Lajme
Vritet 34-vjeçari shqiptar në Itali
Dyshohet se u qëllua për “motive xhelozie”
Policia italiane raporton se një 34-vjeçar shqiptar, që u qëllua me armë zjarri një ditë më parë në Itali, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në spital, përcjell albinfo.ch.
Vikendin e kaluar, rreth orës 16:30, K. M. u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes, pranë një punishte zdrukthëtarie.
Ai u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas.
Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit.
Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi, ndërsa armën e ka përdorur me silenciator.
Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie.
Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.
34-vjeçari kishte dy vjet që jetonte në Itali dhe punonte në kantierët e rrugëve, duke bashkëpunuar herë pas here edhe me zejtarë vendas.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











