Kosova
Vuçiq: Edhe po erdhën 350 milionë amerikanë, Serbia s’e njeh Kosovën
Shtyrja e takimit në Paris nuk është disfatë e Gjermanisë dhe e Francës, por është situatë e vështirë për të gjithë, sepse shqiptarët e Kosovës e dinë se Serbia tash i ka kohët e veta më të mira dhe dëshiron të përparojë edhe më shumë, për ç’gjë është i nevojshëm stabiliteti politik dhe ata duan ta shfrytëzojnë këtë, ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi.
Ai ka shtuar se nuk është i lumtur që takimi i Parisit u shty.
“Serbia tash ka të drejtë ta bëjë hapin e vet”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
I pyetur nëse shtyrja e takimit në Paris është sinjal se SHBA-ja duhet të përfshihet në dialogun Serbi –Kosovë për zgjidhjen problemit, gjë që është edhe qëndrim i profesorit amerikan Edward Joseph, Vuçiq ka thënë se “Joseph është serioz, i cili kurrë nuk ka qenë afër qëndrimeve të Beogradit, porse për Serbinë është e pamundur që të gjithë ata që e duan rolin kryesor të jenë përkrahësit e pavarësisë së Kosovës”.
“Shqiptarët e Kosovës po flasin gjepura, ndërsa Haradinaj e ka filluar ndjekjen kundër serbëve për shkak se për Serbinë po vijnë ditë më të mira”, ka thënë Vuçiq, njofton b92.
“Përgjigjja jonë është se neve po na ngutet, sepse po përparojmë shpejt, ndërsa kjo nuk do të thotë se Serbia mund të përulet e t’i asgjësojë interesat e veta kombëtare”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës po shpresojnë në mrekulli, në politikë mrekullitë nuk ndodhin.
Serbisë i mbetet ta kërkojë zgjidhjen me kompromis, ndërsa për sa i përket njohjes së Kosovës- edhe po t’i sjellin 350 milionë amerikanë, ajo nuk mund të zgjidhet në atë mënyrë, është kërcënuar Vuçiqi.
Ai mendon se amerikanët e dinë këtë, prandaj e dëshirojnë dialogun, shkruan kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Shpresoj se në ndërkohë do t’i evitojmë tensionet”, ka përfunduar Vuçiq.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














