Lajme
Vuçiq: Me Kosovën pa marrëveshje nuk ka paqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.
Sipas tij, vetëm kjo gjë sjell paqe dhe se në të kundërtën “nuk do të ketë paqe”.
“Në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, deklaroi Vuçiqi në një intervistë për portalin serb “Espreso”, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare dhe është e vërtetë që nuk është gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch..
“Nëse s’e kuptojnë këtë njerëzit, dhe shoh se nuk e kuptojnë, as me këtë s’kam problem. Por, që unë të bëj një politikë në të ardhmen e cila Serbinë do ta çojë drejt tragjedisë më të rëndë, nuk do ta bëj. Serbisë do t’ia ngre krenarinë kombëtare dhe dinjitetin kombëtar, që të fitojmë më shumë se ç’kemi pasur më parë”, tha ai.
Presidenti serb tha po ashtu se nuk do ta fus Serbinë në luftëra e përleshje nga të cilat nuk do të mund të dalë fitimtare.
“E di se çka s’mund të na bëjnë ata neve dhe nuk i frikësohem as ushtrisë shqiptare, e as askujt”, shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme