Maqedonia
Shoferët nga Shkupi ikin për të punuar në Maltë
Për të punuar në Maltë atyre u nevojitet përvojë pune 3 trevjeçare, ndërsa rroga mesatare është 1.600 euro
18 vozitës të NPQ-së presin që drejtori i ndërmarrjes, Kristijan Çushkov t’i firmosë kërkesat e tyre për dorëheqje.
Arsyeja për këtë gjë është se ata duan të punojnë si vozitës në Maltë. Dhjetë persona tashmë kanë shkuar atje, ndërsa pritet së paku edhe 10 vozitës ta bëjnë të njëjtën gjë, raporton “TV 21”.
Vozitësit nga Shkupi që kanë dorëzuar dorëheqje nuk deshën të flisnin para kamerave, por thanë se në Maltë do të merrnin rrogë trefishtë më të lartë, përcjell albinfo.ch.
Për të punuar në Maltë atyre u nevojitet përvojë pune 3 trevjeçare, ndërsa rroga mesatare është 1.600 euro.
“Janë dorëzuara 28 kërkesa. Dhjetë janë miratuara, ata tashmë shkuan në Maltë. NPQ-së nuk i mungon kuadro dhe vozitës. Mund të përballemi me këtë situatë”, deklaroi Kristijan Çushkov, drejtor i NPQ-së.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndërkaq tha se tek ai dhe te drejtori Çushkov janë ankuar qytetarë në lidhje me sjelljen e vozitësve. Shilegov tha se një pjesë e vozitësve kishin shenjë partiake në autobusët e tyre. Kryetari tha se do të sanksionohen ata vozitës të cilët nuk sillen në mënyrë adekuate.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










