Kryeministri Ramush Haradinaj, që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ndarja e këtij çmimi për Wieland është nder për popullin e Kosovës, njofton rtklive.com.
Ai ka falënderuar Wieland që ka ndarë kohën që të vizitojë Kosovën duke siguruar mbështetje për rrugën evropiane për shtetin më të ri në Evropë.
Wieland, në një fjalë rasti pasi mori çmimin, tha se ndihet i nderuar e mbivlerësuar. Ai shtoi se nga sot është obliguar për të intensifikuar punën për këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Wieland për angazhimin e tij për qytetarët e Drenasit.
Kryetari i Drenasit po ashtu tha se ata presin që BE-ja t’i hapë dyert për liberalizimin e vizave, duke i kërkuar atij që të bëjë çmos bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, për ta ndihmuar popullin e Kosovës drejt BE-së.