Lajme
Vrapimi në mëngjes ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve
Edhe nëse jeni person që nuk zgjoheni herët, ka shumë arsye përse duhet të jeni sa më aktiv në këtë pjesë të ditës, përcjell albinfo.ch.
Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj.
Duke filluar nga pesha ideale, aktivizimi i metabolizmit dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare apo diabetit.
Më poshtë janë të renditura të gjitha mënyrat si ta bëni tuajën këtë rutinë.
Flini mirë
Çelësi i një rutine të mirë mëngjesi është gjumi i mirë gjatë natës.
Hiqni dorë nga televizori apo telefoni 1 orë para se të shkoni për të fjetur dhe të nesërmen do të zgjoheni sërish plot energji.
Gjithashtu evitoni kafeinën, alkoolin, dëgjoni muzikë relaksuese, krijoni një rutinë kur shkoni për të fjetur dhe mos pushoni shumë gjatë ditës.
Zgjohuni herët
Në mënyrë që të krijoni kohë për çdo aktivitet gjatë një ditës, duhet të zgjoheni herët.
Kjo vlen edhe për vrapin pa dyshim.
Vendosni një alarm herët në mëngjes dhe mbani afërt krevatit rrobat sportive që do të përdorni për vrapin apo ecjen tuaj të mëngjesit.
Krijoni një rutinë
Nuk ka rëndësi nëse do të merrni pjesë në ndonjë maratonë vrapi, rëndësi ka që t’i vendosni vetes një qëllim.
Nuk ka rëndësi sa intensiv apo i gjatë është vrapi, mjafton ta nisni ditën me këtë aktivitet.
Bëni një plan vrapimi
Në mënyrë që të jeni sa më të sigurt për rutinën tuaj në natën para bëni një plan vrapimi.
Vendosni se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të shikoni në mënyrë që të mund të motivoni veten për të nesërmen.
Gjeni një partner vrapimi
Të kesh një partner vrapi, ju ndihmon të mbani regjimin e vendosur.
Nëse vraponi vetëm ruajtja e rutinës gjithnjë mund të jetë më e vështire ndaj nxisni një mik apo familjar t’ju bashkohet.
Hani shëndetshëm
Nuk është asnjëherë mirë që të vraponi me stomakun bosh.
Pas një nate të gjatë gjumi, trupi ka djegur energjitë dhe kërkon të marrë të reja.
Kështu që para se të dilni nga shtëpia, hani një mëngjes të lehtë ose pini një lëng të pasur me fruta e perime.
Qëndroni të hidratuar
Pas 7-8 orëve gjumë, trupi është i hidratuar.
Vrapi do të nxjerrë akoma më shumë lëngje nga trupi juaj kështu që para ose pas vrapit mundohuni të pini sa më shumë ujë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










