Privilegj apo sfidë? Një brez mes rrënjëve dhe horizonteve të reja

Në zemër të diasporës shqiptare në Zvicër po rritet një brez i ri që jeton mes dy botëve, dy kulturave dhe dy identiteteve. Të lindur ose të rritur në një shoqëri të zhvilluar dhe shumëkulturore, këta të rinj shqiptarë kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme në fusha të ndryshme, duke u integruar plotësisht në shoqërinë zvicerane, por pa u shkëputur nga rrënjët e tyre.

Përmes 12 rrëfimeve personale, kjo temë sjell një pyetje thelbësore: a është të jesh shqiptar dhe zviceran një sfidë që duhet balancuar, apo një privilegj që krijon mundësi të reja, perspektiva më të gjera dhe një identitet më të pasur?

Pa dyshim, kush është rritur si fëmijë i prindërve mërgimtarë e njeh mirë ndjesinë e të jetuarit “mes dy botëve”. Në njërën anë janë vlerat, gjuha dhe traditat që përcjell familja, ndërsa në anën tjetër është shoqëria ku rritesh dhe arsimohesh, aty ku gradualisht formohet edhe identiteti. Pikërisht në këtë bashkëjetesë përvojash formësohet një brez i ri, me një identitet të dyfishtë që ndërthur natyrshëm përkatësinë shqiptare me kulturën dhe normat e vendit ku jeton.

Në Zvicër, kjo përvojë shfaqet qartë te gjenerata e dytë e diasporës shqiptare. Të rinj të shumtë, të lindur ose të rritur në këtë vend, kanë arritur të integrohen me sukses në sistemin arsimor dhe profesional zviceran, duke u afirmuar në fusha të ndryshme si shkenca, mjekësia, ekonomia, arti dhe kultura. Ata dëshmojnë se integrimi nuk është thjesht përshtatje, por edhe aftësi për të ndërtuar një rrugë të re pa mohuar origjinën.

Megjithatë, kjo rrugë nuk është gjithmonë e thjeshtë apo e shtruar. Prindërit, të rritur në trojet shqiptare, zakonisht përpiqen të ruajnë gjuhën, traditat dhe mënyrën e jetesës që kanë sjellë nga vendlindja, ndërsa gjenerata e dytë kërkon të ndërtojë pavarësinë e saj në një realitet tjetër. Në tema si përkatësia, ruajtja e gjuhës, identiteti, integrimi, ndarja mes kulturës së shtëpisë dhe realitetit shoqëror, si dhe me pritshmëritë e dyfishta që u vendosen, kjo përvojë shpesh shndërrohet në tension dhe sfidë në vete, por njëkohësisht edhe në një në avantazh, një mundësi për të jetuar me dy horizonte dhe për ta kthyer këtë dyzim në forcë.

Në këtë kontekst lind shpesh pyetja: A është privilegj apo sfidë të jetosh mes dy kulturave?

Përmes shumë intervistave me të rinj shqiptarë të suksesshëm që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, kjo temë përpiqet të sjellë pikërisht këtë perspektivë: si e përjetojnë ata identitetin e tyre mes dy kulturave dhe çfarë roli luan kjo përvojë në formimin e tyre personal dhe profesional.

 

Identiteti mes dy kulturave: të jesh shqiptar dhe njëkohësisht zviceran

Për shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, veçanërisht për brezin e dytë të diasporës, identiteti nuk përjetohet si një zgjedhje mes dy përkatësive, por si një proces i vazhdueshëm ndërthurjeje mes dy kulturave. Përvoja e tyre dëshmon se të qenit shqiptar dhe njëkohësisht pjesë e shoqërisë zvicerane nuk përbën një kundërthënie, por një realitet kompleks dhe shpeshherë pasurues. Në rrëfimet e të intervistuarve për revistën Albinfo.ch, identiteti i dyfishtë shfaqet si një hapësirë ku bashkëjetojnë disiplina dhe emocioni, tradita dhe moderniteti, rrënjët dhe perspektiva globale.

 

 

Kjo përvojë bëhet veçanërisht e dukshme në rrugëtimet profesionale të brezit të ri të diasporës.

Shkurta Gashi, doktorante në “Università della Svizzera italiana” dhe sot pjesë e stafit akademik në “ETH Zurich”, përfaqëson një shembull të qartë të kësaj ndërthurjeje kulturore. Për të, identiteti shqiptar nuk ka qenë kurrë diçka që duhej ruajtur me vetëdije, ai ka qenë gjithmonë pjesë organike e personalitetit të saj. Lidhja me komunitetin shqiptar dhe mënyra se si ajo ndërton marrëdhënie njerëzore i kanë dhënë një dimension tjetër profesionit të saj, aftësinë për të krijuar besim dhe bashkëpunim brenda ekipeve shumëkulturore, siç shprehet ajo: “Kombinimi i të dyjave më ka dhënë një balancë midis rigorozitetit analitik dhe inteligjencës emocionale”.

Edhe për Arbron Gashin, shkrimtar dhe autor i librit poetik “Ajo çka heshtja fsheh”, i cili njëkohësisht punon si “web designer” në Zvicër, jeta mes dy kulturave për të përfaqëson një sfidë të vazhdueshme balancimi. Ai thekson se dallimet mes dy mentaliteteve janë të dukshme, nga njëra anë struktura, rregulli dhe orientimi individual i shoqërisë zvicerane, ndërsa nga ana tjetër ngrohtësia, lidhja familjare dhe emocionaliteti që karakterizon kulturën shqiptare. Për të, sfida nuk qëndron në zgjedhjen e njërës kulturë ndaj tjetrës, por në aftësinë për të përthithur disiplinën dhe organizimin e njërës, duke ruajtur njëkohësisht dimensionin njerëzor dhe emocional të tjetrës.

Një perspektivë e ngjashme vjen edhe nga Vildane Rexhepi, menaxhere e prokurimit në sektorin e IT-së në bankën UBS. Sipas saj, për brezin e dytë të shqiptarëve në Zvicër integrimi shpesh fillon herët, përmes shkollës, rrethit shoqëror dhe përfshirjes në jetën profesionale. Megjithatë, kjo rrugë nuk është gjithmonë e thjeshtë, pasi komuniteti shqiptar mbetet i madh dhe shpesh krijon një hapësirë të vetën sociale. Për të, çelësi qëndron në vetëdijen për vlerat e origjinës dhe në aftësinë për t’i përfaqësuar ato me krenari, duke ndërtuar një personalitet që përçon më të mirën nga të dyja kulturat.

Ndërkohë, në profesionin e mjekësisë, ku përgjegjësia ndaj njerëzve është e jashtëzakonshme, identiteti i dyfishtë merr një dimension edhe më të thellë. Dr. Kaltrina Zahiti, mjeke oftalmologe në Zvicër, e përjeton këtë identitet si një pasuri të dyfishtë. Ajo thekson se kultura shqiptare i ka dhënë ndjeshmëri dhe empati ndaj pacientëve, ndërsa shoqëria zvicerane e ka formuar me disiplinë, korrektësi dhe përgjegjësi profesionale. Për këtë arsye, ajo e përshkruan identitetin e saj si “një pasuri të dyfishtë”, ku dimensioni njerëzor dhe ai profesional plotësojnë natyrshëm njëri-tjetrin.

Në fakt identiteti mes dy kulturave shprehet edhe përmes artit. Për piktoren Vanesa Lika, e lindur në Gjenevë nga prindër shqiptarë, rrënjët kulturore janë një nga burimet kryesore të frymëzimit artistik. Në veprat e saj, arti shndërrohet në një hapësirë reflektimi ku ndërthuren kujtesa, tradita dhe kërkimi personal shpirtëror. Siç thekson vetë ajo, përmes veprave të saj përpiqet të krijojë “një dialog mes së kaluarës dhe së tashmes”, duke e shndërruar identitetin në një proces krijues dhe të vazhdueshëm kërkimi. Për Likën, të jetosh mes dy kulturave nuk është një ndarje identitare, por një proces krijimi, një mundësi për të parë botën nga dy perspektiva dhe për të ndërtuar një identitet më të lirë dhe më autentik.

Edhe në muzikë, përkatësia kulturore shpesh shndërrohet në burim shprehjeje dhe lidhjeje me rrënjët. Këngëtari shqiptar Elion Krasniqi (LMN) e sheh artin, sidomos muzikën, si një nga mënyrat më të fuqishme për ruajtjen e identitetit shqiptar në diasporë. Përmes muzikës, sipas tij, krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë emocionale me gjuhën, traditat dhe trashëgiminë shpirtërore, duke bërë që identiteti të mos mbetet vetëm një koncept kulturor, por një përjetim i gjallë dhe i vazhdueshëm.

Nga ana tjetër, për disa prej të intervistuarve, jeta mes dy kulturave përjetohet kryesisht si një përvojë pasuruese. Modelja Cendrine Berisha, e cila ka përfaqësuar Zvicrën në konkursin “Miss Europe Continental” e sheh këtë ndërthurje kulturore si një pasuri personale që ka ndikuar në formimin e saj si individ.

Një perspektivë interesante mbi këtë realitet ofrojnë edhe dy mjekët e rinj shqiptarë, Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi, të diplomuar në “University of Basel” dhe tashmë në rrugën e studimeve doktorale. Për ta, të jetosh dhe të studiosh mes dy kulturave ka qenë një element thelbësor formues. Morgan Hetemi e sheh përkatësinë në diasporën shqiptare si një mundësi për të përfituar nga më të mirat e të dyja botëve, nga njëra anë vlerat familjare, respekti dhe ndjenja e bashkësisë që burojnë nga kultura shqiptare, dhe nga ana tjetër standardet e larta profesionale dhe akademike të shoqërisë zvicerane. Ndërsa për Thesar Abdullahun, kontrasti mes dy botëve e ka ndihmuar në zhvillimin e një perspektive më të hapur dhe fleksibile ndaj diversitetit.

