizimin e vizave si duket nuk funksionon më, dhe prandaj është e pamundur të kontrollohet kush vjen dhe çka ligjëron. Po të vihej në funksion ky ligj do të ishte në dobi të xhamive, xhemateve shqiptare, Bashkësive Islame të vendlindjes si dhe për vetë sigurinë e shtetit zviceran.

UISHZ këtyre viteve ka organizuar disa seminare për imamët shqiptarë në Zvicër me profesorë eminentë të fushave në fjalë, botohen broshura, organizohen tribuna dhe kohëve të fundit kemi ndërmarrë hapin për unifikimin e planprogramit mësimor për të gjitha shkollat fetare që funksionojnë në kuadër të xhamive shqiptare në Zvicër, dhe së fundmi përpilimin e një rregulloreje të unifikuar për të gjitha qendrat islame shqiptare etj.

Imamët shqiptarë anashkalohen sepse “shumica e qetë nuk përbën atraktivitet për mediet”

albinfo.ch: Në një tekst të botuar rishtazi për myslimanët në Zvicër fliste një mysliman i konvertuar, një person nga lindja e mesme dhe një shqiptare e cila më shumë është aktiviste se sa një imam i shkolluar. Pse imamët nga Ballkani janë të lënë anash në përfaqësimin e islamit kur pjesën më të madhe të besimtarëve e bëjnë shqiptarët dhe boshnjakët?

Imam N. Ismaili: Po, imamët tanë pjesërisht anashkalohen nga mediet në nivel nacional dhe lokal sepse përbëjnë shumicën e qetë e cila nuk paraqet ndonjë atraktivitet për mediet, të cilat, për fat të keq, po vërehet se më shumë janë të interesuara t’u japin hapësirë mediatike organizatave që përfaqësojnë një minoritet të madh në mesin e myslimanëve të këtushëm e që janë më të zhurmshme, sesa mainstreamit që thërret në maturi, pjekuri e respektim të rendit.

albinfo.ch: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në Zvicër janë myslimanë, gjenerata e dytë por edhe e treta, gjatë rritjes në shtetin helvetik kalon në një fazë të kërkimit të identitetit. Ata janë të përballur me tri identitete, atë qytetar zviceran, identitetin etnik shqiptar dhe atë fetar, mysliman. Sa janë vlerat që barten nga feja islame kompatibile me integrimin në një rend juridik dhe shoqëror laik dhe sekular në Zvicër, ku popullata autoktone është e krishterë?

Imam N. Ismaili: Vlerat qe bart islami nuk bien ndesh me laicizmin, i cili në thelb e respekton identitetin qytetar, fetar, nacional e kulturor të komuniteteve të ndryshme. Ju përkujtojmë se Kushtetuta zvicerane në nenin 2, paragrafi 2 e garanton dhe e mbështet shumëllojshmërinë kulturore në vend. Po ashtu në nenin 15 të kësaj kushtetute garantohet liria e ushtrimit të besimit në nivel individual dhe në atë të bashkësisë. Pjesëtarët e krishterë dhe rendi laik nuk janë pengesë në një shoqëri ku kushtetuta i respekton të drejtat fetare të të tjerëve, dhe vlerat që islami i bart në shoqëri nuk thyhen me këto ligje.
albinfo.ch: Ka pasur raste kur një person ka refuzuar mjekun mashkull për të kontrolluar bashkëshorten, dhe burri ka folur në emër të gruas. Gjëra të cilat në shoqërinë moderne zvicerane dhe evropiane në përgjithësi janë si të papranushme. Çka i udhëzoni ju besimatarët të bëjnë në raste tëtilla? Sa është e përshtatshme qasja hanefite për ta jetuar apo praktikuar fenë islame nëZvicër? Raste te ngjashme mund të kemi edhe në shkolla kur shkohet në orë të notit dhe kërkohet ndarja e femrave prej meshkujve. A mund të integrohet gjenerata e dytë apo e tretë në shoqërinë zvicerane nëse gjërat e këtilla bëhen çështje?

Imam N. Ismaili: Shoqëria moderne zvicerane dhe evropiane në përgjithësi nuk mund të jetë e tillë, pra moderne dhe kozmopolite, nëse nuk e respekton multikulturalizmin i cili apriori nënkupton respektimin e veçorive kulturore të të gjitha komuniteteve fetare dhe konform me kushtetutën dhe vlerat evropiane, myslimanët kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë të respektohen në institucione veçoritë e tyre kulturore të cilat lidhen me besimin. Kjo e drejtë u garantohet dhe nuk është asgjë e çuditshme për vlerat evropiane të kërkosh një mjeke grua për gruan dhe të kërkosh note të përfaqësuesve të të njëjtës gjini. Vetë evropianët i kanë të ndara wc-të për meshkuj dhe femra, dhe askush nuk thotë se kjo është diskriminim dhe kundër frymës evropiane. Këto janë veçori tona dhe ne në përputhje me vlerat dhe ligjet evropiane dhe zvicerane, kërkojmë të na mundësohet zbatimi i tyre. Nëse nuk hasim mbështetje në një periudhë kohore, i udhëzojmë myslimanët të veprojnë konform asaj që është e lejuar ligjërisht për momentin.

Raporti i islamit me shoqërinë zvicerane

albinfo.ch: Nëse këto gjëra fillojnë të zënë vend në mediet zvicerane, a mendon se populli vendas që është me shumicë i krishterë dhe me një numër mjaft të madh ateistësh, mund të ndjehet se po i rrezikohet kultura, dhe në këtë shoqëri po bëhen ndasi qysh në shkollën fillore? Në kontekstin e pyetjeve të fundit si e shihni integrimin e shqiptarëve besimtarë myslimanë që presin udhëzime nga ju për të bërë jetë në këtë shoqëri?

Imam N. Ismaili: Shoqëria zvicerane në kontekst të përgjithshëm evropian është shoqëri respekti ndaj tjetrit dhe kulturës së tjetrit. Për atë kërkesa e një komuniteti për respektimin e veçorive të veta kulturore në një shoqëri që ngrihet mbi parimin e respektimit të vlerave nuk do të duhej ta frikësojë askënd ngase është në përputhje me frymën e demokracisë dhe vlerat perëndimore. Të kërkosh respekt për tënden, nuk është rrezik për askënd.

Albinfo.ch: A ekziston fjalori i dyfishtë i imamëve në Zvicër tjetër për media dhe tjetër për besimtarë në xhami?

Kryetari i UISHZ, Imam Nehat Ismaili: Gjuha e imamëve është e njëjtë në të gjitha rrafshet, por ngandonjëherë mundet  gabimisht të interpretohet, ose të kuptohet ose të barten në kontekst të gabuar fjalët e tij dhe kjo të shkaktojë huti. Për atë duhet të konsultohet imami personalisht e jo të jepen vlerësime për fjalët e i imamit në bazë të përcjelljeve anonime

Islami global, shqiptarët dhe reflektimi i tij në jetën e përditshme këtu

Në Francë, një revistë që ka shitur një numër të parëndësishëm kopjesh (60 mijë në 60 milion banorë) ka bërë disa karikatura, prej të cilave disa myslimanë janë ndier të fyer, është shkaktuar vrasje dhe radikalizim i qëndrimeve në mes të francezëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare. Pse këto çështje nuk i lihen Allahut t’i shqyrtojë në amshim? Vet Muhamedi ka porositur se me ata që e përqeshin nuk duhet të shoqërohemi, por nuk ka thirrur në vrasje apo dënim, më shumë injorim? Pse të bëhen çështje disa vizatime dhe jo të injorohen?

Imam N. Ismaili: Islami nuk thërret në vrasje, e as që e justifikon një veprim të tillë. Por tallja mund të nxisë provokime që mund të çojnë në veprime radikale që as ne si teologë nuk mund t`i kontrollojmë. Pastaj këto çështje në të shumtën e rasteve politizohen për të shkaktuar reagime emocionale të turmave të mëdha protestuesish të cilët do të vandalizojnë nëpër rrugë në shenjë revolte e sigurisht që ndonjë grup përfiton nga kjo situatë. Apo ndonjë revistë satirike që me muaj të tërë nuk shitet e as që i bie ndërmend ndokujt për të, e bën pazarin duke fyer rëndë vlerat e një besimi, dhe këtu është përfitimi material i ca individëve.

albinfo.ch: Shpesh është kërkuar që islami si fe të mbrohet me ligj, kërkesat bazohen në disa ligje, kryesisht në Gjermani për “mohimin e ekzistimit të holokaustit, jo për mbrojtjen e fesë hebreje. Në shumicën e vendeve evropiane nuk ka ligje të tilla, e as në Zvicër. A ka arsye që kjo të bëhet për Islamin në Zvicër?

Imam N. Ismaili: Gabimisht i qasen problemit, nuk kërkohet të mbrohet islami si fe që dikush mos pajtohet apo ta kundërshtojë, por kërkohet të mbrohen personalitetet dhe shenjtëritë që nderohen nga pjesëtarët e një besimi nga tallja dhe nëpërkëmbja e dinjitetit, jo nga mospajtimi me to.

 

E pamundur të kontrollohen imamët

Deri para disa viteve, të gjithë imamët që kanë ardhur në Zvicër nga vendlindja, fillimisht janë dekretuar nga bashkësitë islame të vendlindjes, gjë e cila me liberalizimin e vizave si duket nuk funksionon më, dhe prandaj është e pamundur të kontrollohet kush vjen dhe çka ligjëron.

 

 

 

 

 

 

 

Shqiptarja nga Kosova, „Gruaja Emigrante e Vitit”

Shqiptarja nga Gjilani e ka fituar këtë çmim nga organizatat dhe shoqatat britanike për të drejtat e grave dhe emigrantëve.

Me këtë çmim është nderuar puna dhe përpjekjet e saj për integrimin e grave dhe vajzave të reja emigrante në Britaninë e Madhe.

Jo vetëm kaq, 57-vjeçarja u nderua edhe për punën e saj vullnetare me shoqatën “Maryhill Integration”, me qendër në Glasgow të Skocisë.

Çmimi iu dorëzua në një ceremoni në Londër, me pjesëmarrjen e aktivisteve të shoqatave më të njohura të të drejtave të grave dhe vajzave emigrante në Britaninë e Madhe, për përkushtimin në integrimin e kësaj shtrese në shoqërinë britanike.

Remzija kishte braktisur si refugjate vendlindjen në vitin 1999 për shkak të luftës, duke u vendosur në një kamp për refugjatë në Maqedoni, prej nga pas një periudhe bashkë me familjen emigroi drejt Skocisë.

Me këtë çmim në Britaninë e Madhe nderohen gratë që gjejnë forcën të rindërtojnë jetën e tyre në këtë vend pas luftërave dhe persekutimit në vendlindje.

Rema me këtë rast tha se ishte befasuar me vendimin dhe nuk e kishte pritur këtë çmim. “Ka aq shumë gra në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat bëjnë punë shumë më të mirë se unë”, tha shqiptarja nga Kosova.

Gjilanasja e emigruar në Britani ishte një nga gazetaret e para femra në Kosovë.

Ajo tashmë është vullnetare me “Zërin e Emigrantëve”, një gazetë dedikuar emigrantëtve në Britani të Madhe.

Për këtë vit Remzie Sherifi do të ndajë çmimin “Gruaja Emigrante e Vitit” me kamerunasen Constance Nzeneu, një juriste që braktisi vendlindjen e saj në vitin 2005, për t’i shpëtuar një martese të detyruar.

Ngjarja e çmimit përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“The Migrant and Refugee Woman of the Year Awards”  ishte organizuar këtë vit nga Forumi “Gratë për gratë refugjate”, Rrjeti për të drejtat e emigrantëve, Rosa, fondi i Britanisë së Madhe për gratë dhe vajzat, Oxfam dhe EQUALS.

16.03.2013

Fatime Blakaj, një “Nënë Terezë” në shërbim të shërimit të fëmijëve

Mbi 100 fëmijë të sëmurë, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova sillen çdo vit në spitalet austriake për t’u shëruar. Kjo mundësi bëhet falë ndihmës së madhe që po bën shoqata austriake “Allianz für Kinder” me seli në Styer të Austrisë. Shoqata udhëhiqet nga drejtori Michael Schodermayr ndërsa pjesë e stafit është edhe Fatime Blakaj. Që nga themelimi i saj në vitin 1992 e deri më tash përmes kësaj shoqate janë kuruar mbi 1800 fëmijë. Gazeta “albinfo.ch” i bëri vizitë fëmijëve në spitalin ortopedik në Vjenë dhe bisedoi me humanisten shqiptare, zonjën Fatime Blakaj.

Gersian Hidri, 11 vjeçar nga Tirana që nga 16 korriku kishte ardhur në Austri për t’u shëruar. Kohë më parë ai kishte pësuar një aksident në Tiranë, ku i ishte lënduar krahu i djathtë. Para se të vinte në Austri, Gersi nuk kishte mundësi ta lëvizte krahun, ndërsa çdo ditë e më shumë i humbte edhe fuqia. Me të ardhur në Austri, mjekët, kishin marrë mish nga pjesët tjera të trupit për të plotësuar krahun e tij. Pas vetëm dy muaj qëndrimi në spitalin austriak, krahu i Gersit kishte filluar të lëvizte dhe të merrte formën normale. Më 25 shtator Gersi së bashku me grupin e fëmijëve tjerë u kthyen të shëndoshë dhe me buzëqeshje për në Tiranë.  “Është një ditë e lumtur për mua. Mezi pres të kthehem në Tiranë. Më ka marrë malli shumë për prindërit, dhe për shokët e shoqet e klasës. Jam i lumtur se po kthehem i shëndoshë dhe tash krahu im lëvizë pa asnjë problem”, theksoi Gersian Hidri, pak para se të nisej për në vendlindje. Ndonëse i vogël në moshë, ai nuk harron të falënderojë edhe gjithë ata që i mundësuan të shërohet dhe që i qëndruan afër, gjatë kohës sa ishte në Austri:  “Falënderoj gjithë stafin mjekësor që është kujdesur për mua, pastaj zonjën Fatime Blakaj, bashkëvendësin tim, xhaxhain Lulëzimin që ka ardhur çdo ditë të më vizitojë si dhe familjen Brahimi nga Prishtina e cila jeton në Amsteten, tek e cila kam qëndruar për kohë të gjatë”.

Si rasti i Gersianit janë edhe dhjetëra të tjera, jo vetëm shqiptare që çdo ditë shërohen nëpër spitalet e Austrisë. E gjithë kjo falë ndihmës së pa kursyer të shoqatës humanitare “Allianz für Kinder” (Aleanca për fëmijë) me seli në Styer të Austrisë së epërme.  Përmes kësaj shoqate humanitare deri më tash janë trajtuar mbi 1800 pacientë, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova. Përveç drejtorit të shoqatës Michael Schodermayr i cili ka kontributin më të madh për këtë ndihmë, pjesë e kësaj organizate është edhe Fatime Blakaj nga Istogu, një grua e palodhshme që mbi 20 vite merret aktivisht vetëm me këtë punë.

Gazeta “albinfo.ch” vizitoi njërin nga spitalet ortopedike në Vjenë ku pos që takoi pacientët shqiptarë, bisedoi edhe për veprimtarinë e kësaj humanisteje shqiptare por edhe kontributin e shoqatës.

 

  • Mbi 20 vite në shërbim të shërimit të fëmijëve

 

Fatimja, kjo grua me shpirt kaq human e cila kishte sakrifikuar edhe profesionin e saj të rrobaqepësisë, vetëm që t`u dilte në ndihmë fëmijëve, nuk ndihej fare e lodhur.  Derisa përgatiste lëndën e lëshimit të Gersianit, po atë ditë ajo dërgoi edhe gjashtë diagnoza  të tjera për ekzaminimin e pacientëve të tjerë.

“Jemi të lumtur se Gersi dhe fëmijët tjerë janë shëruar dhe tani po i përgatisim të shkojnë tek familjet e tyre. Por, puna ime dhe e jona më fëmijë nuk do të përfundojë këtu. Unë ia kam kushtuar jetën time ndihmës së fëmijëve. Sot i solla tetë diagnoza të fëmijëve, gjashtë raste nga Kosova dhe dy nga Moldavia, sepse pos nga trojet shqiptare kemi fëmijë edhe nga  Moldavia, Afganistani dhe Gaza”, sqaron ajo pasi kishte biseduar me mjekët e spitalit.

E teksa u ulëm në një tavolinë, zonja Blakaj na tregoi edhe për inkuadrimin e saj në këtë shoqatë humanitare dhe punën e saj mbi 20 vjeçare.

“Veprimtaria ime ka filluar në vitin  1992.  Ishte hera e parë që mora në mbikëqyrje fëmijët. Mezi prisja ta përfundoja punën dhe të shkoja t’ i vizitoj. Më dhimbseshin aq shumë sa që më dukej se nuk ecte koha deri sa t`i takoja. Ndër fëmijët e parë ishte edhe djaloshi nga Durrësi, Fjordi Çelaj, i cili pas më shumë se 20 vitesh erdhi muaj më parë dhe më vizitoi. Ishte kënaqësi për mua ta shihja”, shpreh emocionet e saj zonja Blakaj, e cila të gjitha meritat ia dedikon shoqatës.

“Nga viti 1992 deri më 2006 ne kemi qenë pjesë e shoqatës “Friedensdorf International” nga Gjermania, ndërsa në vitin 2006 themeluam shoqatën tonë “Allianz für Kinder”, drejtor i të cilës është Michael Schodermayer, një humanist i cili ka bërë shumë për shqiptarët dhe fëmijët tanë. Është vërtet një punë shumë vjeçare dhe duhet t`i jemi mirënjohës kësaj shoqate për punën që e ka bërë deri më tani dhe që do ta bëjë në vazhdimësi”, potencoi ajo.

 

  • Fëmijët shqiptarë përbëjnë shumicën dërmuese të pacientëve

 

Fëmijët të cilët shoqata  “Allianz für Kinder”  i merr për shërim vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet ortopedike, ndërsa  mosha e tyre duhet të jetë nga 0-13 vjeçare.  Ky është rregull të cilin e kanë caktuar drejtuesit e shoqatës. Shoqata i ka edhe mjekët personal të cilët bëjnë diagnostifikimin e sëmundjeve dhe vetëm ata fëmijë për të cilët mjekët e shoqatës konstatojnë se mund të shërohen, i marrin përsipër me të gjitha obligimet për t’i shëruar në Austri.

