Shqipëria
Shqipëri, 25 persona u vranë vetëm gjatë kësaj vere
25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale.
10 persona kanë humbur jetën për konflikte të çastit të tipit “pse i fole vajzës që unë pëlqej”, siç ishte rasti i Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor, apo rasti i Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë që u vra me thikë për një vend parkimi.
Ndërsa 33-vjeçari Madrid Ulqinaku u vra në Elbasan vetëm se u kap me fjalë me një 18-vjeçar.
Por, më të rënda kanë qenë vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin. Më 3 qershor në Shkodër u ekzekutua Neim Bajri, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lagjen Rus. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën tip “Benz” dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.
Më 11 qershor në Tiranë u ekzekutua me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj teksa ishte duke udhëtuar në dalje të Tiranës me automjetin e tij. Dyshohet se ngjarja lidhej me të shkuarën e errët të të riut, por policia nuk mundi dot të arrijë tek autorët.
Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik, ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 u ekzekutuan me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjetit të tyre u vu flaka. Ngjarja dyshohet për hakmarrje, por masakra edhe sot është pa autor. Rreth 1 javë më vonë dyshohet se për të njëjtat motive u ekzekutua Klisman Reci dhe u plagos Ylli Brahimaj në Milot.
Një atentat i ngjashëm ndodhi më 18 gusht në dalje të fshatit Panaja, ku u ekzekutuan brenda mjetit “Benz” Hakim Xhezo e Shpati Lena. Ndërsa autorët që lëviznin me një “BMW” disa kilometra me tej braktisën mjetin në flakë dhe armët dhe u larguan. Ngjarja dyshohet për hakmarrje pasi të dy viktimat ishin të implikuar në vrasjen e një biznesmeni në gusht të vitit 2019.
Për fat të keq në vend gjatë kësaj vere janë shënuar dhe 3 vrasje në familje më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti. Krimi i fundit këtë verë u shënua në Mallakastër më 25 gusht. Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej. /TCH
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi











