Shkurt.ch
Widmer-Schlumpf vendos të rikandidojë
Sondazhet e bëra, kanë konstatuar se Schlumpf gëzon besimin e shumicës së popullatës për të mbetur në qeveri
Anëtarja e Qeverisë Federale, ministrja aktuale e financave, Eveline Widmer-Schlumpf ka vendosur të kandidojë sërish për vendin në qeveri. Këtë vendim e ka marrë “pas analizave të hollësishme të bëra me partinë e saj BDP dhe me familjen”, ka thënë kryetari i BDP-së Hans Grunder për gazetën “Sonntagszeitung”.
Sipas tij, Widmer-Schlumpf është e bindur se vazhdimi i qëndirmit të saj në qeveri do t`i kontribuojë stabilitetit të qeverisë. Rikandidimi i ministres së financave është vënë në pyetje pasi që partia SVP-UDC, të cilës më parë i takonte znj. Schlumpf, bazuar në përqindjen e votave, ka shfaqur pretendime për vendin e dytë në Këshillin e ministrave.
Me këtë rast, sipas përllogaritjeve të opartisë në fjalë, ministrja nga partia më e vogël, Widmer-Schlumpf, do të duhej “të lëshonte udhë”.
Nga ana tjetër, sondazhet e bëra nga gazeta dhe medie të tjera të ndryshme kanë konstatuar se Schlumpf gëzon besimin e shumicës së popullatës për të mbetur në qeveri. Po kështu, brenda qeverisë (Këshillit Federal) ajo favorizohet nga shumica dërmuese e kolegëve, më shumë se një anëtar i ri eventual nga SVP-UDC.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