Gjatë gjithë veprimtarisë së kësaj shoqate në Austri janë sjellë mbi 1800 fëmijë. Prej tyre 350 nga Afganistani, 20 nga Moldavia dhe një numër i vogël nga Angola dhe Gaza, ndërsa të gjithë rastet tjera kanë qenë nga Shqipëria dhe Kosova. Derisa Shqipëria ka qenë në programin e shoqatës që nga fillimi, zonja Fatime thotë se përfshirja e Kosovës ka qenë pikërisht iniciativë e saj. Ajo ka arritur ta fusë në program vetëm nga viti 2003. “Shqipëria ka qenë gjithmonë primare, ndërsa për Kosovën mezi kam arritur në vitin 2003 t`i bind se edhe atje fëmijët kanë nevojë për t`u ardhur në ndihmë. Bashkë me një koleg timin kemi shkuar dy javë nëpër Kosovë, kemi vizituar spitale dhe kemi parë për se afërmi nevojën e fëmijëve për shërim. Kemi sjellë edhe diagnozat e para dhe pas një muaj kemi marrë përgjigje pozitive që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij programi”, theksoi ajo duke shtuar se asnjë ndihmë nuk kanë marrë nga shteti i Kosovës, madje jo rrallë kanë pasur edhe pengesa nga njerëz të ndryshëm dhe ministritë përkatëse.

Brenda vitit shoqata merr  deri 100 fëmijë për shërim. Kompania ajrore “Austria Airlines” dhuron 100 bileta avioni për udhëtimin e këtyre fëmijëve, ndërsa nëse ndodh të marrin më shumë, atëherë duhet që shoqata të gjejë donacione të veta për të mbuluar shpenzimet. Shërimi i fëmijëve zgjatë me nga 1 – 3 muaj varësisht nga sëmundja.

Zonja Blakaj tregon se puna e kësaj shoqate do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Ka raste të shumta që po presin. Tani në trajtim kemi edhe dy fëmijë të tjerë nga Kosova: Arnesa Brahimi nga Mitrovica dhe Gentian Kallaba nga Kamenica. Javën tjetër do të sjellim edhe dy fëmijë nga Shqipëria të cilët do të jenë edhe të fundit për këtë vit, dhe urojmë të kthehen shëndosh e mirë kah fundi i këtij viti. Pastaj do të vazhdojmë me raste të reja në vitin tjetër”,  thekson Blakaj në fund të bisedës sonë.

U ndamë më të duke i dëshiruar asaj punë të palodhshme, ndërsa gjithë fëmijëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim shendosh e mirë te familjet e tyre, ashtu siç u kthye Gersiani në Tiranë.

 

box

 

Si bëhet përzgjedhja e fëmijëve për shërim

 

“Duhet të bëhet diçka e qartë: Unë nuk jam ajo që vendos se cilët fëmijë mund të vijnë e cilët jo, janë mjekët ata që vendosin, sipas ekzaminimit. Ne shkojmë dy – tri herë gjatë vitit bashkë me mjekët tanë në Kosovë dhe Shqipëri dhe atje organizojmë edhe vizita. Janë mjekët ortopedë, kardiologë dhe pediatër të cilët bëjnë vizitat mjekësore. Në çdo vizitë mblidhen nga 120 – 150 fëmijë. Ata fëmijë për të cilët mjekët mendojnë se janë raste urgjente, i sjellim menjëherë në spitalet austriake duke ua hequr të gjitha shpenzimet”, thotë zonja Blakaj duke nënvizuar se shoqata nuk mbulon shpenzimet e prindërve të tyre, kështu që ata edhe nuk i shoqërojnë fëmijët.

 

 

Arben Gjinaj

fatime flamuj

 

“Pa luftën kolektive, unë nuk do të isha këtu”

Fytyra e Isa Berbatit është e njohur për disa banorë të Lozanës. Ai ishte veçanërisht aktiv në luftën “Për katër vjet ne rrënjosemi”, si në lëvizjen e quajtur “523”

 

Militant i fortë në “Lëvizjen 523” në kantonin e Vaud-it, Isa Berbati më në fund mori një leje qëndrimi dhjetë vjet pas shpërnguljes së tij të detyruar nga vendlindja. Kurrë nuk do të arrij t’i falënderoj mjaft të gjithë ata që kanë luftuar për ne. Ata janë engjëjt tanë mbrojtës. “Gjatë takimit tonë, Isa Berbati thekson në mënyrë të përsëritur angazhimin heroik të gjithë aktivistëve, shoqatave, sindikatave, kishave dhe partive politike të kantonit të Vaudit, të cilët luftuan për rregullimin e 523 refugjatëve të ikur nga shtetet e Ballkanit. Sa për kujtesë, kjo lëvizje e madhe filloi më 24 qershor 2004, me krijimin e azilit koordinues { Coordination Asile}. Qëllimi i saj: të kundërshtojë vendimin e gjysmës së Konfederatës për të kthyer gjysmën e azilkërkuesve nga Ballkani, kryesisht të Kosovës, të cilët patën marrë atë kohë të ashtuquajturin “përjashtim Valdeze”. Isa Berbati ishte një  prej tyre.

