Lajme
WhatsApp me risi për ata që duan të kyçen me disa llogari tek i njëjti telefon

Kompania “Meta” ka njoftuar përdoruesit se do të kenë mundësi të “logohen” në dy llogari në të njëjtën kohë, dhe te i njëjti telefon.
Kjo do t’u lejojë përdoruesve të flasin përmes dy llogarive të ndryshme, apo ta përdorin për të veçuar kontaktet e punës, nga ato të jetës reale.
“Kalimi përmes dy llogarive në WhatsApp, së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit”, njoftoi Mark Zuckerberg.
Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e Android në javët e ardhshme, ndërsa përdoruesve të iPhone do të duhet të presin dhe u është thënë të “qëndrojnë të sintonizuar”.
Për të konfiguruar një llogari të dytë pasi funksioni të bëhet i aksesueshëm për të gjithë, përdoruesit do të kenë nevojë për një numër të dytë telefoni dhe një kartë SIM, ose një telefon që pranon shumë SIM ose eSIM.
Pasi të pajiseni me këtë, atëherë duhet të hapni “settings” në WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe zgjidhni “Shto llogari”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime