Shkurt.ch
Vritet shqiptari, dyshohen tre shqiptarë
Të dyshuarit: shoqëruesi i tij 28 vjeç shqiptar, gruaja e këtij të fundit dhe një shqiptar 24 vjeç nga Kosova
Në mbrëmjen e të enjtes në Wels të Austrisë është njoftuar për vrasjen me armë zjarri të një të riu 29 vjeçar. Sipas të dhënave më të reja të policisë, i vrari është me shtetësi shqiptare. Ndërsa ata që dyshohen për vrasjen, janë shoqëruesi i tij 28 vjeç, po ashtu shqiptar dhe gruaja e këtij të fundit. Të dy po mbahen në arrest.
Shqiptari tashmë i vrarë, ishte sjellë në spital, mbrëmë rreth orës 20. Por, me gjithë ndërhyrjen kirurgjike ai kishte ndërruar jetë nga plumbat që i kishin shkaktuar gjakderdhje të brendshme.
Po kështu, sipas njoftimeve të policisë, janë gjetur gjurmë gjaku që shpienin nga vendi i ngjarjes deri në banesën e një shqiptari 24 vjeç nga Kosova. Te ky i fundit është gjetur një revole. Edhe kosovari është arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë, njofton Passauer Nachrichten, në versionin e saj online.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










