Kosova
VV fajëson BE-në për liberalizimin e vizave për serbët me pasaporta ilegale
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, të cilët kanë pasaporta të Serbisë, pa u konsultuar me Kosovën.
Ai shtoi se ky vendim është arbitrar dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës.
“Kjo, në fakt, nuk është bërë në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Fillimisht është vendosur në formë arbitrare, nuk janë dëgjuar dhe analizuar pra në terren të dhënat edhe analizat me aq sa unë kam informacion dhe e dyta, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe minim në sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexhaj.
Rexhaj ka deklaruar se institucionet ndërkombëtare po kanë më shumë konsideratë për Serbinë se sa për Kosovën, e kjo po ndodh pavarësisht asaj se Serbia duket hapur se është pala jokonstruktive.
“Është e papranueshme, ne jemi shtet i pavarur dhe natyrisht kemi marrëdhënie bilaterale me BE-në dhe mendoj që në këtë kuptim edhe atëherë kur është biseduar, pala e Kosovës i ka dhënë arsyet e veta dhe në fakt kjo është vendosur në formë automatike të shpejtë dhe e ripërsërisë edhe një herë, duke e minu sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexha. “Tash Qeveria me institucionin ndërkombëtar do të bisedojë në kuptimin e dialogut, mirëpo ne shprehim indinjatën e thellë sepse përballë kërkesave të Serbisë BE-ja gjithmonë, sidomos kohëve të fundit, po duket sikur po e ledhaton Serbinë. Dhe, marrë parasysh se Serbia po është pala jokonstruktive në dialog, e cila po e sulmon Kosovën në aspektin e sovranitetit dhe të përfaqësimit ndërkombëtar, e në anën tjetër, mendoj që në këtë rast është dashur që ta themi në minimum të bashkëbisedimit të pyetet pra Kosova, sepse po merret një vendim për qytetarët e Kosovës, sepse pa dallim qytetarët serbë që jetojnë në Republikën tonë janë edhe qytetarë të Kosovës, pra janë kosovarë”, ka vijuar deputeti.
Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se ky vendim nga Bashkimi Evropian është një alarm për Qeverinë.
“Ky është një vendim shumë i keq për Kosovën, në veçanti është vendim i keq edhe për Bashkimin Evropian, për shkak se praktikisht po e cenon sovranitetin e vendit duke u përzier në mënyrë flagrante drejtpërdrejt në dokumentet e udhëtimit jashtë vendit”, ka shtuar ai. /EO
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










