Bota
Vozitësi e humb kontrollin e autobusit, vdesin gati 30 persona
Sipas statistikave zyrtare, mesatarisht 15 deri 16 mijë njerëz vdesin çdo vit në Pakistan për shkak të aksidenteve në trafik
Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se së paku 26 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar në një aksident me autobus në një rajon malor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Muhammad Wakeel, zëdhënës i policisë në qytezën Diamer, tha se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi vozitësi i autobusit e ka humbur kontrollin ndaj mjetit transportues.
Një gazetar lokal raportoi se disa zyrtarë dyshojnë se autobusit nuk i kanë punuar frerët, ndërsa disa të tjerë mendojnë se shoferin e ka zënë gjumi gjatë vozitjes. Rajoni i Gilgit-Baltistanit është vend malor, me rrugë të ngushta, të cilat janë të hapura për qarkullim vetëm nga muaji maj deri në tetor, ndërsa bllokohen nga bora e madhe gjatë dimrit të gjatë. Aksidentet e trafikut në Pakistan janë mjaft të shpeshta për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve, vozitjes së pakujdesshme dhe automjeteve të vjetra.
Sipas statistikave zyrtare, mesatarisht 15 deri 16 mijë njerëz vdesin çdo vit në Pakistan për shkak të aksidenteve në trafik, shkruan “Free Europe”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