Në tërësi, përvojat e këtyre të rinjve tregojnë se identiteti i shqiptarëve në Zvicër nuk është një realitet statik, por një proces dinamik ndërtimi, një identitet “hibrid” kulturor, që nuk ndahet mes dy botëve, por ndërtohet nga bashkimi i tyre. Mes disiplinës zvicerane dhe ndjeshmërisë shqiptare, mes traditës dhe modernitetit, brezi i ri i diasporës po krijon një identitet të ri, një identitet që nuk e mohon origjinën, por e shndërron atë në një burim force për të ndërtuar rrugëtimin e vet në një shoqëri gjithnjë e më shumë globale.

 

Suksesi i gjeneratës së dytë në arsim dhe integrim

Pas trajtimit të identitetit dhe mënyrës se si ai ndërtohet mes kulturës shqiptare dhe asaj zvicerane, vlen të theksohet se një pjesë e madhe e të intervistuarve nuk dallohen vetëm për përjetimin kulturor, por edhe për arritjet e tyre profesionale dhe akademike. Shumica prej tyre, të përmendur më herët, bartin tituj të avancuar akademikë, përfshirë edhe nivele doktorature, dhe janë të integruar në mënyrë të suksesshme në tregun profesional të Zvicrës.

 

 

Megjithatë, në këtë kapitull fokusi zhvendoset edhe më tej drejt një grupi të ri profilesh, të cilët përfaqësojnë fusha të ndryshme si mjekësia, ekonomia, menaxhimi, arti dhe moda. Këto histori dëshmojnë se gjenerata e dytë e shqiptarëve në Zvicër nuk është vetëm e integruar, por gjithnjë e më shumë e suksesshme në fusha të ndryshme profesionale, duke ndërtuar karriera të qëndrueshme dhe të dukshme në shtetin zviceran.

Një nga këto raste është Lavdrim Xhemaili, artist shumëdimensional shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, i angazhuar në kërcim, aktrim dhe muzikë. Ai përfaqëson një profil artistik të kompletuar, i cili ka arritur të depërtojë në skenën zvicerane pa e humbur lidhjen me identitetin e tij kulturor. Rrugëtimin e tij ai e përshkruan si një proces natyral përshtatjeje, duke theksuar me një dozë ironie se “Zvicra është shtëpia ime, edhe pse jo gjithmonë e kam ndier ashtu”, duke reflektuar kështu raportin kompleks mes përkatësisë dhe përvojës personale në Zvicër.

Në aspektin profesional, ai thekson se depërtimi në tregun artistik zviceran nuk ka qenë domosdoshmërisht i vështirë për shkak të mungesës së mundësive, por më shumë për shkak të perceptimeve ekzistuese mbi diversitetin. Sipas tij, shpesh paragjykimet vizuale dhe kulturore ndikojnë në mënyrën se si interpretohet një artist në skenë, duke krijuar sfida të padukshme për individët me prejardhje të ndryshme.

Një rol të veçantë në këtë dimension të arsimit dhe integrimit profesional e zë edhe Shkurta Gashi, doktorante në “Università della Svizzera italiana” në Lugano, e cila sot është gjithashtu post-doktorante dhe pjesë e stafit akademik në “ETH Zurich” në Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe “ETH AI Center”. Paralelisht me angazhimin akademik, ajo vepron edhe si “Data Scientist” në IKEA në Bazel, duke lidhur kështu kërkimin shkencor me aplikimin praktik në industri.

Ajo thekson se sistemi arsimor zviceran ka ndikuar thellësisht në mënyrën e saj të të menduarit dhe të punuarit, duke e orientuar drejt cilësisë, precizitetit dhe rigorozitetit shkencor. Sipas saj, në fushën e inteligjencës artificiale “nuk mjafton që një model të funksionojë, ai duhet të jetë i dokumentuar, i justifikuar dhe i riprodhueshëm”, qasje kjo që e ka bërë pjesë të pandashme të punës së saj të përditshme.

Një tjetër profil i rëndësishëm është Vildane Rexhepi, e angazhuar në sektorin e IT-së në bankën UBS, me formim akademik në transformimin digjital nga “ZHAW Zurich University of Applied Sciences”. Ajo e përshkruan edukimin zviceran si vendimtar në formimin e saj profesional, duke theksuar rëndësinë e saktësisë, efikasitetit dhe menaxhimit të prioriteteve në punën e përditshme.

Mes profileve të suksesshme që dëshmojnë integrimin profesional në Zvicër është edhe Dr. Kaltrina Zahiti. Si mjeke e specializuar për sëmundjet e syrit, ajo ka themeluar dy ordinanca oftalmologjike në Biberist dhe Emmen, të cilat ofrojnë shërbime moderne dhe kujdes cilësor për pacientët.

Ndërsa fushën e ekonomisë dhe biznesit, një histori veçanërisht e dallueshme është ajo e Fjolla Gashit, e cila ka ndërtuar një rrugëtim të shumëfishtë akademik dhe profesional në Zvicër. Ajo ka përfunduar studime në infermieri dhe ekonomi e biznes, duke arritur deri në nivelin Master në “University of Basel”, ndërsa sot punon si menaxhere klientësh në kompaninë “BDO AG”. Rrugëtimi i saj akademik karakterizohet nga një intensitet i lartë dhe një disiplinë e jashtëzakonshme, duke dëshmuar njëkohësisht aftësinë për të kombinuar studimet me integrimin profesional në një sistem të kërkuar si ai zviceran.

Po ashtu edhe në botën e modës, Cendrine Berisha, modele shqiptare nga Zvicra, përfaqëson një tjetër dimension të këtij integrimi. Ajo ka ndërtuar karrierën e saj në skenën ndërkombëtare të modës, duke përfaqësuar Zvicrën në konkursin “Miss Europe Continental” në Napoli dhe duke bashkëpunuar me agjenci dhe revista në vende të ndryshme. Për të, përfaqësimi i Zvicrës në një skenë ndërkombëtare, duke ruajtur njëkohësisht edhe rrënjët shqiptare, përbën një përvojë të veçantë dhe të rëndësishme në aspketin e integrimit në shoqërinë zvicerane.

 

Ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare

Në jetën e përditshme të shqiptarëve në Zvicër, gjuha dhe kultura shqiptare mbeten një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit. Në rrëfimet e tyre, ruajtja e shqipes nuk paraqitet vetëm si një çështje tradite, por si një përpjekje e vetëdijshme për të mbajtur gjallë lidhjen me rrënjët, historinë familjare dhe përkatësinë kulturore. Kjo përpjekje shpesh fillon brenda familjes, por forcohet edhe përmes institucioneve arsimore dhe aktiviteteve kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Një rol të veçantë në këtë proces luajnë shkollat plotësuese të gjuhës shqipe. Një nga figurat që i ka kushtuar vite të tëra këtij misioni është mësuesja Ida Jashari, e cila prej afro dy dekadash u mëson gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës në Ostermundigen të Bernës. Në klasat e saj, ku shpesh mësojnë edhe fëmijë të gjeneratës së tretë, gjuha nuk trajtohet vetëm si mësim gramatike, por si pjesë e identitetit dhe ndjenjës së përkatësisë. “Shkolla shqipe është zemra që mban gjallë identitetin tonë larg atdheut,” shprehet ajo, duke theksuar se aty fëmijët mësojnë jo vetëm të flasin shqip, por edhe të ndjejnë lidhjen me rrënjët e tyre.

Sipas saj, ruajtja e gjuhës në diasporë është një proces që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes familjes dhe shkollës. Ajo vëren se brezi i ri nuk e ka humbur shqipen, por ka nevojë për më shumë mbështetje për ta kultivuar atë. “Brenda tyre ekziston dëshira për ta ruajtur gjuhën, ne vetëm duhet ta ushqejmë me dashuri dhe përkushtim,” thekson Jashari. Për këtë arsye, ajo e konsideron bashkëpunimin mes prindërve dhe mësuesve si një faktor vendimtar, kur këto dy shtylla ecin së bashku, gjuha dhe kultura bëhen më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Në fund të fundit, siç thotë ajo me shumë ndjenjë, të edukosh fëmijët shqiptarë në mërgatë do të thotë “të mbash gjallë një copë atdheu në zemrat e tyre”.

Ruajtja e gjuhës shfaqet edhe në përvojat e profesionistëve të rinj shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Për shembull, mjekët e rinj të diplomuar në Bazel, Morgan Hetemi dhe Thesar Abdullahu, tregojnë se lidhja me gjuhën dhe kulturën shqiptare i ka shoqëruar edhe gjatë rrugëtimit të tyre akademik. Ata u njohën që në semestrin e parë të studimeve dhe zbuluan se ndanin jo vetëm të njëjtin profesion, por edhe të njëjtën prejardhje nga Ferizaj. Kjo afërsi krijoi një ndjenjë të veçantë bashkëpunimi dhe përkatësie. “Ka qenë gjithmonë një ndjenjë e bukur të dish se ke dikë me të cilin ndan të njëjtin rrugëtim,” kujton Thesari, duke nënvizuar se kjo lidhje i ka ndihmuar të ruajnë më lehtë edhe kontaktin me gjuhen dhe kulturën shqiptare brenda një mjedisi akademik zviceran.

Edhe në botën e letërsisë, gjuha shqipe mbetet një mjet i rëndësishëm për të ruajtur lidhjen me origjinën. Shkrimtari Arbron Gashi, autor i librit poetik “Ajo çka heshtja fsheh”, tregon se të jetosh në Zvicër shpesh të shtyn të përdorësh më shumë gjuhë të tjera në përditshmëri, por zgjedhja për të shkruar në shqip është një vendim i vetëdijshëm. “Kam dashur që njerëzit e mi në Kosovë dhe në Zvicër të mund të lexojnë atë që kam për të thënë,” shprehet ai, duke theksuar se ruajtja e gjuhës në nivel të mirë kërkon praktikë dhe vetëdije të vazhdueshme.

 

Keystone SDA
Keystone

 

Në mënyrë të ngjashme, edhe profesionistë të tjerë shqiptarë në Zvicër e shohin gjuhën si një lidhje të drejtpërdrejtë me identitetin e tyre. Menaxherja në sektorin e IT-së bankare, Vildane Rexhepi, thekson se familja ka qenë faktori kryesor në ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare, ndërsa lidhja e vazhdueshme me Kosovën dhe Shqipërinë e ka ndihmuar që kjo përkatësi të mbetet e gjallë. Edhe mjekja e syve, Kaltrina Zahiti tregon se, ndonëse në përditshmërinë profesionale përdor kryesisht gjuhët zvicerane, në jetën private shqipja mbetet thelbësore. “Përmes gjuhës kam një lidhje të drejtpërdrejtë me rrënjët e mia, me traditat dhe me një mënyrë të menduari që është pjesë e rëndësishme e identitetit tim,” shprehet ajo.

Në fushën e artit dhe muzikës, kjo lidhje merr një dimension tjetër. Këngëtari Elion Krasniqi (LMN) nga Gjeneva ka zgjedhur të këndojë kryesisht në gjuhën shqipe, duke e parë atë si një pjesë të pandashme të identitetit të tij artistik. Ai tregon se ndikimi i familjes ka qenë vendimtar në këtë drejtim, pasi është rritur në një mjedis ku gjuha dhe muzika shqiptare ishin gjithmonë të pranishme. “Kam vendosur të këndoj në shqip sepse kjo është pjesë e pandashme e identitetit tim,” thotë ai, duke shtuar se publiku shqiptar e përjeton këtë me shumë emocion, ndërsa edhe publiku ndërkombëtar e vlerëson autenticitetin e artistëve që ruajnë rrënjët e tyre.

Në të gjitha këto rrëfime, gjuha shqipe shfaqet jo vetëm si një element komunikimi, por si një urë që lidh brezat dhe kulturat. Për shqiptarët në Zvicër, ajo mbetet një mënyrë për të ruajtur kujtesën kolektive, për të kultivuar ndjenjën e përkatësisë dhe për të mbajtur gjallë një pjesë të atdheut, edhe larg tyre.

 

“Një shqiptari e re”, gjenerata moderne e diasporës

Gjenerata e dytë e diasporës po formon një mënyrë të re të të qenit shqiptar, më të artikuluar, më të vetëdijshme dhe të lidhur njëkohësisht me rrënjët dhe me realitetin global. Në rrëfimet e të intervistuarve kjo “shqiptari e re” nuk shihet si shkëputje nga tradita, por si një vazhdimësi që merr forma të reja në kontekstin e jetës në Zvicër.

Për studiuesen dhe shkencëtaren e të dhënave Shkurta Gashi, kjo dukuri nuk përfaqëson krijimin e një identiteti krejtësisht të ri, por zgjerimin e atij ekzistues. Sipas saj, brezi i dytë është rezultat i një evolucioni që ndërthur vlerat e trashëguara nga familja me standardet që ofron sistemi arsimor zviceran. Ajo e vendos këtë zhvillim edhe në kontekst historik, duke e lidhur me valët e migrimit të viteve ’70 dhe ’90, kur shumë shqiptarë u përballën me sfida të mëdha integrimi. Pikërisht mbi përvojën dhe sakrificat e atij brezi është ndërtuar stabiliteti dhe mundësia e zhvillimit për brezin e dytë. Në këtë kuptim, sipas saj, kontrasti mes tradicionales dhe modernes është shpesh artificial, sepse në realitet po ndodh një sintezë mes tyre. “Brezi i dytë nuk po krijon një ‘shqiptari të re’, po e zgjeron atë,” shprehet ajo, duke theksuar se identiteti sot ndërtohet duke mbajtur fort rrënjët dhe duke përfshirë përvojën ndërkombëtare. Në një përkufizim të shkurtër, ajo e përmbledh këtë përvojë me fjalët: “Të kesh dy perspektiva dhe të dish t’i shndërrosh të dyja në vlerë.”

Edhe shkrimtari Arbron Gashi sheh në këtë brez një zhvillim të natyrshëm drejt një identiteti më të hapur dhe më modern. Sipas tij, mundësitë më të mëdha për arsim dhe zhvillim kanë krijuar një gjeneratë më të vetëdijshme për potencialin e saj. Megjithatë, ai thekson se kjo rrugë kërkon edhe një përpjekje të vazhdueshme për të mos humbur lidhjen me rrënjët. “Po, mendoj që brezi i dytë po formon një lloj ‘shqiptari të ri’, më të hapur dhe më modern,” thotë ai, duke shtuar se ruajtja e gjuhës dhe kulturës është thelbësore për të mbajtur gjallë këtë identitet. Në një fjali të vetme, ai e përkufizon këtë përvojë si “të jetosh mes dy botëve dhe të marrësh më të mirën nga të dyja”.

Edhe në fushën e mjekësisë, përvoja e Kaltrina Zahitit e përforcon këtë ide. Sipas saj, brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër po ndërton gradualisht një identitet më të integruar, ku gjuha, traditat dhe lidhja me origjinën mbeten pjesë e rëndësishme e vetëdijes kulturore, ndërsa integrimi në shoqërinë zvicerane vazhdon të thellohet.

Një perspektivë të ngjashme sjell edhe profesionistja në sektorin bankar Vildane Rexhepi, e cila vëren se brezi i dytë karakterizohet nga orientimi drejt qëllimeve dhe nga këmbëngulja për të përballuar sfidat. Sipas saj, ky brez po dëshmon çdo ditë se integrimi dhe suksesi profesional mund të ecin paralelisht me ruajtjen e identitetit kulturor. Prania e shqiptarëve në fusha të ndryshme, nga mjekësia dhe infermieria deri te ekonomia dhe drejtësia, krijon një urë të natyrshme mes dy kulturave, duke reflektuar atë që ajo e përshkruan si “bukurinë e identitetit shqiptar me atribute zvicerane”.

Në art dhe kulturë, ky identitet shfaqet përmes mënyrës se si artistët e rinj përfaqësojnë rrënjët e tyre në një skenë ndërkombëtare. Këngëtari Elion Krasniqi (LMN) e përshkruan këtë përvojë në mënyrë të thjeshtë dhe domethënëse: “Të jesh shqiptar në Zvicër do të thotë të jetosh mes dy botëve, duke ruajtur origjinën dhe duke u integruar me dinjitet.” Një mesazh të ngjashëm përcjell edhe modelja Cendrine Berisha, e cila e sheh gjeneratën e re si një brez që arrin të balancojë traditën me modernitetin. “Është një brez që di të balancojë traditën me modernitetin, me shumë vetëdije dhe ambicie,” thotë ajo, ndërsa për veten e saj të jesh shqiptare në Zvicër do të thotë “të jesh krenare për rrënjët dhe e vendosur për të ardhmen”.

Në të gjitha këto perspektiva, gjenerata e re e diasporës shqiptare shfaqet si një brez që nuk e sheh identitetin si një kufi mes dy kulturave, por si një hapësirë ku ato bashkëjetojnë dhe pasurojnë njëra-tjetrën. Kjo “shqiptari e re” nuk e zëvendëson traditën, por e zgjeron atë, duke e bërë identitetin shqiptar më të hapur, më të sigurt dhe më të pranishëm në një botë gjithnjë e më globale.

Në katër nënkapitujt e këtij artikulli u shpalosën disa nga dimensionet më të rëndësishme të këtij realiteti, siç janë identiteti mes dy kulturave, roli i arsimit dhe integrimit profesional, ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe formimi i një gjenerate të re të diasporës. Së bashku, këto rrëfime krijojnë një mozaik përvojash që tregojnë se gjenerata e dytë e shqiptarëve në Zvicër nuk është vetëm e integruar, por edhe shumë e suksesshme në fusha të ndryshme, nga shkenca dhe mjekësia, te arti, ekonomia dhe kultura.

Një element që shfaqet vazhdimisht në këto histori është roli i familjes dhe i gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit. Për shumë prej tyre, gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi, por një lidhje e drejtpërdrejtë me rrënjët, kujtesën dhe kulturën e prejardhjes. Në të njëjtën kohë, arsimi dhe përvoja profesionale në Zvicër kanë ndihmuar në formimin e një brezi të ri të profesionistëve të përgatitur, të disiplinuar dhe të hapur ndaj botës.

Kjo gjeneratë, në shumë mënyra, përfaqëson një urë të padukshme mes dy kulturave. Ajo lëviz natyrshëm mes traditave shqiptare dhe standardeve të shoqërisë zvicerane, duke marrë më të mirën nga të dyja. Përmes këtij ndërthurje, identiteti shqiptar në diasporë nuk mbetet i ngrirë në kohë, por evoluon, duke u pasuruar me përvoja të reja dhe duke fituar një dimension më të gjerë.

