Lajme
WhatsApp së shpejti me opsion për bisedat e fshehura me gjurmë gishtash
Aplikacioni WhatsApp, në pronësi të Mark Zukenberg po punon për të prezantuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të rrisin privatësinë e bisedave të tyre.
Siç parashikohej nga faqja WabetaInfo, klienti i mesazheve Meta-Facebook së shpejti mund të lançojë opsionin e ‘kyçjes së bisedës’.
Me këtë, përdoruesit do të kenë mundësinë të kyçin një bisedë të vetme, e cila mund të lexohet vetëm me hyrjen me gjurmë gishtash.
“Për të mbrojtur privatësinë tuaj, një bisedë e kyçur nuk mund të hapet pa gjurmë gishtash ose kod kalimi. Gjithashtu, nëse dikush përpiqet të hyjë në telefonin tuaj dhe nuk arrin të sigurojë vërtetimin e nevojshëm, do t’i kërkohet të pastrojë bisedën për ta hapur atë”, shpjegojnë nga kompania.
WhatsApp do të fshehë bisedat e zgjedhura nga përdoruesi, duke i bërë ato të palexueshme për sytë kureshtarë. Deri më sot, tashmë është e mundur të bllokohet i gjithë aplikacioni me një kod personal ose gjurmë gishtash, por metoda e identifikuar nga WabetaInfo prezanton një nivel shtesë mbrojtjeje të aplikuar për bisedat e zgjedhura.
Funksioni mund të aktivizohet drejtpërdrejt nga menyja e informacionit të bisedës, si me kontaktet individuale ashtu edhe ato në grup.
Të gjitha bisedat e etiketuara si ‘të fshehura’ do të jenë të dukshme vetëm duke hyrë në këtë faqe specifike dhe do të hiqen nga lista e historikut që shfaqet kur hapet klienti.
Megjithatë, teknikët e WabetaInfo raportojnë se fotot dhe videot në bisedat e bllokuara nuk do të ruhen automatikisht në galerinë e smartfonëve, siç është rasti për bisedat tradicionale/ansa
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











