Kosova

Votat e diasporës nga Juniku, Dragashi e Mamusha dyshohet të jenë shkruar nga e njëjta dorë

Derisa ka nisur procesi i numërimit të votave që kanë ardhur me postë, KQZ ka vendosur që votat e ardhura me postë të ekspozohen për media duke shprehur dyshimin se janë shkruar nga e njëjta dorë.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e KQZ-së derisa u bë e ditur se për komunën e Dragashit kanë ardhur 308 fletëvotime, Juniku 670 dhe për Mamushën 101 fletëvotime.

Vota e diasporës mund të jetë përcaktuese për komunat e Junikut e Dragashit duke qenë se ka një diferencë të ngushtë mes kandidatëve në garë.