“Pasi që kantoni,  i cili kishte rënë dakord të shqyrtojë dosjet me Amnesty International, pati dërguar dosjen time në Bernë, unë më në fund mora një përgjigje pozitive. “Në vitin 2006 Isa Berbati më në fund merr një leje qëndrimi F dhe  B, dy vjet më vonë. Sikur pothuajse të gjithë aplikantët që duhej të largoheshin nga Zvicra, ata mbetën falë këtij mobilizim historik.

Një dhimbje pa fjalë

Kthim mbrapa. Dhjetë vjet më parë Isa Berbati ishte 34-vjeçar dhe me një diplomë të juristit në xhep, e  cila megjithatë nuk njihej nga  qeveria serbe. “Për një shqiptar të Kosovës si unë ishte e pamundur për të gjetur punë. Sidomos, duke qenë i angazhuar në presidencën e një partie në Kosovë. Situata bëhej gjithnjë e më e rrezikshme në një kontekst politik jashtëzakonisht të tensionuar. “Ai zgjedh shpërnguljen, pavarësisht nga dhimbja që i shkaktohej duke  lënë gruan e tij të re dhe vajzën  5 javëshe. Ai do të arrijë t’i shohë sërish vetëm dy vjet e gjysmë më vonë, kur gruaja dhe beba arritën më në fund në Zvicër pas disa përpjekjeve të dështuara. “Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë çfarë e kam ndierë atë kohë.  Unë pata lënë çdo gjë, familjen time, miqtë e mi, jetën time. Ndarja emocionale ishte e tmerrshme. Unë kam qenë këtu fizikisht, por atje mendërisht”, thotë ai.

Megjithatë, pavarësisht dhimbjes, pavarësisht nga refuzimi i kërkesës së tij për azil, Isa Berbati nuk e lëshon dore. I vendosur në kantonin e Vaudit, ai fillon kurse intensive të gjuhës frënge. “Bashkatdhetarët e mi nuk kuptonin pse i përkushtohesha kaq shumë angazhimeve të mia në Vaud, pasi që ata mund të më kthenin në Kosovë në çdo kohë. Për mua, kjo ishte një shans! Edhe në qoftë se unë do të kthehesha në Kosovë, unë do të kthehesha i pasuruar me një gjuhë më tepër”, shpjegon ai me filozofi.  Ai shumë shpejt merr mandat për përkthim në  në Poliklinikën Mjekësore Universitare, për mjekët dhe shoqatat.

Një mobilizim Valdeze

Vendosja e tij në Zvicër mbetej i pasigurt, megjithatë. “Ashtu siç ndodhte për të gjithë kosovarët,  Konfederata zgjeronte në mënyrë kolektive të drejtën tonë për të qëndruar në Zvicër”, kujton ai. “Kur mbaroi lufta, nga viti 2000, ne  krijuam lëvizjen”. Për katër vjet  ne rrënjosemi. “Autoritetet donin që ne të kthehemi në Kosovë. Por jeta është shumë më e pasur se ligjet dhe rregullat. Fëmijët tanë ishin në shkollë, ne ishim duke punuar, ishim të integruar… “Një mobilizim i suksesshëm sikur ai i “523 vetave”…

Kthimi i parë i  tij në Kosovë?  “Ajo pati ndodhur  pas 10 vjet, 1 muaj dhe 11 ditë. Unë i kam numëruara, sepse ishte shumë e gjatë… Gjithçka kishte ndryshuar, rrugët dhe ndërtesat më dukeshin më të vogla , ndërsa fëmijët ishin rritur. Shtëpia ime ishte rindërtuar nga prindërit e mi, të cilët, duke gjetur strehim në Zvicër, ishin kthyer. “Që nga ajo kohë Isa Berbati, i cili aktualisht punon si ndërmjetësues në mbrojtjen e të rriturve në Gjenevë (Kurator zyrtar), kthehet disa herë në vit . “Situata është përmirësuar, edhe nëse ajo është duke shkuar shumë ngadalë. Aktualisht rroga mesatare është 350 €, ndërsa çmimet janë evropiane, gjë që është shumë e vështirë për t’u përballuar.

Specialist i migriacionit

Migrimin, ai e njeh sepse e ka përjetuar mishërisht, por edhe e ka studiuar. Në xhepin e tij, duke përfshirë diploma të tjera, a ka gjithashtu një certifikatë të përkthyesit komunitar si dhe një patentë federale për specialistë të migracionit. Teza e tij u përqendrua në rregullimin e statusit të azilkërkuesve në Vallorbe.

Atë që ka punuar, denoncon një situatë të padenjë: “ORS, një firmë private fitimprurëse që merret me pritjen e azilkërkuesve, punëson njerëz të nënkalifikuar ose të pakualifikuar, dhe jo të paguar mirë. Duket se disa kontrolle do të bëhen në këtë lëmi. Por ODM duhet, sipas mendimit tim, të jetë përgjegjës për qendra të tilla. “Duke pasur parasysh shtrëngimi i ligjit të azilit, Isa Berbati, i cili që nga viti 2011 të drejtën për të votuar, falë natyralizimit tij, relativizon. “Kjo varet nga kantonet. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mendoj se një mbështetje siç ka qenë para  10 vjetëve, është ende e mundur. Në atë kohë, ne kemi gjetur një derë ku të trokasim. Një politikë humane dhe realiste pati lejuar të hyjë në negociata për rregullimin e qëndrimit tonë. Pa luftë dhe pa kantonin e Vaudit, unë nuk do të isha këtu.Unë nuk do mund t’i  falënderoj kurrë mjaft”.

Nazmi Jakurti

Vendlindja : Gjakovë, KosovëQyteti ku jeton në Zvicër:  4900 Langenthal Profili

Sekretar sindikal / këshilltarë juridik, në Sindikatën Unia, në 4900 Langenthal, prej marsit 2003.

Përgjegjës për sektorin e zejtarisë dhe për migracion.

Në shkurt 2010 është zgjedhur Kryetar i Unionit të Sindikatave të Oberaargau-t (Gewerkschaftsbund Oberaargau GBO).

Gazetar në gazetën studentore “Bota e Re” në Prishtinë, 1984 – 1988

Çmime-vlerësime-botimePunim për master i botuar në vazhdime në të përditshmen “Zëri”: “Roli i etnomediave në integrimin ndërkulturorë”; Punime për Master (të pabotuara): “Mediacioni – i lashtë dhe modern”; “Trajtimi i një konflikti ndërfqinjësorë”.  Përvojat në lidhje me mergimin/BallkaninNazmi Jakurti është anëtarë i Komisionit Kantonal për Integrim dhe i gupit të ekspertëve për hartimin e Ligjit për Integrim në Kanton Bern; Anëtarë i grupit të ekspertëve për pregaditjen e “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”.

Bashkthemelues dhe ish-kryetar i “Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër” BISHZ; Kryetarë i Lidhjes Shqiptare në Botë për CH; Kryetar i Unionit të Sindikatave të Oberaargau-t (Gewerkschaftsbund Oberaargau); Anëtarë i Kryesisë “Region Oberaargau”; Anëtarë i Kryesisë Bildung im Oberaargau BiO (Interunido).

Ka përvojë mbi njëzetvjeçare të angazhimit në fushën e migracionit dhe të integrimit në CH. Është këshilltarë i Qeverisë Kantonale të Bern-it në këtë fushë dhe i disa institucioneve të tjera; Docent mysafir në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Bern dhe në Universitetin e Bern-it. Bashkpunëtorë i Fakultetit Juridik në Prishtinë dhe i Universitetit Ndërkombëtarë të Tiranës.

Integrimi/zhvillimi: cilat janë prioritetet?

– Krijimi i një strukture efikase organizative/ përfaqësuese si komunitet.- Integrimi sa më i mirë në shoqërinë zvicerane.- Arësimimi i brezave të rinjë.- Forcimi i lidhjeve ekonomike, politike, kulturore… me vendlindjen.

KontaktNazmi Jakurti, Gewerkschaft Unia, Bahnhofstrasse 30, 4900 Langenthal079 278 20 65[email protected]

Barbara Burri Sharani

Vendlindja : Bernë

Qyteti ku jeton në Zvicër: Zürich  

 

 

Profili

Udhëheqëse e departamentit për bashkëpunim dhe zhvillim me Jugun, Organizata ndihmëse e punëtorëve, prej 2010

Udhëheqëse e projekteve dhe docente në Qendrën e kompetencave për migrim dhe bashkëpunim në zhvillim,Shkolla e lartë në Lucernë, 2007 – 2010

Udhëheqëse e byrosë për bashkëpunim në Prishtinë/KosovëDrejtoria për zhvillim dhe bashkëpunim DEZA, 2002 -2007

Koordinuese e programit për Kosovën në Pejë/Kosovë, Organizata ndihmëse e punëtorëve, 2000 – 2002

Drejtuese e vendit të punës, këshillime psikologjike për fëmijët e huaj dhe familjet e tyre, Qendra për shkollë dhe familjë, 1996 – 2000

 

 

Çmime-vlerësime-botime

Burri Sharani Barbara et al. (2010). Popullata kosovare në Zvicër. Bern: Enti federal për migracion. (botuar më 26 gusht 2010)   

 

 

Përvojat në lidhje me mergimin/Ballkanin

Përvojë të gjatë në fushën e migrimit dhe integrimit, sidomos me popullatën që flet gjuhën shqipe.

Përvojë shumëvjeçare në bashkëpunimin për zhvillim me Ballkanin perëndimor, sidomos në Kosovë mbi temat, si shoqëria civile, Qeverisja, gjinia.

Ka jetuar dhe punuar në Kosovë prej vitit 2000 deri në vitin 2007. Njohje të mira të gjuhës shqipe. 

 

 

Integrimi/zhvillimi : cilat janë prioritetet?

Gjenerata e parë: Sfida e re duke u bazuar në faktin, se mosha e pensionit kalohet gjithnjë e më shumë në Zvicër.

Gjenerata e dytë dhe e tretë: kyçja më e fortë në masat për nxitje të mëhershme, shkollimi dhe ngritja profesionale duhet të mbështet edhe më shumë

Migrimi nëpërmjet martesës: Sensibilizimi për situatën dhe të drejtat e migrantëve të rinj, sidomos të grave.

 

 

Kontakt

[email protected]

Kosovare Rustemi

Kosovare Rustemi jeton në Bernë të Zvicrës dhe ka ndikuar ndjeshëm në inicimin e aksionit në fjalë. Përkujdesja e klientëve në shtypshkronjën Rubmedia, gjithë kohën e saj të lirë e kalon në ndihmë fëmijëve. Me angazhimin e saj si kryetare e grupit vullnetar të Terre des Hommes nga Berna, ajo ka dënuar stereotipat negative për kosovarët.

Kosovare Rustemi bashkë me pronaris i një shitoreje në Bernë, Alfred Burri, dhe gazetën «Könizer Zeitung» kanë lancuar aksionin «Gurtenfeuerëerk fürs Herz» dhe me shitjen e këtyre certifikatave, gjysma e të hollave do të shkojë në llogarinë e „Terre des Hommes“ për projektin „Një udhëtim për të shpëtuar jetë“. Në kuadër të këtij projekti, do të operohen në Zvicër fëmijët të cilët nuk kanë mundësi një gjë të tillë ta bëjnë në vendlindje.

Valentina Smajli

Vendlindja : Prishtinë, Kosovë

Qyteti ku jetoni në Zvicër : Lucernë

Profili

Sekretare e politikave ne sindikat per sektorin e telekomunikacionit, si dhe mbikqyrse per akivitetet e te rinjeve
në kuadër te sindikates per regjionin e Zvicrës qendore.

Paralelisht ajo studion komunikimin traskulturor dhe menaxhimin e konflikteve te dryshme. Eshte gjithashtu pergjegjse ne menaxhimin e situatave konfliktuoze ne mes te të rinjeve ne regjionin e Zvicrës qendore.

Përvojat në lidhje me mergimin/Ballkanin

Valentina Smajli pasi qe eshte diplomuar per asistene medicinale ne fushat e sigurimeve shendetesore, ajo ka punuar per shume vite ne njeren nder shoqerit e sigurimeve shendetore me te mdha ne Zvicër.

Valentina Smajli merret mbi 60 % ne platorme integrative si dhe angazhohet ne NGO`s qe kan te bejn me ceshtje soziale, emancipuese,integruese dhe participuese (ne gjithat drejtimet).

– Antare e kryesis te partis social-demokrate te Zvicer ne form kantonale te Lucernit si dhe ne form federale te Zvicres
– Antare e komisionit te Qytetit te Lucernit per integrim dhe komisionin per dhenjen e shtetesis per migrantet
– Zevendes Presidente e forumit te islamit progresiv te Zvicer ne form federale
– Presidente per organisaten “Integrationsnetz” te Kantonit te Zug-ut

Integrimi/zhvillimi : cilat janë prioritetet ?

“Ne angazhimin tim te perditshem une ngelem gjithmon me shpresen qe do te arrij me bashkkombas tone nje bashveprim te ideve dhe rekomadimeve, duke ndertuar visione adekuate ne dubi te mergates sone ne Zvicer me qellim per te kontribuar ne avancimin e ogranizimit te Shqiptarve si dhe te Shqipfolesve ne Zvicer”.

Kontakt

Gewerkschaft Syndicom
Regionalsekretariat Luzern
Brünigstrasse 18
6005 Luzern
++41 (0)78 623 44 41
++41 (0)79 265 75 48
[email protected]