Kosova
Vuçiq: Nuk ka njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare për Kosovën
Pas arritjes së marrëveshjes në Ohër, Kosova e Serbia janë të obliguara të nisi zbatimin e aneksit për normalizim të marrëdhënieve, edhe pse nuk nënshkruan asgjë.
Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ai që thotë se nuk do ta zbatojë një marrëveshje që e lejon anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. “Nuk ka bisedime për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, deklaroi Vuçiq më 21 mars, pasi u takua në Beograd me kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Kosova e Serbia nuk nënshkruan asnjë dokument, Bashkimi Evropian thotë se palët duhet të zbatojnë çdo pikë që del nga aneksi i dakorduar në Ohër, ndryshe për vendet do të ketë pasoja në procesin e integrimit të tyre evropian dhe po ashtu edhe në aspektin financiar e ekonomik.
Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










