Shkurt.ch
Vrasja e trefishtë aktualizon debatin për armët
Me ligjin për armëmbajtje në Zvicër kërkohet leje për një revole ose për një pushkë gjysmëautomatike, por jo edhe për një pushkë gjuetie ose një karabinë!
Vrasja e trefishtë që ndodhi dy ditë më parë në Valis ka riaktualizuar debatin për dhe kundër lejimit të bartjes së armëve në Zvicër. Fakti se dorasi për vrasjet e bëra ka përdorur një pushkë gjuetie dhe një karabinë ka nxitur kundërshtarët e armëmbajtjes për të kërkuar ndalimin e tyre.
Me ligjin për armëmbajtje në Zvicër kërkohet leje për një revole ose për një pushkë gjysmëautomatike, por jo edhe për një pushkë gjuetie ose një karabinë!
Megjithatë, nga viti 2008 edhe posedimi i armëve të përmendura dhe bartja ose shitja e tyre duhet të paraqitet te organet kompetente.
Më parë, personat që konisideroheshin të rrezikshëm mund të pajiseshin me karabinë pa pasur nevojë të njoftonin autoritetet. Për këtë arsye nuk dihet se si i ka siguruar armët e tij vrasësi i trefishtë nga Daillon-i i Valisit.
Deputetja nacionale nga Partia Socialdemokrate, Chantal Galladé, duke marrë shkas nga krimi në Valis ka kritikuar faktin se në Zvicër sipas saj ka numër të madh armësh të zjarrit në duart e qytetarëve.
Pajisja e lehtë me armë shton edhe mundësinë e keqpërdorimit të armëve, ka thënë Galladé për emisionin Tagesschau të televizionit SRF.
Ajo më tutje është shprehur për dy mocione që do të debatohen në komisionin për siguri dhe pilitikë të Parlamentit Nacional për lehtësimin e këmbimit të informatave në mes të autoriteteve shtetërore.
Nga ana tjetër, deputeti i SVP-UDC-së, Toni Bortoluzzi është shprehur kundër një ligji më të ashpër për armëmbajtje.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










