Kosova
Vuçiqi, zyrtarisht shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë
Edhe në këto zgjedhje presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill, përcjell albinfo.ch.
Ai në një adresim në orët e vona të së dielës tha se ai dhe partia e tij i kanë fituar këto zgjedhje, megjithëse, sipas tij, “i kanë humbur disa vota për shkak të krizës në Ukrainë”.
“Për këtë jam edhe unë fajtor që disa vota kanë shkuar ‘djathtas’”, tha Vuçiqi, përcjell b92.
“Sipas rezultateve tona, lista ‘Së bashku mundemi gjithçka’ ka fituar 44 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare”, tha Vuçiqi.
Bazuar rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, ai i ka fituar zgjedhjet për president me 59.8 për qind të votave, që do të thotë se nuk do të ketë nevojë për raund të dytë.
Po ashtu, mediat në Serbi raportojnë se deri në orën 8 të ditës së hënë janë numëruar mbi 80 për qind të votave.
Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në 12 komuna.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












