Lajme
VV-ja ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së rreth aplikacioneve të mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në PZAP ankesën mbi vendimin e KQZ-së në lidhje verifikimin e aplikacioneve për votim të mërgatës.
VV-ja gjithashtu ka sqaruar edhe votimin e këtij vendimi nga përfaqësuesit e VV-së në KQZ.
Sipas tyre “kërkesa e anëtarëve të tjerë të KQZ-së ka qenë që secili të aplikojë nga adresa elektronike personale, do të rezultonte në dërgesat individuale për votim dhe jo siç ka ndodhur deri tash, ku votimet janë dorëzuar përmes një plikoje të përbashkët për anëtarët e ngushtë të një familjeje. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët. Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosvotimin”.
Sipas VV-së përfaqësuesit e tyre për asnjë moment nuk kanë votuar që të verifikohen të gjitha aplikimet e bashkatdhetarëve dhe, siç thonë ata, aq më pak që ato të anulohen përmes një thirrjeje të vetme nga KQZ-ja.
“Kjo teknikisht nuk është e mundshme dhe ligjërisht është e ndaluar! Por, pavarësisht se dëmi më i madh është evituar, e i cili vinte përmes komplikimeve dhe kufizimeve që përdorimi i email adresave personale dhe ndarja e zarfeve sillte, ne sërish konsiderojmë që edhe me këtë vendim cenohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë për të votuar. Andaj, në lidhje me të Lëvizja VETËVENDOSJE tashmë i është drejtuar PZAP-it. Rikujtojmë që përfaqësuesit tanë disa herë kanë ngritur çështjen e aplikimit online të bashkatdhetarëve si mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për aplikim, por një kërkesë e tillë është kundërshtuar dhe refuzuar nga anëtarët e subjekteve të tjera. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku subjektet e njëjta kanë kundërshtuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të propozuar nga LV-ja, e që do të mundësojë votimin e bashkatdhetarëve nëpër ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz