Bota
Vrau 4 persona, lëndoi 9 të tjerë për vetëm një minutë
Ngjarja që tronditi Rumaninë
Katër persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë janë lënduar, pasi janë sulmuar nga një pacient në një spital psikiatrik në Rumani.
Sipas autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, një 38-vjeçar që sapo ishte pranuar në spitalin në Sapoca, në verilindje të kryeqytetit Bukuresht, hyri në një dhomë trajtimi dhe sulmoi pacientët e tjerë me një stendë transfuzioni.
Si pasojë, tre prej pacientëve pësuan lëndime në kokë dhe vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital, thuhet në raporte.
Në mesin e nëntë të plagosurve në sulm, dy ishin në gjendje kome, shtohet më tej.
“Gjithçka ndodhi në më pak se një minutë”, u citua të ketë thënë drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu.
“Ky pacient u pranua në një nivel mbikëqyrjeje normale. Simptomat e tij nuk jepnin asnjë indikacion se një tragjedi ishte e mundshme”, ka shtuar tutje ajo raportojnë mediat rumune përcjell Albinfo.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











