Lajme
Vritet një këshilltar serb në Mitrovicë
Sipas zyrtarëve policor, para shtëpisë së tij, është qëlluar disa herë me plumba, 35 vjeçari Dimitrije Janiçijeviq këshilltar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Një këshilltar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut është vrarë të enjten në mëngjes, duke thyer qetësinë disajavëshe në qytetin e rebeluar të vendit. Sipas zyrtarëve policor, para shtëpisë së tij, është qëlluar disa herë me armë zjarri, 35 vjeçari Dimitrije Janiçijeviq.
“Stacioni i Policisë së Kosovës ka marrë informacionin e parë, lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, diku pas mesnatës. Ndërsa, në vend të ngjarjes kanë reaguar të gjitha njësitë përkatëse për zhvillimin e procedurës hetimore. Prokurori i rastit ka autorizuar veprimet e policisë në rastin e kategorizuar si vrasje e rëndë”, thotë Besim Hoti zëdhënës i Policisë.
Besohet të ketë qenë armë me tytë të shkurtë, e kalibrit 9 mm, ndërsa sipas Hotit, viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës pa shenja jete.
“Trupi i pajetë i Janiqieviqit është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksionin, i cili duhet të kryhet gjatë ditës së sotme”, ka thënë Hoti për REL. Sipas tij, Policia e Kosovës së bashku me një ekip të task forcës hetimore të EULEX-it janë hetuar rastin.
Drejtori i Qendrës shëndetësore në Mitrovicën e veriut, dr. Milan Ivanoviq, ka konfirmuar se Janiqijeviq është sjellë në këtë qendër pa shenja jete dhe me plagë të shumëfishta në pjesën e gjoksit dhe barkut, të shkaktuara nga armë zjarri
Janiçijeviq, ka qenë 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale. Ai është zgjedhur , këshilltar komunal në Kuvendin e sapoformuar të Komunës së Mitrovicës së veriut.
Kundër vrasjes së tij, ka reaguar Partia e Pavarur Liberale, e cila u bënë thirrje organeve kompetente “që në afat sa më të shkurtë të gjenden dhe dënohen autorët e krimit qyqar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Kundër kësaj vrasje ka reaguar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka cilësuar si “akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve”.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Samuel Zhbogar, është shprehur i shokuar i me lajmin e vrasjes së Janiçijeviq, në një komunikatë për media ai kërkuar që autorët të sillen para drejtësisë dhe të dënohen.
“Sa herë që humbet një jetë, ne duhet të ndjejmë dhembshuri. Por në një situatë aq komplekse siç është tani në veri të Kosovës, në momentin kur po formohen institucione tërësisht legjitime dhe demokratike, një vrasje e tillë duhet të dënohet dhe nuk duhet të mbes e pazgjidhur”, ka theksuar Zhbogar.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










