Lajme
Vrojtimi i Bankës së Austrisë: 34% e shqiptarëve mbajnë euro në cash
Rritje e fenomenit gjatë vitit 2020
Sipas raportit të fundit, rezultatet e vrojtimit treguan se në Shqipëri gjatë 2019-2020 preferenca e të intervistuarve për të mbajtur euro cash shënoi rritje me 4 pikë përqindje në raport me periudhën 2017-2018, përcjell albinfo.ch.
Gjatë dy vjetëve të fundit të vrojtimit, numri i personave që mbajnë cash shënoi përqindjen më të lartë që nga vëzhgimi i parë i vitit 2017-2008 që bëri Banka Qendrore e Austrisë.
Referuar raportit, rreth 34 për qind e shqiptarëve mbajnë euro cash. Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro të gatshme shënoi rritje në vitin 2020, sipas vrojtimit që Banka Qendrore e Austrisë bëri vitin e kaluar në 10 vende të rajonit të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Preferenca për të mbajtur para të gatshme shënoi rritje në të gjitha vendet e rajonit, për shkak të frikës që nxiti pandemia. Por Shqipëria, bashkë me Poloninë, Çekinë dhe Maqedoninë e Veriut shfaqën nivele të larta të popullatës që zgjedhin të mbajnë euro cash.
Rezultatet e vrojtimit treguan se në Shqipëri gjatë 2019-2020 preferenca e të intervistuarve për të mbajtur euro cash shënoi rritje me 4 pikë përqindje në raport me periudhën 2017-2018. Gjatë dy vjetëve të fundit të vrojtimit numri i personave që mbajnë cash shënoi përqindjen më të lartë që nga vëzhgimi i parë i vitit 2017-2008 që bëri Banka Qendrore e Austrisë.
Në vrojtimin e fundit, sasitë cash të euros për person shënuan rritje. Një shqiptar mban mesatarisht 130 euro cash më 2019-2020, nga rreth 83 euro më 2017-2018. Ekspertët që kanë bërë vrojtimin po shohin një prirje në rritje për mbajtjen e eurove cash në vendet e SECEE. Sipas tyre, kjo tendencë tregon mungesë të besimit në sistemin bankar (në veçanti një mungesë e perceptuar e sigurisë së depozitave) është një faktor kryesor në shpjegimin e preferencës së fortë të individëve për të mbajtur një pjesë të kursimeve në valutë të huaj jashtë bankave.
“Përvojat e krizave të kaluara bankare e përkeqësojnë këtë efekt. Për më tepër, kornizat e dobëta institucionale, p.sh. cilësia e dobët e zbatueshmërisë ligjore, si dhe një depërtim i ulët i bankave, përbëjnë faktorë të rëndësishëm që shpjegojnë preferencën e fortë për euro të gatshme”, thuhet në rezultatet e vrojtimit.
Për më shumë, bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Statistikat monetare tregojnë se edhe një pjesë e konsiderueshme e depozitave të familjeve në banka janë në valutë të huaj, kryesisht në euro. Banka Qendrore e Austrisë ushtron një Vrojtim në popullsinë mbi 15 vjeç në 10 vendet të e Europës Lindore dhe Juglindore, si Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe katër vende kandidate për në BE, Shqipëri, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Anketa e euros kryhet rregullisht që nga viti 2007, me intervista të drejtpërdrejta me mbi 1000 persona për çdo vend.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?