Në fund, historitë e këtyre të rinjve dëshmojnë se diaspora shqiptare në Zvicër nuk është vetëm një histori migrimi, por edhe një histori zhvillimi, integrimi dhe suksesi. Ajo tregon se si rrënjët mund të mbeten të forta edhe larg vendit të origjinës dhe se si një identitet i dyfishtë, larg të qenit një pengesë, mund të shndërrohet në një forcë që hap horizonte të reja për individin dhe për komunitetin si një pasuri dhe privilegj.

 

“Shumëdimensionale” – Afrona Dika

“Mund të them që ka pasur shumë sfida për realizimin e “Talk with Afrona”, ishte diçka e re dhe sfiduese…”

Modele, “influencuese”, shumë e suksesshme si “bussineswoman”, tanimë edhe moderatore në “Talk with Afrona”, Dika ka shpjeguar për albinfo.ch, si i ka lindur ideja për të realizuar një format të tillë bisede.

“Ideja lindi shumë spontanisht, isha duke menduar të bëj diçka kreative dhe të aktivizohem në fushën e artit. Jam person që dua të degjoj dhe të flas për shumë tema të ndryshme. Ky lloj formati është ndryshe nga profesionet e mia të mëparshme. Mund të them që ka pasur shumë sfida për realizimin e “Talk with Afrona”, ishte diçka e re dhe sfiduese. Do të veçoja që duhet të përzgjidhen të ftuarit në atë mënyrë që emisioni të ketë audiencë dhe të jetë një dialog me të ftuarin, në atë mënyrë që ai/ajo të tregojë më shumë për atë që e pyes dhe që përmbajtja të jetë në njëfarë mënyre e kuptueshme nga publiku, të jetë dialog tërheqës”, thotë ajo.

Sa u përket planeve për të ardhmen dhe projektet e reja, Afrona deklaron se do të rritet në aspektin biznesor teksa u shpreh se nuk ka plane të reja, pasi është shumë e angazhuar me aktivitetet e momentit.

E pyetur për pritshmëritë dhe qëllimet e saj për vitin 2024, ajo thotë se nuk do të ndalet duke punuar ndërsa ka pasur edhe një mesazh.

“Pres që ky vit 2024 të jetë i mbarë dhe mbi të gjitha të kem shëndetin e mirë, pres të ndiqet emisioni im. Unë nuk do të ndalem duke punuar dhe shpresoj t’i arrij qëllimet e mia në jetë. Ndiqni ëndrrat dhe punoni fort për arritjet tuaja”, ka përfunduar ajo.$

Kështjella Pepshi dhe suksesi i saj në fushën e muzikës në Zvicër (Video)

Kështjella Pepshi tashmë është emër suksesi në fushën e muzikës. Debutimi i saj është në hapa të sigurt, në “rrymën” e veçantë zhanrore “Europop Jazz”, shkruan Albinfo.ch.

Përveç që zotëron një emër të veçantë, Kështjella është femra shqiptare shumë e suksesshme në fusha të ndryshme të jetës në Zvicër. Energjia dhe ambiciet e saj për jetën janë të mëdha dhe asnjëherë nuk i ndali përpjekjet duke punuar për to.

Të përshkruash portretin e saj nuk është e lehtë, pasiqë tek ajo vërehen shumë veçanti, si në sjellje, në formimin intelektual, profesional dhe etik, qoftë në qëndrimet e saj dhe, para së gjithash, në të menduar.

Kjo ngase perspektiva e qasjes së personalitetit të saj e bën të jetë një vajzë entuziaste dhe kërkuese për të arritur qëllimet drejt suksesit.

Kështjella Pepshi, pavarësisht se është në fillimet e dubutimit të saj, ajo është duke punuar fort për të depërtuar në tregun botëror dhe çdoherë e më shumë po bëhet një emër suksesi në fushën e muzikës, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro-zvicerane u zgjodh “Miss Kosova Univers” dhe, po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e “Miss Univers”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në botë.

Kështjella, me kalimin e viteve, ishte e përfshirë edhe në fushën e politikës në Zvicër me shumë aktivitete të ndryshme, veçmas për migrimin e shqiptarëve dhe integrimin e tyre në një shoqëri dhe kulturë tjetër, siç është ajo zvicerane. Ajo ka kandiduar në Parlamentin zviceran me temën programore: “Çështjet e migrimit dhe integrimit”.

Për bukuroshen shqiptare, Zvicra është shteti që u ofron mbështetje të gjithë të rinjve, veçmas artistëve të rinj.

“Zvicra është një vend i bekuar nga Zoti. Është një vend me shumë perspektivë, të hapë rrugë dhe shkollim deri në maksimum, qoftë në kulturë, sport dhe në shumë fusha të tjera, ndërsa neve na mbetët ta shfrytëzojmë këtë sa më mirë”, shprehet ajo.

Krijimtaria dhe jeta profesionale muzikore

Kështjella ka lindur, jeton dhe vepron në Heimberg të Zvicrës, në kantonin e Bernës. Ajo është me origjinë nga Juniku i Kosovës. Prindërit e saj, para shumë vjetësh kanë emigruar në Zvicër shkaku i situatës jo të mirë të krijuar në atë kohë, shkruan albinfo.ch.

Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.

Duke qenë se ajo është lindur dhe e rritur në kantonin e Bernës, ajo ka përfundur shkollimin po në këtë vend.

Keshtjella tregon për albinfo.ch se muzikën e ka pasion dhe se ka filluar të këndojë që në moshë të re, nëpër koncerte të ndryshme në Zvicër.

“Kam filluar të këndoj si fëmijë, por nga mosha 7-vjeçare kam filluar të marr pjesë nëpër koncerte të ndryshme që organizoheshin në Zvicër, pastaj në manifestime shkollore dhe “Mini Pley Bec Show”, ku kam fituar edhe çmime të ndryshme”, tregon ajo.

Kështjella ndjek “rrymën” e muzikës “Europop Jazz”, zhanër ky i veçantë, i kombinuar dhe i vështirë për t’u kënduar. Ajo u komentua për ngjyrat e saj të zërit dhe mjeshtrinë e këndimit, të dy këto vlera që ajo i gëzoi që në paraqitjet e para si këngëtare. Në vitin 2018 ajo publikoi këngën e saj të parë: “Too Many Miles”.

“Zhanri im në muzikë është “Europop Jazz”, ndërsa kënga ime e parë quhet “Too many miles”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë”, shprehet ajo.

Duhet theksuar se Kështjella ka një gërshëtim të veçantë mes zhanrit “Europop Jazz” dhe kjo patjetër se është një përparësi për të, që në një të ardhme të bëhet yll i muzikës botërore.

Kënga e parë e saj u dëgjua shumë dhe u transmetua në shumë media muzikore të njohura botërisht.

“Kënga ime e parë pati mjaft sukses, “Too many miles”, këngë kjo e transmetuar në “Radio Berlin”, “Radio 15” dhe në emisionin më të shikuar në Evropë “MTV” në Televizion. Ky sukses më shtyn të ec edhe më shumë drejt ëndrrës sime”, thekson ajo.

 Skenike dhe me ngjyrim emocional

Kështjella Pepshi deri më tani ka arritur të realizojë katër këngë në gjuhën angleze dhe shumë “covera” nga këngëtarë të mirënjohur në botë, shkruan albinfo.ch.

Këngët e saj janë: “Too many miles”, “Even if the Sky is Blue”, “Who Cares”, “Wrong or right (Cover by Kwabs)” dhe “Shape of my Heart (Cover by Sting)”.

Të gjitha këto këngë kanë nga një sukses më vete, në të gjitha dimensionet. Si nga ana skenike, ashtu edhe nga ngjyrimi emocional që përçojnë te publiku.

Për bukuroshen shqiptare, “coverat” ishin një mundësi e mirë që të tregojë talentin e saj dhe pikënisje për të krijuar një profil orgjinal si këngëtare.

“Po, “coverat” ishin një mundësi ku si këngëtare pata mundësi ta tregoj talentin tim dhe për të provokuar, matur dëgjuesit sa po pëlqehesha. Por, për të pasur një profil si këngëtare, të duhen këngë e punuar vetë,” shprehet ajo.

Kështjella e pëlqen shumë gjuhën shqipe, por nuk ka menduar ta punojë një këngë në shqip, pasiqë është e fokusuar në tregun ndërkombëtar.

“Më pëlqen gjuha shqipe shumë dhe vërtet tingëllon shumë bukur, por nuk kam menduar për këtë çështje, pasi jam e fokusuar për të arritur në tregun ndërkombëtar”, tregon ajo.

Këngëtarja nga Kosova e veçon se frymëzim për të është Nexhmije Pagarusha.

“Këngëtare të preferuar nga Kosova do ta veçoja Nexhmije Pagarushën. Është shkurt një fenomen i papërsëritur dhe krenohem që i takon popullit shqiptar”, thekson ajo.

2021 do të startojë me album dhe projekte të reja

Kështjella bëri të ditur për Albinfo.ch se këtë vit do të sjellë disa këngë të reja, të përmbledhura në një album.

