Kosova
Von Cramon, optimiste për afrim qëndrimesh Kosovë-Serbi
Në një prononcim për media, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë vizitës dyditore në Prishtinë kritikoi Francën për qëndrimin negativ rreth heqjes së vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha në Prishtinë (29.06.) se është optimiste se në muajt e ardhshëm do të ketë përafrim të qëndrimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Cramon tha se propozimet e reja për dialogun janë të mirëpritura, ndërsa sipas saj, nuk mund të refuzohen marrëveshjet e kaluara në këtë proces. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, qëndroi në Kosovë dy ditë, ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe vizitoi rajone të ndryshme, përfshirë edhe një vizitë në veri të Kosovës banuar me shumicë serbe.
“Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt e ardhshëm do të shohim një afrim të pozicioneve, kjo bëhet përmes negociatave dhe nuk është e papritur për mua që të kemi pozicion maksimal në njërën anë dhe pozicion maksimal në anën tjetër”, tha Cramon. Sipas saj, propozimet e reja të kryeministrit Kurti në dialog janë të mirëpritura, por nuk mund të jetë kundër marrëveshjeve ekzistuese.
“Ne duhet të kemi zotimin nga kjo qeveri, se ata janë të gatshëm për këtë dialog dhe se do të punojnë mbi marrëveshjet ekzistuese, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nëse dikush vjen me propozime të reja është shumë mirë edhe për audiencën e brendshme, është mirë për idetë e reja, por natyrisht nuk mund të jeni kundër marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Von Cramon. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, gjatë vizitës në Kosovë takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës. Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe von Cramon diskutuan për takimin e 15 qershorit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuҫiq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














