Kosova
Vrasjet në lokale, Kurti: Vettingu është domosdoshmëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas vrasjeve të fundit në Kosovë që ndodhën në javën e fundit.
Ai thotë se personat që kërkohen nga drejtësia dhe pastaj lënë viktima tregon nevojën e domosdoshme për vetting në sistemin e drejtësisë.
“Reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hap sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur”, u shpreh Kurti.
Ai shton se sistemi i drejtësisë është duke dështuar.
“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedentë të shumtë penalë, lëvizin lirshëm, qoftë të liruar nga organet apo edhe të pandjekur fare penalisht, e të cilët rrezikojnë dhe marrin jetën e qytetarëve tanë. Edhe raporte të ndryshme kredibile vendore dhe ndërkombëtare, konstatojnë se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo-efikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenomenin e rasteve të shumta në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, u shpreh Kurti, në mbledhjen e qeverisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët