Tematike
Willy Knecht dhe dhimbja e tij e madhe, Kosova
Ish polici zviceran prej 15 vitesh ndihmon rregullisht familjen Likaj. Tash i ka mbushur 71 vjet dhe thotë se do të angazhohet për ta deri sa ta mbajë forca
Realiteti që Knecht ka gjetur atje dihet, dhe pasqyrohet nga libri i tij. Ai raporton për kaosin e papërshkrueshëm në Prishtinë, për netët nën qiellin e hapur dhe për përjetimet më mbresëlënëse, ato të punës me zhvarrosësit. “Familjarët identifikonin bashkëshortët, bashkëshortet, bijat ose bijtë (…) Shpeshherë nga kufomat mund të nxirrej vetëm kafka ose një dorë apo një pjesë e krahut. Mbetjet mortore të njerëzve që prej muajsh konsideroheshin të zhdukur ose të vdekur, kështu mund të prekeshin për herë të fundit”.
Edhe sot nuk i kalon asnjë ditë pa menduar për këto, thotë Knecht. Libri prej 190 faqesh “Landjäger 701” në pjesën më të madhe i kushtohet Kosovës, kësaj përvoje që e ka ndryshuar atë si njeri. Gjithashtu në libër zënë vend edhe përjetimet dhe sfidat që Knecht ka kaluar në detyrën e policit, misionet delikate dhe të rrezikshme të cilat i ka realizuar gjatë dyzet viteve të punës.
Të ardhurat nga shitja e këtij libri dhe nga leximet publike që organizohen në pjesë të ndryshme të Zvicrës, shkojnë në llogarinë që Knecht e ka hapur për familjen Lika, të cilën e ka marrë nën përkujdesje prej sa vitesh. Kjo familje gjatë luftës ka përjetuar tmerre të papërshkrueshme, thotë Knecht. Ai ka vendosur të grumbulloje ndihma në Zvicër për t`i ndërtuar kësaj familjeje një shtëpi. Pasi që organizatat humanitare e refuzojnë, ai e dëgjon këshillën e një miku që të shkruajë një libër mbi jetën e tij si polic, për të nxjerrë ca të holla”, shkruan “jungfrauzeitung.ch.
Para se të botohej libri, dorëshkrimin e përgatitur privatisht, si broshurë, Knecht e ka shpërndarë në rrethin e miqve të tij, të cilët, në shenjë falënderimi dhuruan para me të cilat mund të fillonte ndërtimi i shtëpisë për familjen Lika.
E veçanta në rrëfimin e dhimbshëm për këtë familje është se dy bijtë e saj, Meludi i lindur në vitin 1996 dhe Mahiri (2001) ishin sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme e muskujve. Meludi ndërkohë, në dhjetor 2011 ka ndërruar jetë ndërsa simptomat e sëmundjes janë rritur edhe te Mahiri. “Edhe ai së shpejti do të jetë i lidhur për karrigen e invalidit. Ndërsa edhe djali i tretë i familjes, Jetoni (dhjetë vjeç) është i sëmurë, atij i është hequr njëra veshkë”.
Knecht vazhdon të vizitojë rregullisht Likajt. Tash i ka mbushur 71 vjet dhe dëshiron të angazhohet për këtë familje deri sa ta mbajë forca. Ai nuk ka problem me plakjen. “Jam mirënjohës që ende jam në jetë”, thotë Knecht. “Unë kam si hobi, veç tjerash edhe gjeologjinë. Në tavolinën time të punës e kam në gur që është i vjetër 260 milionë vjet. E çka janë pastaj 71 vjet në krahasim me këtë?”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












