Kosova

Vuçiq e quan pozitive marrëveshjen, thotë se me këtë nuk njihet Kosova

Vuçiq theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur,

Pozitive e ka cilësuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, Vuçiq theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.

“Arritja e marrëveshjes për dokumentet është një gjë e mirë për ne, është një marrëveshje verbale, mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka, kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë. Dokumentet e Serbisë janë të vlefshme për Kosovën, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve nga Serbia”, u shpreh presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi është i interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke.

Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë.

Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve./Albinfo.ch