Shkurt.ch
Vret vëllain me thikë në sy të prindërve
Gjatë konfliktit, në shtëpi ndodheshin edhe prindërit dhe një vëlla i tretë i viktimës por ata nuk patën mundësi ta parandalonin krimin
Një shtetas zviceran 28 vjeçar ka plagosur rëndë me thikë vëllain e vet 33 vjeçar në shtëpinë e prindërve në Bazenheid të Kantonit St. Gallen. Përkundër ndihmës së shpejtë, 33 vjeçari ka vdekur në spital pak orë më vonë, shkruan tagblatt.ch.
Policia njofton se i fajësuari për vrasje është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Konflikti në mes të dy vëllezërve, sipas njohurive të deritashme të policisë ka lindur në shtëpinë e prindërve aty ku dhe ka përfunduar. I plagosuri ka arritur të dalë nga shtëpia dhe të dorëzohet në një ambulancë të afërme ku është trajtuar, transmeton albinfo.ch. Por plagët kanë qenë të rënda dhe ai është dashur të transportohej në spital me helikopter Rega. Atje 33 vjeçari me eerin Shemsedin, i njohur si “James” ka ndërruar jetë, rreth një orë e gjysmë më vonë.
Gjatë konfliktit, në shtëpi ndodheshin edhe prindërit dhe një vëlla i tretë i viktimës por ata nuk patën mundësi ta parandalonin krimin.
Sipas informacioneve të policisë, as viktima dhe as dorasi nuk jetojnë në shtëpinë e prindërve.
- Në raportimet policore nuk përmendet prejardhja e viktimës dhe dorasit, por përshkruhen vetëm si “zviceranë”
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









