Lajme
Vuçiq e pranon se Merkel nuk e mbështet qasjen e Serbisë karshi Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.
Vuçiq tha për televizionin Happy TV në Serbi se për kancelaren gjermane, Kosova është “një punë e kryer, një shtet i pavarur”, por pastaj shtoi se Merkel “ishte gjithmonë e drejtë me Serbinë”.
“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha: ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, tha Vuçiq, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Vuçiq tha se “nuk ka dyshim” se Gjermania ishte “mërzitur” për shkak të takimit të tij të planifikuar në fillim të korrikut në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili më pas ishte shtyrë, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë njoftoi se ka paraqitur aktakuzë ndaj Thaçit.
Ai shtoi se kjo është e kuptueshme, sepse “ekziston një antagonizëm i madh” midis Gjermanisë dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin organizuar dy samite për të bindur Kosovën dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Dialogu, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Kosova, vazhdoi në gjysmën e dytë të këtij viti.
Por, palët nuk kanë arritur ndonjë përparim, pasi Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










