Tematike
Vritet xhihadisti shqiptar që “donte të kthehej në Zvicër me ushtrinë e ISIS-it”
Orhan R. ishte ndër pjesëtarët e ISIS-it me "lidhje zvicerane" që kishin arritur më së larti në kierarkinë e ushtrisë terroriste
Në muajin maj të këtij viti në Siri është vrarë Orhan R., i cili sipas gazetës SonntagsZeitung ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më tä lartë nga personat me “lidhje zvicerane” të angazhuar në ISIS.
Orhan R. ka qenë shqiptar 26 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia ndërsa ka jetuar edhe në Zvicër, gjegjësisht në Dübendorf të Kantonit të Cyrihut. Po ashtu ka dëshmi tjera të qëndrimit të tij në Zvicër, gjegjësisht në Gjenevë etj. Ai ka pasur lidhje edhe me Qëndrim R., i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj.
Gazeta në fjalë përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera, transmeton albinfo.ch. Ai kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për regjionin e Ballkanit.
Ndërsa sipas Koalicionit anti ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan R., i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë.
Orhan R., ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISISI-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, R. e kishte konfirmuar faktin se kishte qëndruar një kohë në Zvicër. Në këtë kontekst ai kishte shkruar se donte të ktehej sërish në Zvicër por me ushtrinë e ISIS-it.
Në Siri, Orhan R., kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Winterthur-i i kantonit të Cyrihut.
Më tutje gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërmuese me prejardhje nga Ballkani, gjegjësisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Kjo, përveç me përkatësinë myslimane të popullsisë së këtyre vendeve shpjegohet edhe me përpjekjet e mëdha të ISIS-it që aktivitetet e veta drejt Evropës t`i orientijë duke shfrytëzuar këto vende të Ballkanit si urë lidhëse, përcjell albinfo.ch. Së këndejmi, diaspora e e madhe e Ballkanit në Zvicër ka qenë një objektiv tërheqës për përpjekjet propaganduese dhe rekrutuese të ushtrisë terroriste.
Orhan R., sipas njoftimit të aleancës andi ISIS thuhet të jetë varrë më 21 maj nga një sulm ajror në afërsi të lokalitetit sirian Mayadin në luginën e Eufratit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












