Shkurt.ch
Vret tre fëmijët e vet dhe dorëzohet në Ambasadën e Zvicrës
Një shtetas zviceran me prejardhje nga Kameruni ka mbytur tre fëmijët e tij duke i ngufatur. Pas krimit, personi në fjalë, i cili ka edhe shtetësi të Kamerunit, është dorëzuar në Ambasadën e Zvicrës, në Yaounde
Policia ka gjetur të mërkurën kufomat e tre fëmijëve, të moshave 3, 6 dhe 13 vjeçare. Ata kanë qenë të ngufatur dhe të therrur, shkruajnë mediet lokale. Autor i krimit duhet të jetë babai i fëmijëve, i cili gjatë 20 viteve të fundit kishte jetuar në Zvicër ndërsa tash donte të kthehej në vendin e prejardhjes, në Kamerun, shkruan blick.ch.
Edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës (EDA) ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se shtetasi zviceran është arrestuar nga policia, transmetn albinfo.ch. Fëmijët e tij tashmë të ndjerë kanë pasur shtetësi zvicerane. Por motivi që ka shtyrë babain e tyre për t`i vrarë, është ende i paqartë.
Familja duket se kishte vendosur të kthehej në Kamerun. Nëna e fëmijëve kishte udhëtuar për në Zvicër për ta përmbyllur shpërnguljen në Kamerun.
Sipas medieve lokale, kryefamiljari të premten e kaluar kishte pushuar nga puna ndihmësen shtëpiake, me arsyetimin se ai mund të kujdesej vetë për fëmijët. Madje, për të evituar mundësinë që ajo të vinte rastësisht në shtëpi, ai i kishte thënë asaj se do të shkonte në një qytet tjetër. Dhe, po atë ditë ai, sipas medieve, kishte mbytur fëmijët e vet. Tri ditë pas kësaj nuk ishin dëgjuar shenja jete nga banesa e familjes, përcjell albinfo.ch. Të martën kryefamiljari kishte dalë në lagje dhe ishte përshëndetur me fqinjët. Por, askush nuk kishte vënë re asgjë nga akti i tmershëm që kishte bërë në shtëpinë e tij.
Ndërkaq, pak më vonë ai ishte paraqitur në Ambasadën e Zvicrës ku kishte kërkuar mbështetje. Të mërkurën policia ka shkruar në shtëpinë ku ka ndodhru krimi. Ndërkohë dorasi ka pranuar kirmin. Prokuroria ka iniciuar hetimet.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










