Shqipëria
Vota e deputetëve socialistë të Shqipërisë, kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë
Vota e deputeteve socialistë të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë është rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb të Edi Ramës viteve të fundit. Kjo qasje shumë miqësore ndaj Serbisë dhe përbuzëse ndaj Kosovës, është intensifikuar sidomos që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili pasditen e kësaj të enjteje tha se rezoluta për Srebrenicën që nuk u votua sot në Parlament ishte një lojë e ulët e liderit historik të demokratëve.
Berisha hedh poshtë pretendimet e Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur. Sipas tij, rezoluta për dënimin e gjenocidit në Bosnjë është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton Rregullorja e Parlamentit.
Sali Berisha
“Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata! Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine.”Në reagimin e tij më herët gjatë së enjtes, Edi Rama pyeste se përse po diskutohet për këtë rezolutë pikërisht tani “dhe me ç’rast.” Sipas kreut të qeverisë bëhet fjalë për një lojë të ulët nga zoti Berisha të cilin e cilësoi si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.”
Ai tha se ndjen keqardhje për ata që, sipas tij, s’e kanë idenë e “kësaj loje të ulët.”
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