“Ndër planet e reja për këtë vit do të jetë përfundimi i albumit tim të parë muzikor me disa këngë dhe të jem para një ngjarjeje të madhe muzikore. Nuk dua të flas më shumë për këtë projekt, preferoj të flasë puna ime”, përfundon ajo. /Albinfo.ch

 

 

 

Dy motrat simpatike, blogere të suksesshme në vlogun e tyre në Itali

Steisi dhe Eleni Zylfo janë dy motra shqiptare që kanë lindur, jetojnë dhe veprojnë në Modena të Italisë, shkruan albinfo.ch.

Të dy motrat janë të bukura dhe duket se janë binjake, por në fakt, ato kanë një diferncë prej 2 vjetësh në moshë. Steisi është 13-vjeçare dhe Eleni 11 vjeç.

Prej disa kohësh atë kanë krijuar vlogun e tyre, në të cilin hedhin materiale të ndryshme, si foto, video, jetën e tyre të përditshme.

Ato në postimet e tyre kanë të grumbulluara mijëra klikime në Youtube, shkruan tutje albinfo.ch.

Ani pse kanë lindur dhe jetojnë në Itali, gjuhën shqipe e kanë kultivuar nga prindërit dhe flasin shumë rrjedhshëm.

Ato mund t’i ndiqni në kanalin e Youtybe në “Steisi Eleni Zylfo”, kanal ky, ku mund të gjeni të gjitha videot interesante të vajzave që kanë karaktere të ndryshme, qoftë për vetëdijesim, veshje, kuzhinë etj.

Eleni ka dëshirë të jetë një foto-modele dhe aktore në Itali, profesione që ka për synim në të ardhmën e saj, ndërkohë Steisi ka dëshirë të jetë moderatore në fushën e mediave, qoftë në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato italiane.  /Albinfo.ch

 

4-vjeçari shqiptar nga Zvicra po shkëlqen edhe në Kinë

Është vetëm katër-vjeçar, por është një top model shumë i njohur. Madje, me këtë profesion ka filluar të merret më herët dhe është emër i njohur në modelizëm. Ky Ardi Klimenta, raporton albinfo.ch.

Ardi është një fëmijë shumë i kërkuar në Evropë nga dizajnerë të huaj, kurse tani është bëri i njohur edhe në Kinë.

Ardi jeton me familje në Zvicër dhe ende nuk ka shkelur në Kinë, por megjithëse këtë, fotot dhe emri i tij së bashku me karrierën dhe famën e tij po flitet e shkruhet edhe në mediat kineze, madje duke e krahasuar me stil edhe me David Bechkam, pavarësisht se me krenari e themi se ai është fëmija i madh i prindërve shumë simpatik shqiptarë, transmeton lajmi.net.

Doresa Halilaj, përcjellësja e parë në “Miss Universe Germany”

 

Tash duhet t’i rreket punës, fotografive, reklamave, dhuratave dhe komplimenteve. Bukuroshja shqiptare Doresa Halilaj ka lënë pas një fundjavë stresuese pas spektaklit që u mbajt më 7 gusht në Windhagen të Gjermanisë, ku ishte pjesë e dhjetë kandidateve për të u zgjedhur “Miss Universe Germany 2016”.

Ajo u shpall përcjellësja e parë e “Miss Universe Germany 2016” (vendi i dytë). Për 22 vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar, raporton “albinfo.ch”.

Doresa banon në Metzingen të Gjermanisë. Ajo është infermiere dhe punon në klinikën e të aksidentuarve në Tubingen. Edhe pse i pëlqen fusha e modelimit, Doresa nuk do të hiqte dorë nga profesioni i infermieres për një karrierë si modele.

“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë kolegë të mi. Përgjigja ime është: Jo, dëshiroj të qëndroj tek pacientët e mi. Karriera e një modele është shumë stresuese dhe spontane. Unë e pëlqej jetën dhe punën time qe e bëj çdo ditë në spital”, ka thënë Doresa për mediat gjermane.

Bukuroshja shqiptare është shprehur se ka marrë shumë mesazhe urime për çmimin që e ka fituar, madje njerëzit kanë filluar ta njohin edhe kur del rrugës, nga ku nuk i mungojnë as komplimentet e shumta.

Kurorën e më të bukurës të këtij spektakli e ka fituar Johanna Acs.

Bukuroshja shqiptare nga Zvicra përfaqëson Kosovën në “Face of Beauty Internacional”

Ajo nuk arriti të fitojë kurorën e bukurisë në “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, por arriti të bëhet pjesë e një gare botërore. Bukuroshja kosovare, e cila jeton në Zvicër, Qendresa Azemi, është zgjedhur të jetë përfaqësuese e Kosovës në spektaklin e bukurisë “Face of Beauty Internacional 2016” që do të mbahet në Ulan Bator të Mongolisë.

Këtë lajm ajo e ka shpërndarë edhe me miqtë e saj në “Facebook”, në të cilën ka shkruar në dy gjuhë: frëngjisht dhe shqip:

“Jam krenare që përfaqësoj vendin tim në Face of Beauty  Internacional 2016. Prej 10 deri më 23 shtator 2016 në Mongoli. Falënderoj Ferdi Avmedoskin, sepse pa të kjo nuk do të kishte qenë e mundur”, ka shkruar Qëndresa, njofton albinfo.ch.

Ergina Ramadani prin me votat e lexuesve për “Mis Zvicra Lindore”

 

Vajza 19 vjeçe nga Glarusi, me prejardhje kosovare, Ergina Ramadani është kualifikuar, në mesin e 9 vajzave më të bukura për finalen e sivjetme të zgjedhjes së Misit për Zvicrën lindore. Asaj madje i parashihen shanse të mira që të fitojë kurorën në spektaklin që do të mbahet më 21 maj në St. Gallen, shkruan südostschweiz.

Ergina ka dalë e para, gjegjësisht ka marrë më së shumti vota lexuesish në garën virtuale që ka shpallur portali 20minuten.ch.

Nëse do të fitojë, ajo do të jetë e dyta pas Michelle Schmid, që do ta sillte kurorën në kantonin e Glarusit, transmeton albinfo.ch. Schmid kishte fituar titullin e Miss Zvicrës Lindore në vitin 2014.

“Në rast se fitoj, unë do ta shfrytëzoj popullaritetin e fituar për mbështetur të sëmurët. Gëzohem shumë kur i bëj të buzëqeshin të sëmurët nga kanceri”, thotë 19 vjeçarja e cila është duke ndjekur shkollën profesionale për radiologji.

Por, rruga deri atje nuk është aspak e lehtë.

Ata që duan ta ndihmojnë Erginën për të fituar kurorën e më të bukurës, këtë mund ta bëjnë duke dërguar një SMS prej 90 rapësh në numrin 919 me fjalëkalimin mo07.

Albinfo.ch në revistën e saj e cila del javën që vjen, bën një prezantim më të zgjeruar të Erginës dhe kandidates tjetër për Mis Zvicra Lindore, Leunora Hasanaj.

Kaçurrelja shqiptare e spektakleve të bukurisë në Zvicër

Filloreta Berisha tashmë është bërë një emër i njohur në Zvicër. Muajin e kaluar ajo në konkursin e bukurisë “Miss Auto Zurich” fitoi dy çmime: përcjellësja e parë e miss-it dhe “Miss Fotogjenia”. Menjëherë pas këtij suksesi, bukuroshes pejane e cila jeton në Sempach të Lucern-it, i ofrohet marrëveshje për të qenë pjesë e reklamës “Mercedes Fans Schweiz”.  Kaçurrelja 20-vjeçare në këtë intervistë të dhënë për albinfo.ch na tregon më shumë për profesionin dhe jetën e saj private.

albinfo.ch: Fitove dy çmime në “Miss Auto Zurich”.  Përcjellësja e parë dhe “Miss Fotogjenia”. Çfarë kanë ndryshuar në jetën tënde këto dy çmime?
Filloreta Berisha: Derisa isha e vogël ëndrra ime ishte që të bëhem miss. Jam shumë e kënaqur për këto dy çmime dhe që ëndrra më është realizuar. Natyrisht se kam pritur edhe më shumë, por besoj që në të ardhmen do të korr suksese të tjera.

Me profesion je kontabiliste. Çfarë bën tjetër jashtë profesionit?
Merrem me sport, fitnes. Ndërsa pjesën tjetër të lirë e kaloj me familje. Po ashtu jam duke studiuar edhe në gjuhën angleze.

Më e rëndësishme për ty tash është të arrish suksese në skenat e spektakleve të bukurisë apo të shkollimit?
Natyrisht që për mua primar është shkollimi, por fatmirësisht po mundohem t’ i bëj suksesshëm të dyja në të njëjtën kohë.

Çfarë roli luan bukuria në jetën tënde?
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.

Një femër e cila bëhet e njohur për publikun, a duhet të dalë nga shtëpia pa make – up?
Mendoj se një person publik duhet të ketë kujdes në çdo dalje, sjellje dhe lëvizje që bën, për shkak se përcillet nga masa. Edhe unë nuk dal nga shtëpia pa qenë e kompletuar.

Cili është komplimenti më i mirë që të është bërë ty?
Komplimente kam marrë të shumta, por ato që më bëjnë më së shumti përshtypje janë kur më thonë se jam një person me plot buzëqeshje, me shpirt të pastër dhe e komunikueshme me njerëz të tjerë.

Çfarë pëlqen më së shumti në pamjen dhe trupin tënd dhe çka jo?
Flokët kaçurrele më pëlqejnë më së shumti. (qesh).

A është dikush që ka fituar zemrën tënde?
Jo, askush. Nuk jam e dashuruar.

Si duhet të jetë një mashkull për ty me të cilin do të kishe menduar të ardhmen tënde?
Nuk e kam paramenduar asnjëherë. Dashuria vjen atëherë kur nuk e parashikon.

Për hirë të dashurisë a kishe pranuar të kthehesh për të jetuar në Kosovë?
Sot mund të them jo, por jetës nuk i dihet…

Planet për të ardhmen tënde?
Shkollimi dhe pjesëmarrja në fushat e ndryshme të modelimit dhe spektakleve të bukurisë.

Nuk mjafton vetëm bukuria…
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.

Shqiptarja nga Zvicra përfaqëson bukurinë e Kosovës në Kore


Është e lindur në Zvicër, por në zemër e ka Kosovën. Liridona Uka nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Me modelim ajo merret që prej moshës 16-vjeçare. Pos sfilatave të shumta, ajo ka arritur t’ua rrëmbejë çmimin e parë vajzave të Dukagjinit, duke fituar në spektaklin “Top model Dukagjini 2009”. Po ashtu Liridona është zgjedhur edhe “Miss Zvicra – Shqiptare” në një spektakël të organizuar nga bashkatdhetarët tanë këtu. Ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngëtarit Edi Gjakova, kurse prej kohësh është modele e agjencisë “Bora Balaj Fashion”, e njohur për kreacionet e saj për veshje kombëtare dhe fustane solemne.Sukseset e shumta në fushën e modelimit dhe spektakleve të bukurisë e kanë bërë 23-vjeçaren Liridona Uka të zgjedhet si bukuroshja më e denjë për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss First Beuty World 2014” në Kore. Ajo ka disa ditë që është duke qëndruar atje dhe duke u përgatitur për finalen e madhe që do të mbahet më 9 dhjetor të këtij viti. Për albinfo.ch Liridona na tregon për çastet që është duke i kaluar atje. “Ftesa për të përfaqësuar Kosovën më ka ardhur nga drejtori nacional i Kosovës, Shpejtim Zejneli. E pranova me shumë gëzim dhe ndihem krenare që kam fatin të përfaqësoj shtetin tonë, Kosovën”, shprehet ajo me krenari. Uka, gjatë ditëve sa është në Kore, së bashku më vajza të tjera kanë vizituar vende të ndryshme. Sipas saj, konkurrenca është shumë e madhe, por si shqiptare që është, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. “Jemi 23-vajza dhe po kalojmë  mirë së bashku. Unë jam në një dhomë me përfaqësuesen nga Filipinet, e cila e njeh paksa gjermanishten dhe po kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën. Ka filluar t‘i mësojë edhe disa fjalë shqip. Konkurrenca është e madh, por si shqiptare që jam, nuk do të dorëzohem”, tregoi ajo për albinfo.ch.

Gjatë paraqitjes së saj në finale, ajo do të sfilojë me veshje kombëtare të dizajnuara nga Bora Balaj. Ndërkohë, me vete ka marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. “Në mes të flamurit është Shqiponja, kokën lart e shumë krenar, t’i themi botës se jemi shqiptarë”, theksoi ajo për të vazhduar tutje. “Sa herë që e shoh flamurin kombëtar, kam një ndenjë të veçantë, prandaj kudo që shkoj atë e marr me vete”, u shpreh ajo.

Liridona Uka është shumë ambicioze për të fituar garën në këtë spektakël, ndërsa pas këtij spektakli ajo pret një ofertë për të reklamuar në Brazil. Përveç angazhimeve me modelim, Dona punon për dyqane të veshjeve të firmave më të shtrenjta në botë, ndërkohë i ndihmon edhe babait të saj në menaxhimin e picerisë “Romantika” në Klingnau të Zvicrës.

 

Arben Gjinaj

 

 

Nrecë Kabashi, i treti në “Miss & Mister Zvicra Romande”

Nrecë Kabashi  ka zënë vendin e tretë në spektaklin “Miss & Mister Romande 2015”, spektakël ky që organizohet vetëm për kantonet frankofone (Romandi). Manifestimi i cili është mbajtur në Gjeneve ka shpërblyer me një çmim djaloshin shqiptar nga komuna e Pejës.

“Gara ka qenë e shumë e madhe. Në fillim kanë qenë 400 kandidatë, më pastaj është bërë seleksionimi për finale, kurse unë arrita të fitoj vendin e tretë. Ishte një kënaqësi për mua dhe asnjëherë nuk e kisha menduar se do të arrij këtë sukses”, ka theksuar për albinfo.ch 23 vjeçari që jeton në Gjenevë të Zvicrës.

Tutje, ai ka deklaruar se këtë çmim ia dedikon nënës së tij të sëmurë. “Për mua ky titull është një fitore kundër jetës. Me familje kemi jetuar në Kosovë deri në kohën e luftës, pastaj babai na ka rregulluar dokumentacionet dhe na ka sjellë këtu në Gjenevë. Tash pesë vite nëna ime vuan nga një sëmundje dhe është në dializë, andaj dua që ky çmim dhe kjo fitore t`i dedikohet plotësisht asaj”, është shprehur Kabashi.
Nreca, i cili punon në logjistikë në një postë në Gjenevë, dëshiron që në të ardhmen të punojë si model në Paris, por nuk i refuzon as pjesëmarrjet në reklama apo konkurse të bukurisë në Kosovë.

“Me shumë qejf do ta kisha pranuar edhe ndonjë ofertë në Kosovë. Është vendi im, aty jam i lindur”, shton ai.

Fitues të këtij spektakli u zgjodhën Julie Aubry dhe Mattia Tondo, ndërsa duhet theksuar se kurorën e Miss-it e dhuroi shqiptarja Sindi Arifi e cila ishte kurorëzuar dhe mbante për një vit titullin “Miss Suisse Romande 2014” .
A.Gj.

Nrecë Kabashi1

I riu shqiptar defilon për Versace

Tashmë i riu nga Gjakova ka mbërritur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.

I kanë mjaftuar vetëm 2 vjet modelim 20-vjeçarit nga Kosova, Edison Kelmendi, për t’u bërë i njohur në fushën e modës jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Edisoni thotë t’i ketë hyrë në qejf modelimi ngase ishte inspiruar nga babai i tij, i cili qysh si i vogël e kishte fotografuar çdo lëvizje të tij.

“Ka dy vjet që merrem me modelim, por me një angazhim të plotë vetëm 1 vit“, tha Edisoni për albinfo.ch.

Tashmë i riu nga Gjakova ka shkelur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.

Edisoni ishte pjesë e sfilatës së „Versace“ për koleksionin vjeshtë/dimër 2012/13.

„Ka qenë një ndjenjë e papërshkruar. Kam qenë me fat të takohem me Donatela Vercace-n“, tha për albinfo.ch modeli me prejardhje nga Gjakova, Edison Klemendi.

Modeli shqiptar përveç në „Versace“, tashmë po modelon edhe në Mynih e Hamburg, si dhe në vende të tjera. Aktualisht ka një kontratë me Schwarzkopf në Hamburg.

Jo vetëm kaq, fotografitë e Edison Kelmendit tashmë kanë zënë vend në ballinat e revistave më të njohura gjermane dhe zvicerane.

Paraqitja më e njohur e Edisonit ishte në Gjermani për magazinën „GQ“.

„Isha edhe në magazinat „Joy“, „Look“, „Friday“, „Hochzeit“, „Lounge“, por edhe në shumë të tjera“, bën të ditur Edisoni Kelmendi.

Edisoni ka realizuar disa sesione të tjera me fotografi në “Schweizer illustrierte” dhe “Herren Globus”, duke bashkëpunuar me fotografët e njohur Michael Rohner dhe Christoph Kostlin. Edisoni tha ta ketë marrë seriozisht bisnesin e modelimit dhe dëshiron të arrijë më shumë në këtë fushë.

Edison Kelmendi është i lindur në Gjakovë. Modeli shqiptar kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën njëvjeçare. Tani ai jeton me familje në Cyrich të Zvicrës.

20-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë.

Foto galeri

Leunora Xhemajlaj ,”Face of Switzerland 2012″

Një juri profesionale prej 6 anëtarësh i ka ndarë ditë më parë në Cyrih shqiptares 20 vjeçare Leunora Xhemajlaj titullin “Face of Switzerland 2012”. Kjo është një e arritur e madhe për vajzën e bukur nga Rombach-u i Aargaut, e cila, të dielën që vjen, feston ditëlindjen e saj të njëzetë.

Me zgjedhjen si “Fytyra e vitit e Zvicrës”, Leunora ka realizuar një ëndërr të kahmotshme. Që në fëmijëri ajo kishte pasur shumë dëshirë të konkurronte për t`u zgjedhur mis. Në fakt kjo dëshirë iu plotësua asaj gjatë verës që shkoi, kur, në “Mis Kosova 2012” hyri në mesin e dhjetë më të bukurave dhe fitoi çmimin “Mis fotogjenia”.

Suksesi i arritur në Kosovë e kishte trimëruar atë që të merrte pjesë edhe në garën për “Face of Switzerland 2012”.

Të mbash këtë titull, për Leunorën do të thotë shumë. “Fytyra ime e përcjell tutje simpatinë e Zvicrës”, thotë ajo. Leunora kishte pasur gjithmonë dëshirë që ta përfaqësonte Zvicrën në ndonjë mënyrë. Përkundër rrënjëve të saj kosovare, ajo identifikohet plotësisht me Zvicrën. “Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Zvicra është vendlindja ime”.

