Shkurt.ch
Vritet kosovari 29 vjeçar në rrethana misterioze
Në një garazh në Chavanes-pres-Renens të kantonit Vaud, në afërsi të Lozanës është gjetur kufoma e një 29 vjeçari të vrarë. Fjala është për një shtetas zviceran me prejardhje kosovare, njofton policia.
Në trupin e të vdekurit janë gjetur disa projektile. Policia është njoftuar për rastin të hënën në orën 15.40, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kantonit Vaud, e cila e kishte gjetur trupin e të vdekurit të shtrirë në garazh. Në oborr ndodhej vetura e tij, motori i të cilës vazhdonte të ishte i ndezur.
Policia është dujke ndjekur disa pista të krimit, ka thënë një zëdhënës i saj për mediet zvicerane. Viktima nuk ka qenë e njohur për policinë deri më tash. Kufoma e tij do t`i nënshtrohet obduksionit.
30 policë me dy qen gjurmues kanë vëzhguar të martën terrenin ku është gjetur i vrari por nuk kanë gjetur asnjë indikacion. Policia shpreson se do të ketë të dhëna rreth vrasjes pas shpalljes së kërkimit të dëshmitarëve të rastit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














