CH-Ballkani
Vuçiq, pas takimit me Merkel: Duhet gjetur kompromis me Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Davos, Zvicër, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai pas takimit është shprehur se duhet të gjendet një kompromis për Kosovën.
“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre”, është shprehur Vuçiq.
“Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi”, tha Vuçiq, duke shtuar se biseda me Angela Merkel nuk ishte e thjeshtë dhe se ata kaluan shumicën e kohës duke biseduar rreth Kosovës dhe integrimit evropian të Serbisë.
“Ne biseduam më shumë për Kosovë, integrimin evropian të Serbisë… Biseda nuk ishte e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi. Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se takim me Merkel ishte i rëndësishëm dhe se kishin rënë dakord të informonte kancelarën më shpesh rreth çështjeve të rëndësishme.
“Unë gjithashtu kam marrë një thirrje për ta vizituar Berlinin përsëri dhe sot kam mësuar shumë nga zonja Merkel”, tha Vuçiq, shkruan Lajm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit Në Shkollën Shqipe Ostermundigen në Bern kanë nisur provat intensive për festën e Flamurit Kombëtar, transmeton... -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