Gara e kishte joshur atë edhe për faktin se, ndryshe nga gara për “Mis Zvicra”, kandidatja nuk është e detyruar të jetë perfekte në gjithë paraqitjen e saj. “Këtu nuk kërkohet një `pako komplete`, por është fytyra ajo që vlerësohet”, thotë Xhemajlaj e cila është e gjatë “vetëm” 1.68 m.

Leonora jeton akoma te prindërit në Rombach dhe punon në administratën e një tregtoreje me artikuj për zyra, në Hünenberg. Deri më tash në vendin e punës udhëtonte me trafik publik. Por, falë çmimit të fituar, ajo tash e tutje do të udhëtojë me veturën që i është dhënë në dispozicion nga “Face of Switzerland”. Natyrisht, pas 6 muajsh ajo duhet t`ia kthejë sërish këtë makinë sponsorit.

Suksesi nuk i ka “rënë në kokë” Leunorës. Ajo dëshiron që patjetër të vazhdojë punën në profesionin që e ka mësuar ndërsa modelimin do që ta ketë si hobi. Tash për tash nuk mendon që t`i kushtohet plotësisht karrierës së modeles, thotë ajo për gazetën “Baselandschaftlichezeitung”.

“Tash duhet të shoh njëherë se çfarë më ofrohet. Unë, natyrisht, nuk do të kisha asgjë kundër ndonjë oferte”, thotë Xhemajlaj. Ndërkohë, menjëherë pas kurorëzimit të saj si “fytyra e Zvicrës”, Leunorës tashmë i kanë ardhur ofertat e para nga bota e marketingut.

Foto galeri

Prishtinasja Iris Shala “Playmate” e korrikut 2013

Aktorja dhe topmodelja 22 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe që jeton në Graz të Austrisë është zgjedhur për “Playmate July 2013”, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj.

Irisi është e njohur edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (na dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë.

Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë.

Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin. Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.

Është me siguri shqiptarja e parë që zgjidhet “Playmate” në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave, “Playboy”.

iris-shala-darstelle_0

 

12.06.2013

Kristjana Duhanaj, me veshjen e Shote Galicës, në „Face of Beauty”

Kristjana Duhanaj është përfaquesja e Republikës së Kosovës që merr pjesë në garën e bukurisë “Face of Beauty International 2013”, që është duke u zhvilluar nga data 3 nëntor 2013 në Tajlandë.

Kristjana është një vajzë 19 vjeçare nga Klina dhe jeton në Suedi. Ajo do të performojë me veshjen e Shote Galicës dhe me fustanet e butikut Fashion, me pronar Flurim Kryeziun.

Kristjana Duhanaj ka valëvitur flamurin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, shtet ky i fundit që deri tash ka njohur shtetin tonë.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka treguar seriozitet duke fituar zemrat e vetë garueseve dhe medieve Tajlandeze, për të qenë favorite për titullin kryesor, përzgjedhja për të cilin do të mbahet më 12 Nëntor 2013.

Shpejtim Zejneli, drejtori nacional i kësaj gare për Kosovën lut shqiptarët kudo që janë, të përkrahin bukuroshen shqiptare, duke e votuar atë në Internet që të jetë fituese edhe  e votimit elektronik.

lllllllllll

10.11.2013

Bleta Gashi, “Miss Fotogjenia” në garën “Miss Zürich 2013”

Mbrëmjen e të shtunës në “Komplex 457” është mbajtur spektakli “Miss Zürich”, në të cilin është zgjedhur vajza më e bukur e Kantonit të Cyrihut. Kurora “Miss Zürich 2013”, pas një programi të pasur artistik dhe sfilatave rë shumta, ka shkuar në kokën e bukuroshes Marina Etlin.

Ajo ka marrë vlerësimin më të lartë nga juria dhe publiku dhe kështu për një vit do të bartë kurorën, që nënkupton edhe shumë aktivitete, parakalime, termine fotografimi dhe sigurisht, pjesëmarrjen në Miss Zvicra 2014. Etlin, që tash ka hyrë në mesin e 18 kandidateve për këtë titull.

Një kandidate tjetër të cilës i janë dhënë gjasa të mira në këtë garë ka qenë dhe shqiptarja Bleta Gashi. Ndonëse nuk ka marrë kurorën, ajo është zgjedhur “Miss Fotogjenia”, respektivisht ka zënë vendin e tretë në përzgjedhjen e misit të Kantonit të Cyrihut. Dhe ky nuk është sukses i vogël, kur dihet konkurrenca e fortë që mbretëron në qytetin dhe kantonin më të madh të Zvicrës.

Misss foto

 

01.12.2013

 

Albana Shabani, e treta në “Mis Gjermania e Jugut 2014”

Albana Shabani, shqiptarja që pak muaj më parë pati fituar kurorën “Mis Schwarzwald 2013”, është zgjedhure treta në një konkurrencë për titullin “Miss Süddeutschland 2014” (Mis Gjermania e Jugut), që është mbajtur të enjten, më 8 janar.

Vajza 18 vjeçe nga qyteti Triberg ka qenë dje pjesë e një gare, fituesja e të cilës merr pjesë drejtpërdrejt në garën për Mis Gjermaninë 2014, shkruan regiotrends.de. Dhe, ky privilegj i ka takuar kësaj here studentes 27 vjeçe të menaxhmentit dhe biznesit Mareen Wehner nga Heilbronni. Vendin e dytë ose titullin e shoqërueses së parë të misit të ri e ka fituar Michaela Ciernioch, një profesioniste 24 vjeçare në fushën e automobilave.

Wehner, e zgjedhur “Mis Gjermania Jugore” do të marrë pjesë në spektaklin e zgjedhjes së Misit të Gjermanisë që mbahet më 8 shkurt 2014 në Europa Park në Rust. E posazgjedhura ka përvojë të mirë në këso garash. Vetëm dy vite më parë Mareen Wehner kishte fituar titullin e të dytës në garën për Mis Gjermania, që është një bazë e mirë për garën që e pret më 8 shkurt.

Ndërsa Albana Shabani është duke ndjekur mësimet në gjimnazin ekonomik në Furtwangen dhe qysh si e vogël kishte ëndërruar të fitonte në një garë për mis.

Si nxënëse e rregullt që është, ajo menjëherë pas garës ka vazhduar për në shkollë. Albana në asnjë mënyrë nuk mendon të braktisë shkollën për shkak të angazhimit si mis Schwarzwald. Në vitin 2015 ajo do të bëjë abiturën dhe pastaj të fillojë studimet. Aktualisht është duke mësuar gjuhën e pestë, spanjishten. Ajo e zotëron gjuhën e prindërve, shqipen dhe veç saj edhe gjermanishten, anglishten dhe frëngjishten.

albana shabani

Bleta Gashi, shoqëruesja e parë në “Miss European Tourism”

19-vjeçarja që jeton në Zvicër, Bleta Gashi, nuk ka arritur të rrëmbejë kurorën e më të bukurës, por është zgjedhur shoqëruesja e parë në eventin e bukurisë «Miss European Tourism 2014» që ishte mbajtur nga 27 qershori deri më 6 korrik 2014 në Rumani.

Bleta Gashi është e gjatë 1.74 cm dhe ka marrë pjesë në Miss Zürich, me ç`rast është shpallur fituese e titullit Miss Fotogjenia.

Megjithatë, Bleta, e cila në Rumani ka valvitur flamurin shqiptar, ka marrë komplimente si kandidatja më e bukur.

Shpejtim Zejneli, drejtor nacional i kompanisë që bën përzgjedhjen e kandidateve nga Kosova, ka paralajmëruar pjesëmarrjen edhe në garat e bukurisë në Kinë dhe më pas në Turqi.

Kurora e “Miss European Tourism 2014” sivjet i ka takuar Miss Letonia, ndërsa shoqëruese e dytë u zgjodh Miss Ukraina.

Anita Shala, finaliste në “Miss Zvicra 2014”

Anita Shala dëshiron të zgjedhet “Miss Zvicra 2014”. 20-vjeçarja, e cila jeton në Emmenbrucke të Luzernit, është e vetmja kandidate nga Zvicra qendrore, e cila merr pjesë në këtë spektakël. Ndihmësja e mjekut të dhëmbëve që punon në një ordinancë në Cyrih nuk i pëlqen shumë grimin e tepërt dhe as veshjet ekstravagante. Edhe kur ka për të dhënë ndonjë intervistë para medieve, asaj nuk i duhet më shumë se 30 minuta për t’u rregulluar.

“Shumë më mirë kuptohem me njerëzit që nuk janë shumë të pashëm. Shumë njerëz bukurinë e lidhin me arrogancë, të tjerët me zili dhe xhelozi. Kjo nuk më pëlqen”, ka thënë Anita.
Në ordinancën e dhëmbëve në Cyrih bukuroshja me prejardhje shqiptare, e cila është gjatë 1.77 cm, punon e pashminkuar. “Gjithmonë ka femra të bukura ose një trup më të mirë se unë, por ju duhet ta shfaqni atë që keni nga brendësia, e jo nga veshja. Pamja e jashtme është dhuratë nga zoti”, thotë asistentja e dhëmbëve.

