Kosova
Koci flet për Agon Musliun: Në orën 12:00 ai nuk u vizitua nga ekipi mjekësor
Para komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit korona, ka folur njëra nga vullnetaret e kësaj qendre, Enkela Koci
Po vazhdon intervistimi i vullnetarëve në Qendrën e Studentëve e cila gjatë fillimit të pandemisë ishte shndërruar në karantinë për të gjithë të ardhurit jashtë vendit.
Para komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit korona, ka folur njëra nga vullnetaret e kësaj qendre, Enkela Koci e cila ka treguar se si kanë qenë të ndara punët e vullnetarëve gjatë marsit e deri në mbyllje të kësaj karantine.
Koci ka folur për rastin e vdekjes së studentit Agon Musliu, i cili pasi ra nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte kishte ndërruar jetë.
Ajo tregoj se në kontrollën e orës 12:00 askush nga ekipi mjekësor nuk e kishte kontrolluar atë.
“Kam filluar punën në karantinë më 20 mars deri në përfundim me 31 maj. Detyrat nuk kanë qenë të përcaktuara dhe më vonë është ndarë ekipi mjekësore dhe e logjistikës ku kemi pasur obligim kontrollat mjekësore t’ua bëjmë të karantinuarve me pa nëse kanë sëmundje ose nevojë për barna. Kontrollat në orën 12 dhe orën 18. Atë ditë kam qenë duke marr shënime për të karantinuarit dhe kemi qenë në sallë dhe ka ardhur na kanë treguar një person ka rënë prej ndërtesës”, ka thënë ajo.
Ndërsa pas pyetjeve të deputetit Shkumbin Demalijaj, Koci ka thënë se atë ditë në ora 12:00 askush nuk shkuar te Agoni, pasi thotë se kur ka pasur raste me urgjencë, vizita te njerëzit është shtyrë.
Pas saj ka raportuar edhe një vullnetare tjetër, bëhet fjalë për Edita Sadriun e cila ka thënë se në ditën kritike Agon Musliu nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim, porse vetë nuk kishte qenë tek ai.
“Ne i kemi pasur të ndarë konviktet. Atë ditë kemi pasur fluturime të reja dhe atë ditë unë kam hyrë brenda në konvikt. Në konviktin nr 7 kam hyrë për dikë tjetër prej orës 12 deri n15 e 45 dhe kam dal e kam njoftuar ekipin mjekësorë. Agoni atë ditë nuk ka shprehur ndonjë shqetësim. Te personi që ka kërkuar asistencë kam ndejtë që mos ta lë vet derisa ka ardh ekipa mjekësore, por te Agoni skam qenë”, tha Sadriu.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










