Kosova
Albulena Haxhiu falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit
Nënkryetarja e Vetëvendosjes shpreh mirënjohje për votuesit, mërgatën dhe aktivistët për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, Albulena Haxhiu ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor dhe për besimin e dhënë, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e votës, duke vlerësuar pjesëmarrjen e tyre si një element thelbësor të demokracisë.
Ajo falënderoi gjithashtu mërgatën që udhëtoi për të votuar, si dhe aktivistët që, sipas saj, kontribuuan gjatë gjithë fushatës duke takuar qytetarët dhe duke mbështetur angazhimin e subjektit politik.
“Faleminderit secilit që na besoi. Secilit që doli në vendvotim. Secilit që udhëtoi nga mërgata. Secilit aktivist që trokiti në dyer, foli me njerëz dhe i dha këtij rrugëtimi energjinë më të mirë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo theksoi se besimi i marrë nga qytetarët përbën njëkohësisht forcë dhe përgjegjësi, duke shtuar se ky mandat i obligon të punojnë më shumë, me drejtësi dhe më pranë nevojave të qytetarëve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











