Kosova
Vuçiq injoron sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve serbë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.
Ai u shpreh se serbët etnikë të Bosnjës do të jenë të mirëpritur edhe përkundër sanksioneve.
“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin. Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, tha presidenti serb Vuçiç, gjatë një vizite në rajonin serb të Bosnjës, shkruan Zëri i Amerikës.
Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.
Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.
Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