Kam përkrahjen familjes

Anita Shala është e lindur dhe e rritur në Emmenbrucke. Prindërit kanë prejardhje nga Kosova. “Ata janë shumë të gëzuar që unë jam në mesin e finalisteve. Në veçanti nëna ime, e cila ishte e habitur kur i tregova për këtë. Ajo dëshironte gjithmonë të më shihte në një skenë të tillë”, thotë asistentja bukuroshe. Gjithashtu edhe babai i saj ishte shumë krenar për arritjen e bijës së tij. “Ai e respekton pjesëmarrjen time, pavarësisht që kjo sfidë është me stres, megjithatë po ia kaloj mirë. Babain e kam si shok”. Të gëzuar për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Miss Zvicra” janë edhe motra e saj, Agnesa, 18 vjeçe dhe vëllai Muhameti, 15-vjeçar. “Kam pasur përkrahje të madhe nga familja ime. Ne kemi një lidhje të veçantë familjare”, thotë Anita Shala. Ajo ka mësuar shumë nga kultura e Kosovës, por këtë e ka gërshetuar edhe më arsimin e marrë nga Zvicra.

S ‘di a kam shans të fitoj “Miss Zvicra 2014”

Në rrethin e saj Anita përshkruhet si një person me zemër të mirë. 20-vjeçarja, e cila që afro tre vjet është në lidhje me Rinorin, 22-vjeçar nga Cyrihu, me të cilin tashmë edhe bashkëjeton, tregon shumë për jetën e saj. E pëlqen diellin, sepse në rrezet e diellit ndihet veçanërisht mirë. Është e kujdesshme në ushqim, por nuk i kushton shumë rëndësi dietave. “Pikë e dobët” e saj duken të janë këpucat, ka aq shumë, sa që duhet një kohë e gjatë për t’ i numëruar.

Anita nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë me të nëse shpallet fituese. “Përpara planifikoja gjithçka, kurse këtë herë e kam lënë që gjërat të rrjedhin vetvetiu. Nuk e kam idenë se a kam shans për të fituar”, thotë ajo. Nëse fiton, ajo dëshiron të jetë një shembull për fëmijët e saj. “Unë kisha një fëmijëri shumë të mirë dhe dua ta trashëgoj atë përvojë”, ka thënë Anita Shala, në një intrevistë për “Neue Luzerner Zeitung”.

A.GJ

Valmira, përcjellësja e dytë në “Miss Universe Gjermania”

Valmira Krasniqi është shpallur përcjellësja e dytë e “Miss Universe Gjermania 2014”. Bukuroshja shqiptare, 18-vjeçare, e cila jeton në Helbron të Gjermanisë, ka arritur këtë sukses në mesin e 10 finalisteve që u mbajt në Gjermani.

Faqja zyrtare e “Miss Universe Germany” sapo ka njoftuar për finalistet e këtij viti. Sipas saj, fituese e kurorës së “Miss Universe Gjermania 2014” është shpallur Josefin Donat, përcjellësja e parë Sandra Lopez, ndërsa përcjellësja e dytë Valmira Krasniqi. “Ne kishim dhjetë finaliste mahnitëse. Zgjedhja ishtë më e vështirë se kurrë më parë, mirëpo ne tashmë kemi një “Miss Universe Gjermania” të re dhe ajo është Josefin Donat”, ka shkruar kjo faqe.

Kujtojmë se pjesë e këtij spektakli ishin edhe dy shqiptaret e tjera, Albina Nocaj dhe Martina Ivezaj, për të cilat gjithashtu kishte shkruar kohë më parë portali albinfo.ch. Derisa Albina, vajza me prejardhje nga Gjakova, nuk arriti më shumë se në mesin e 15 finalisteve, bukuroshja tjetër shqiptare nga Mali i Zi, Martina Ivezaj, hyri në finale, duke u llogaritur si favorite, megjithatë nuk arriti të rrëmbejë asnjërin nga tri çmimet kryesore.

A.Gj.

Sindi Arifi, e bukura e Zvicrës


Sindi Arifi është shqiptarja e parë që ka fituar kurorën e një spektakli bukurie në Zvicër. Në vitin 2013 ajo u shpall fituese e “Miss Zvicra Frankofone”. Që nga ajo kohë Sindi ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe kompani me emër jo vetëm në Zvicër, por edhe në Evropë. Përveç kësaj, për albinfo.ch Sindi tregon se pasion e ka edhe muzikën, ku premton që së shpejti të shfaqet edhe me ndonjë projekt të ri muzikor.Është një nga vajzat më të bukura në Zvicër, e cila këtë dhuratë të natyrës ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Është shqiptarja e parë që ka fituar kurorën në një spektakël bukurie në Zvicër. Viti 2014 për Sindi Arifin ishte viti më i suksesshëm në jetën e saj, sepse këtë vit ajo u zgjodh “Miss Zvicra Frankofone”. Skenën e spektakleve të bukurisë ajo e kishte pëlqyer që në moshë të re, ani pse nuk kishte marrë pjesë asnjëherë më parë.

“Vitin e kaluar prindërit e mi më regjistruan në konkursin “Miss Suisse Romande” (Miss Zvicra Frankofone). Ishte përvoja ime e parë. Kam dëshiruar gjithmonë të shfaqem në skenat e bukurisë. Ishte një moment magjik për mua. Ndihesha shumë e entuziazmuar dhe kisha përshtypjen që shihja yjet me sy. Që nga ai moment unë e kuptova se kjo ishte me të vërtetë ajo që kam dashur të bëj”, kujton për albinfo.ch 20-vjeçarja Arifi përvojën e saj në  spektaklin zviceran.

Kurora më përmbushi ëndrrat e mia

Kurora e “Miss Zvicra” Sindit i dha shumë vetëbesim për të përmbushur ëndrrat e saj. “Titulli më dha besim në veten time. Sot jam e vetëdijshme se për çfarë jam e aftë. Kam mësuar se në jetë nuk fitohet asgjë me lehtësi. Duhet luftuar dhe të mos heqësh kurrë dorë nga qëllimet. Kam luftuar për të shtyrë limitet e mia dhe për të arritur qëllimet që unë vendosa për veten time. Tani kam qëllime edhe më tej dhe dua të punoj që të kem sukses në arritjet e mia”, thotë ajo.
Triumfi i këtij spektakli asaj i ka hapur dyer të reja drejt fushës së modës. Ndonëse për shkak të kontratës që ka me organizatorët e spektaklit nuk mund të jetë e hapur shumë për reklama të reja, megjithatë aq sa i është lejuar, Sindi deri tash ka marrë pjesë në disa sfilata të mëdha të modës, duke përfshirë edhe markën italiane Salvatore Ferragamo, e gjithashtu edhe për agjenci të njohura të modelimit.

Shqiptarja e lindur në Zvicër, por me prejardhje nga Mali i Zi, bën një jetë shumë dinamike, me shumë udhëtime, lëvizje dhe takime pune. “Për të jetuar nga modelimi, ju duhet të shkoni në qytetet e mëdha në Evropë apo kudo në botë, si në Paris, Milano, Londër apo në Nju-Jork. Në Zvicër ju filloni karrierën tuaj, por për të shkuar më tej do të duhej të shkoni diku tjetër. E gjithë kjo mua më bën që të mos mërzitem, sepse çdo ditë është një ekspriencë e re për mua”, shprehet studentja e studimeve të larta sociale, e cila na tregon edhe se si është një ditë e saj. “Ditët e mia janë shumë të ndryshme. Ndonjëherë me fotografi, nganjëherë me sfilata, nganjëherë me takime. Por, në çdo rast, çdo mëngjes unë bëj fitness”, thotë Sindi, e cila pos kësaj merret edhe me karate, volejboll dhe balet.

Përkundër angazhimeve të mëdha që ka, shqiptarja Arifi nuk lë anash pa falur edhe dashuri për familjen dhe të afërmit, ndërkaq për ndonjë person të caktuar duket se është me e rezervuar të flasë, por thotë se burri ideal për të është ai njeri që tregon respekt, dashuri dhe besim.

Muzika, një pasion tjetër i saj

Përveç aktiviteteve në fushën e modelimit dhe studimeve, Sindi Arifi merret edhe me muzikë. “Kënga është pasion imi. Që në fëmijëri merrem edhe me muzikë. Këndoj dhe i bie kitarës dhe pianos. Kam marrë pjesë edhe në shumë ngjarje muzikore dhe në të ardhmen kam ndërmend të realizoj edhe këngë të reja”, pohoi ajo në fund të bisedës sonë.

S.T

Dorina Podrimja dhe Luanda Krasniqi në mesin e 100 femrave më të bukura

Revista e njohur botërore “Maxim magazine”, e cila ka shtrirje në Gjermani, Zvicër dhe Austri ka publikuar  sot (e martë)100 femrat më të bukura për vitin 2014. Në mesin e tyre gjenden edhe dy shqiptare: Dorina Podrimja dhe Luanda Krasniqi. Dorina Podrimja e cila vitin e kaluar ishte pjesë e “Miss Zvicra 2013” ka thënë se është ndjerë mjaft e lumtur që gjendet në mesin e 100 vajzave më të bukura të tri shteteve gjermanofolëse.

Revista e cila është dedikim për meshkuj e ka vlerësuar Dorinën si një modele me pamje të mrekullueshme.

Sipas “Maxim” Dorina është “Miss Solothurn” dhe e cila po e përfaqëson denjësisht këtë kanton.

Po ashtu,  kjo revistë edhe për modelen tjetër Luanda Krasniqi ka shkruar fjalë të mira. 19 vjeçarja  e cila ishte pjesë e “Top Model Zvicra”, u bë e njohur falë edhe pjesëmarrjes në serine televizive në televizionin zviceran SRF “Mini Lehr und ich”.

Derisa Dorina pritet të shfaqet në një reklam të BMË-së, Luanda pos aktiviteve të tjera, ka qenë edhe pjesë edhe e  një reklame të kompanisë së njohur “Dior”.

Dorina Podrimja

A.Gj.